Çka na mëson e kaluara?

Historia

Çka na mëson e kaluara?

Nga: Agron Shabani Më: 3 mars 2023 Në ora: 13:06
Autori Agron Shabani

Siç dihet, marshimet dhe invzionet e njohura ushtarake ose luftarake të Napoleon Bonapartës në vende dhe rajone të ndryshme të Evropës Qendrore, Rusi, Azi, Afrikë, Spanjë etj....Tek popujt dhe vendët e ndryshme të kontinentit të vjetër evropian dhe me largë: Atëbotë pos tjerash, e kishin nxitur dhe stimuluar edhe patriotizmin e zjarrtë shtetëror, nacional dhe historik, përkatësisht, ringjalljen e vetëdijes dhe ideologjisë së njohur shtetërore, nacionale, politike dhe historike në sfond.

Duke i nënkuptuar këtu historizmin dhe ideologjinë e njohur shtetërore, nacionale dhe politike.

Kjo sidomos tek populli ose kombi gjerman, i cili në kohën e Napoleonit, gjegjësisht, që nga viti 18O6 e gjer në vitin 1815, ishte i ndarë dhe copëtuar në 38O të të ashtuquajtura "shtete " ose "principata të pavarura", ndërkaq, nga viti 1815 e deri me 1849-1871, gjermanët ishin të ndarë ne "35 shtete" ose "principata të pavarura" dhe në " 4 qytete të lira" ose "neutrale".

Kjo gjer me ngritjen dhe themelimin e "Reichut të Dytë Gjerman" ( nën Otto von Bismarkun) me 1849-1871, kur gjermanët dhe Gjermania me në fund ishin bashkuar si shtet dhe si një komb i madh (çfarë janë në të vërtetë).

Ndërkaq, "Reichu i Parë Gjerman" ishte ngritur dhe themeluar në kohën e Karlit të Madh (Karl der Große ) gjatë viteve 8OO-834 -në mesjetë.


Se këndejmi, grofi (baroni) i njohur Valentin von Stein dhe kancelari i atëhershëm i Mbretërisë së Prusisë, Karl August von Hardenberg, thuhet të kenë qenë arkitektet ose instruktorët e parë ose kryesore të "Aleancës së Rajnës" (18O3-18O7); nga e cila do lindnin si te thuash edhe idealet, vizionet dhe konceptet e para shtetërore, nacionale dhe reformatore në domenin e rregullimit të përgjithshëm shtetërorë, nacional dhe politik të ish Mbretërisë së Prusisë etj. Duke u konfirmuar dhe justifikuar edhe me " Paqen e Schönbrunnit" me 18O9 etj.

Duke menduar në reformat e njohura shtetërore, nacionale dhe politike të Valentin von Steinit dhe Karl August von Hardenbergut që sollën edhe betejën (luftën) e njohur të Leipzigut me 1813, të njohur si "beteja dhe fitorja e madhe e popullit"- kundër ushtrisë së fuqishme të Napoleon Bonapartes, me 1813.

Pa i harruar këtu edhe luftërat ose betejat e njohura të Trafalgarit ( me 18O5) dhe Vaterlosë (1814), respektivisht, fitoret e njohura të "forcave të koalicionit të madh" ne luftë kundër Napolonit -nën komandën e admiralëve dhe gjeneralëve të shquar anglo-gjerman si Nelson, Ëelington, Blücher dhe të tjerë.

Duke shënuar në këtë mënyrë edhe fillimin e fundit të forcës ose fuqisë së pakontestuar ushtarake dhe politike të "l´grande nationit francez" në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale gjatë kohës së sundimit të Napoleon Bonapartës etj. Gjegjësisht, përmbysjen e Napoleon Bonapartës dhe ´fryteve´ ose idealeve të njohura të Revolucionit të Madh në Francë nga pushteti gjatë vitit 1814 dhe 1815.

Kjo do thotë se Napoleon Bonapartën dhe ´frytet ´e mësipërme të Revolucionit të Madh në Francë, asokohe i kishin përmbysur nga pushteti shtetet e njohura anëtare të "koalicionit te madh" ushtarak dhe politik në bashkëpunime të ndryshme eksterne dhe eksplikative me lëvizjet e brendshme të burbonëve, zhirondinëve dhe jakobinëve të pakënaqur ose në revoltë.

Me 1815 se këndejmi, u ngrite dhe themelua edhe e ashtuquajtura "Aleanca e Shenjtë" ose "Pentarkia e Madhe", si rezultat i vendimeve të njohura të vendeve anëtare të " koalicionit të madh "politik dhe ushtarak- kundër Napoleon Bonapartës në "Kongresin e Vjenës" të mbajtur në po të njëjtin vit (1815 ) -nen parullat dhe sloganet e njohura te " meshires" ose " vullnetit te Zotit" si dhe te" legjitimitetit mbretëror" ose "dinastik" te oborreve te ndryshme mbretërore ose absolutiste te kontinentit të vjetër evropian.

Ndryshe nga kjo, "Kongresi i Vjenës" dhe themelimi i mëvonshëm i "Aleancës së Shenjtë" ose "Pentarkisë së Madhe" në këtë drejtim, pos tjerash, fuqitë e atëhershme politike dhe ushtarake brëndapërbrënda "koalicionit të madh", asokohe i kishin ndarë ose pozicionuar në dy "blloqe" ose "tabore" të ndryshme politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike etj. Përkatësisht, në "bllokun liberal" dhe utilitar të përbërë nga Anglia ( B. Madhe), Selia e Shënjtë (Papati ) në Vatikan, SHBA-së etj., si dhe në "Bllokun konservativë" ose "ideologjik" të përbërë nga Rusia, Prusia dhe Austria.

Për të vazhduar kështu me një varg kongresesh, konceptesh ose sistemesh të tjera politike, ideologjike, fetare, ushtarake dhe diplomatike për shumë vite ose dekada me radhë. Gjegjësisht, me " Kongresin e Aachenit" me 1818, "Kongresin e Otavës" me 182O, "Kongresin e Lubjanes" me 1821, "Kongresin e Veronës" me 1822 dhe kështu me radhë.

Për me tepër ndërkaq, për dallim të të ashtuquajturit "bllokut konservatorë" ose "ultra-absolutist" të Lindjes ( Rusisë) dhe Evropës Qendrore, të iniciuar dhe ideuar asokohe nga carët (mbretërit) e atëhershëm të Rusisë si Aleksandri I-rë, Aleksandri II-të etj.: "Blloku liberal" dhe utilitarist i kryesuar nga Britania e Madhe dhe SHBA-s, në radhë të parë ndodhej i identifikuar me personalitetet e shquara të udhëheqësit (liderit) të atëhershëm britanik, George Canning dhe homologut të tij amerikan, Monroe, të cilët atëbotë i kishin refuzuar në menyrë kategorike (me forcë) konceptet, doktrinat ose teoritë e ndryshme dominante dhe ekskluzive të Rusisë cariste dhe "aleatëve të saj" nga "blloku konservator" ose "ultra-nacionalist" mbi "ndërhyrjet" dhe "solidaritetin e përbashkët" politik dhe ushtarak të "Pentarkisë së Madhe" në të gjitha vendët e ndryshme anëtare ose nënshkruese të "marrëveshjes “ose "traktatit" të njohur ushtarak dhe politik të "Aleancës së Shenjtë" ose "Kongresit të Vjenës" me 1815.

Duke i quajtur dhe kualifikuar në këtë kontekst sugjerimet dhe "rekomandimet miqësore" të Rusisë etj., si ndërhyrje në punët e brendshme dhe cenim flagrant të lirisë, pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të njohur shtetëror, nacional dhe politik të SHBA-së etj. ( Kujto këtu "Doktrinën" e njohur të presidentit Monro dhe Kongresit Amerikan me 1823 së bashku me Deklaratën e njohur të Georg Canningut të Britanisë së Madhe -kundër intervenimeve të jashtme në punët e brendshme të Spanjës, Italisë, Portugalisë, SHBA-se dhe vendeve te tjera gjate vitit 1826 etj.).

Në këtë mënyrë, nëpër etapat ose periudhat e ndryshme të revolucioneve, reformave ose restaurimeve të njohura politike, historike dhe ideologjike në Evropë etj.: Nga viti 182O dhe gjer në vitin 1848 , do shfaqen dhe manifestohen edhe levizjet e njohura nacionale dhe liberaliste nëpër vende dhe rajone të ndryshme të kontinentit të vjetër evropian dhe me larg si "Risorgimento" ose "Giovine Europa" të Giuseppe Mazzinit, Garibalidit ose Camilio Cavourit në Itali, "Levizja Ilire" në Kroaci-nën udhëheqjen e Juraj Krizhanicit dhe intelektualeve ose patrioteve te tjere kroat si Franjo Supillo, Dr. Ante Starçeviç etj., Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, Lëvizjet e njohura në Spanjë dhe Portugali të Maria Kristinës, Don Pedros, Don Karllosit, Don Miguelit ose Maria da Glorias ,ne Poloni, Çekosllovaki dhe kështu me radhë.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe " Mbretërinë e Bernadotit" (Ish gjeneral-marëshallit të njohur të Napoleonit) ne Suedi, te ciles me vone do i bashkohet edhe Norvegjia ( pas çlirimit te saj nga " kurora mbretërore" e Danimarkes) ne formën e "Unionit Mbreteror" te Kalmarit , " Aleanca e Kantoneve Helvetike" ( Zvicrës)-të cilës dikur me vone do i bashkohen edhe Kantonet e Gjeneves,Valisit dhe Nojshatellit ( Neuschatel) etj.

Gjermania dhe Italia e asokohshme se këndejmi, kishin dalë nga luftërat dhe përpjekjet e lartpërmendura çlirimtare dhe patriotike- kundër Napoleon Bonapartës si një " bashkësi shtetesh" ose "principatash" të ndryshme nën udhëheqjen e atëhershme të "Lidhjes (Ligës) se Madhe Gjermane, asaj Italiane etj".

Ndërkohë që lëvizjet e mëvonshme shtetërore dhe nacionale në Gjermani, Itali dhe në vende të tjera, ishin projektuar dhe konceptuar asokohe mbi bazën e njohur të identitetit nacional dhe kulturorë si dhe te lidhjeve ose aleancave të ndryshme studentore ose akademike nëpër vendet e lartcekura përkatëse ose respektive ( Gjermani dhe Itali).

Duke i sfiduar, eklipsuar dhe determinuar në këtë kontekst të të ashtuquajturin "sistemin" e Harderit ose Metthernicut së bashku me " absolutizmin" e Bachut si dhe konceptet, teoritë dhe projektet e atëhershme "dualiste" dhe "rezidencialiste" në mes "Dinastisë së Habsburgëve"(Austrisë) dhe "Federatës Gjermane" ("Deutscher Bund")-sipas të të cilave , Vjena e asokohshme ishte qendër rezidenciale, ndërsa në Frankfurt mbi Majnë, ndodhej parlamenti (bundestagu) i përbashkët austriako-gjerman. Dhe, si reaksion i tyre final ose përfundimtarë, zhvendosja e parlamentit dhe rezidencës mbretërore ose presidenciale të Prusisë nga Berlini në Brandenburg, gjegjësisht, e asaj të Austrisë nga Vjena në Kromörisch.

Në anën tjetër ndërkaq, me rastin e Konziliumit ( Koncilit) të Dytë të Vatikanit, të mbajtur dhe organizuar asokohe me temën bosht të heqjes ose eliminimit të dogmës së deriatëhershme fetare ose enciklike mbi "Papën e pagabuar" ose "mbi ligjore”, gjate viteve 1869-187O në Itali do binte "Shteti i Papës" (Papati) dhe do ngritej ose themelohej "Mbretëria" ose "Republika e Parë Italiane" në vitin 187O.

Ndërkaq, vrasja e Franc Ferdinandit në Sarajevë dhe lufta e njohur e Austro Hungarisë dhe Gjermanisë-kundër Serbisë(plus Rusisë) asokohe e sollën Luftë e Parë Botërore, e cila u mbyllë me "Traktatin e Versajës" dhe vendimet ose diktatet e njohura "urbi et orbi" kundër Gjermanisë (me 1919) të cilat zaten e shkaktuan edhe Luftën e Dytë Botërore.

Se këndejmi, në retrospektiven e disa ngjarjeve dhe zhvillimeve të ndryshme ushtarake dhe politike para dhe pas dy luftërave të mëdha botërore, ia vlente të cekën faktet e ndryshme si më poshtë: "Që nga ngritja dhe themelimi i ish Jugosllavisë së Pashiqit, Karaxhorgjeviçit, Titos, Rankoviçit etj. Përkatësisht, gjatë periudhës së njohur kohore 1914-1918 ose 1918-1945-199O etj., nëpër burgjet dhe kazanët e ndryshme serbiane e kanë gjetur vdekjen afro 1OO mijë shqiptarë autokton ose etnik në Kosovë dhe në hapësira të tjera të ish Jugosllavisë." ; siç do shkruante kështu kohë ose vite me parë e përditshmja prestigjioze dhe autoriteteve gjermane " Die Ëelt" e Berlinit. Mbase, akoma pa ia filluar lufta dhe masakrat e egra të soldateskës dhe falangave të egra serbo-çetnike kundër popullatës se pambrojtur shqiptare (kryesisht gra, pleq dhe fëmijë) gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Thuhet se nga dhuna, terrori dhe masakrat e egra të atij vargu të zgjatur shovenësh dhe animalësh të tërbuar serbo-çetnik, e kanë gjetur vdekjen, gjegjësisht, janë vrarë, zhdukur dhe masakruar me tepër se 2O mijë qytetar shqiptar.

Ndërkaq, nuk dihet për fatin e mijëra qytetarëve të tjerë shqiptar të zhdukur pa gjurmë që nga koha e luftës dhe pasluftës në Kosovë.

Mos të flasim këtu për aktet ose rastet e ndryshme të maltretimeve, abuzimeve ose përdhunimeve të ndryshme shpirtërore, morale, fizike dhe të tjera të femrave ose grave shqiptare në Kosovë nga ana e çetnikëve dhe psikopatëve të ndryshëm serb, rusë dhe të tjerë gjatë luftë së fundit në Kosovë....!!!

Dhe, të gjitha këto së bashku në formën ose profilin e mbrojtjes dhe kultivimit të "bashkim-vëllazërimit" të dikurshëm proletar dhe internacionalist nën "mbretërinë" ose "federatën" e sllavëve të jugut, gjegjësisht, në emër të "vlerave të larta të luftës nacionalçlirimtare dhe patriotike të popujve jugosllav dhe të tjerë me 1941-1945. Shih Ti!


Ndryshe nga kjo, nëpër filma, kinema, në radio-televizion, nepër gazeta të ndryshme, libra, romane ose literatura të stisura dhe kamufluara socrealiste, proletare, kominterniste, informbiroiste, internacionaliste, komuno-pansllaviste dhe të tjera; na ka rastisur të shohim, dëgjojmë dhe lexojmë shpesh mbi "epikën" dhe "heroikën e pashoqe" të "partizanëve" të Titos, Stalinit, Zhukovit dhe komandantëve ose komisarëve të tjerë politik ose ushtarak -kundër ushtrisë së fuqishme gjermane të Fühterit (Dritë Pastë!) dhe asaj italiane të Benito Musolinit ose forcave të tjera aleate në kuadër të " Paktit të Çeliktë" - gjatë Luftës së Dyte Botërore.

Madje, edhe për shumë trille, stisje, gënjeshtra, spekulime (mashtrime) ose broçkulla të ngjashme dogmatike dhe tepër lajkatare ose demagogjike nga aparati i njohur mashtrues ose propagandistik i sistemeve (regjimeve) të dikurshme diktatoriale dhe komun pansllaviste në Beograd, Moskë, etj.

Në këtë kontekst të mësipërm agjitues ose propagandistik, të njohura gjithashtu janë edhe praktikat dhe teoritë e ndryshme luftarake ose ushtarake, gjegjësisht, doktrinat, teoritë dhe karakteristikat e njohura të luftërave të ndryshme politike, ushtarake, speciale, subverzive, diverzive, psikologjike, propagandistike, ideologjike etj.

Duke menduar dhe reflektuar këtu për pak çaste në “konceptet", teoritë , praktikat ose "doktrinat" (indoktrinat) e ndryshme politike, ushtarake, ideologjike dhe të tjera të Stalinit, Hrushçovit, Brezhnjevit, Kulikovit, Zhukovit, Justinovit, Sokolovit, Jazovit, Andropovit, Titos, Rankovicit, Pijades, Kardelit, Raif Dizdareviçit, Kadijeviçit, Ljubiçiçit, Dollancit etj. Kur "partizanët e tyre -fitonin gjithëmonë kundër gjermanëve"!!!

Por....

Siç dihet, sulmi (marshimi) ose ofensiva e përgjithshme e ushtrisë së fuqishme gjermane kunder ish Jugosllavisë, do të fillonte me rastin e bombardimeve masive të Beogradit nga ana e forcave ajrore dhe atyre artilerike të Reichsverit të fuqishëm gjerman dhe forcave të tjera aleate, me 4 prill te vitit 1941.

Duke shënuar në këtë mënyrë edhe fillimin e fundit, respektivisht, nënshtrimin dhe kapitullimin e të të ashtuquajturës "armatës partizane" të Titos etj.- përballë makinerisë së fuqishme ushtarake të Gjermanisë brenda një periudhe të shkurtër ose rekorde e cila do zgjas vetëm njëmbëdhjetë (11) ditë. Asnjë ditë me shumë.

Kështu me 9 prill të vitit të lartpërmendur 1941, nga forcat e fuqishme gjermane do të pushtohen Nishi dhe Shkupi, me 1O prill Zagrebi, me 12 prill Lubjana, me 13 prill Beogradi, me 14 prill Sarajeva, me 17 prill Dubrovniku dhe kështu me radhë...

Në duart e ushtrisë së fuqishme gjermane, njëra pas tjetrës do bien si kulla prej letre dhe do pushtohen qytetet, vendbanimet ose hapësirat e tëra (të përgjithshme) të Jugosllavisë së dikurshme.

Në këtë frymë të përgjithshme nënshtruese dhe kapitulluese, me 17 prill të vitit 1941, A. Cincar - Markoviç dhe gjenerali serb, R. Jankoviç, si të deleguar ose të autorizuar të posaçëm dhe të plotfuqishëm të ushtrisë (armatës) dhe pushtetit të atëhershëm jugosllav, në Shtabin e Përgjithshëm Komandues të Ushtrisë së Dytë Gjermane, asokohe do e nënshkruajnë kapitullimin e përgjithshëm dhe të pakusht të Jugosllavisë.

Në këtë prizëm, udhëheqësi i atëhershëm populist ose nacionalist i Kroacisë, Ante Paveliç me ndihmën e "Reichut të Tretë Gjerman" si dhe regjimit të Musolinit, do e ngritë dhe themelioi "shtetin e pavarur kroat ( lëxo: Neovisna Drzhava Hrvatske- NDH) me seli ne Zagreb, të cilit dikur me vonë do i bashkangjitët edhe një pjesë e konsiderueshme e Herceg Bosnjës, Dalmacisë, Istrias (Istrës), Trogirit, Zagorjes, Mexhimurjes, Sllavonisë, Naranjes, Vojvodinës etj.

Asokohe, Kroacia ishte deri në Zemun ose Novi Beograd.

Mos të flasim kësaj radhe mbi depërtimet dhe marshimet e fuqishme dhe truimfale të soldateskës (ushtrisë) së fuqishme gjermane pothuajse në të gjitha hapësirat, territoret, vendbanimet ose qytetet me të rëndësishme ose kryesore të ish Bashkimit Sovjetik- gjatë Luftës së Botërore. Respektivisht, për kapitullimin dhe dezertimet masivë të ushtrisë së kuqe rus - sovjetike- përballë makinerisë së njohur luftarake ose ushtarake të Gjermanisë, pothuajse në të gjitha fushat ose frontet e mundshme të luftës.

Kjo, deri me ardhjen në ndihmë të forcave të njohura të "koalicionit të madh antihitlerian" ( kryesisht forcave anglo-amerikane), të cilat asokohe i shpëtuan rusët dhe të tjerët nga pushtimi dhe invazioni total i soldateskës së fuqishme gjermane.

Ndryshe nga kjo, pas të të ashtuquajturit "unionit personal" në mes Shqipërisë dhe Italisë, gjegjësisht, "okupimit të sofistikuar" të Shqipërisë nga ana e Benitto Musolinit, Viktor Emanuelit dhe brigadave të njohura (fasci di combatimentto) me 7 prill të vitit 1939: Gjate viteve pasuese 1941, 1942, 1943 etj., në formë " shembujsh" ose "modelesh" të ndryshme serbo-jugosllave, përkatësisht, ne formë lufte dhe rezistence të armatosur, apo, lëvizjeje të njohur nacionalçlirimtare dhe patriotike të popullit shqiptarë- kundër pushtimit të mësipërm italian etj. Me sugjerimet dhe instruksionet paraprake të ish Partisë Komuniste të Shqipërisë ( PKSH-së ) dhe lidershipit të saj politik, do formohet Këshilli i atëhershëm Kombëtar - Antifashist i Shqipërisë dhe Ushtria Nacionalçlirimtare Shqiptare. Paralelisht me këto të fundit; edhe Fronti Popullor Shqiptar i njohur përndryshe si Balli Kombëtar Shqiptar me qëllimin e tij final ose kryesor të Bashkimit Kombëtar të Shqiptarëve dhe Krijimit të Shqipërisë Natyrale dhe Etnike në Gadishullin e njohur Ilirik ose Ballkanik.

Ndërkaq, pas kapitullimit të Italisë së Benitto Musolinit: roli dhe pozita e mëhershme (okupatore) e ushtrisë italiane në Shqipëri, do zëvendësohet ose "transformohet" si të thuash nga "Reichu i Tretë" ose Ushtria e fuqishme gjermane.

Dhe kjo, nën moton e "luftës dhe kontributit të përbashkët shtetëror dhe nacional- kundër pushtimit të mësipërm italian etj. ( lexo "traktatin" ose "aleancën" e njohur mes Ballit Kombtar dhe faktorit të njohur gjerman mbi krijimin e lartpërmendur të Shqipërisë Natyrale dhe Etnike etj.

Ndërkohë që Gjermania dhe Italia kanë qenë miq dhe " aleat të çeliktët" politik dhe ushtarak (luftarak ) deri në pjesën e fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Ndonëse, sipas burimeve të ndryshme ushtarake dhe politike të Luftës së Dytë Botërore dhe të tjera, thuhet se edhe gjermanët dhe italianët ishin angazhuar si të thuash në favor të bashkimit natyral, politik, historik dhe gjeografik të Kosovës dhe viseve të tjera etnike dhe historike të shqiptarëve në Ballkan me Shtetin e tyre Ëmë- Shqipërinë. Respektivisht, për krijimin e Shqipërisë Natyrale dhe Etnike *1939-1945) në këtë sfond.


Po të mos ishin sulmet dhe bombardimet e fuqishme gjermane gjatë LDB-s, serbët do i kishin zhdukur ose shfarosur masovikisht shqiptarët dhe kroatët.

Gjithashtu thuhet se arkitektët ose ideologët kryesor të themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe dikur me vonë edhe fillimit të luftës dhe armiqësive të mësipërme të shqiptarëve kundër italianëve dhe gjermanëve, gjegjësisht, të lidhjeve, miqësive dhe " aleancave vëllazërore" të shqiptarëve me serbët, malaziasit, maqedonasit, rusët ose popujt dhe vendet tjera të ish "hemisferës lindore" dhe bllokut të njohur bolshevik dhe komunopansllavist: Në radhë të parë kanë qenë agjentët ose bashkëpunëtorët e ndryshëm të KGB-së ( NKVD-së), "Informbirosë" ose "Kominternës" si Josip Broz Titoja, Svetozar Vukmanoviç-Tempoja, Millovan Gjillasi, Milladin Popoviçi, Dushan Mugosha , Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe të tjerë.

Një digresion:

Pas "traktatit të fshehtë" ne mes Stalinit dhe Churchillit diku në vlugun me të madh të Luftës së Dytë Botërore: Asokohe ishte vendosur që t´i ipëshin ndihma dhe mbështetje të gjithmbarshme qeverisë serbe në mërgim, ku, pos tjerash, atëbotë ( pas takimit të njohur Tito- Subashiç në Vis të Kroacisë në vitin 1944)-me mbështetjen dhe trysninë e "aleancës antihitleriane" ishte vendosur ose nënshkruar edhe zgjedhja ose emërimi i dekretuar (lexo: me dekretin paraprak të Stalinit, De Gollit dhe Çurçiillit ) i Drazha Mihajlloviçit (kryeçetnikut dhe kriminelit të njohur serb që luftonte dhe angazhohej asokohe për Serbinë e Madhe, i cili i kishte prerë në fyt, vrarë dhe masakruar shqiptarët dhe popujt tjerë jo-serb!) në funksionin e ministrit të mbrojtës ose të luftës në qeverinë e atëhershme serbo-jugosllave gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore etj.

Në këtë prizëm, të njohura gjithashtu janë ndihmat dhe mbështetjet e fuqishme ushtarake, politike, materiale, financiare, ekonomike dhe të tjera të vendeve të ndryshme anëtare të ish "Antantës se Madhe" ( plus Rusisë) ndaj Serbisë në luftën ose frontin e njohur të Selanikut ( 1918) si dhe në luftëra dhe konflikte të tjera botërore ose ballkanike-kundër popullit shqiptar etj.

Gjithashtu, të njohura dhe shumë të freskëta janë edhe kujtimet e hidhura mbi dhunën dhe masakrat e egra të soldateskës serbe në Shqipëri gjatë tërheqjes së saj kapitulluese ose disfatiste nëpër territorin e njohur shqiptarë gjatë vitit gjatë vitit 1915 etj.

Ndryshe nga kjo, pas nënshkrimit të "traktatit të miqësisë dhe ndihmës reciproke" me ish Bashkimin Sovjetik gjatë vitit 1941 , takimit të njohur Tito- Churchill në Caserto me 12 gusht të vitit 1944 , si dhe depërtimit të ushtrisë se kuqe ruso-sovjetike ne Hungari, Rumani si dhe në vende të tjera juglindore ose ballkanike gjatë vitit 1945: Shumica e çetnikëve ose kriminelëve të ndryshëm serb, apo "serb të turqizuar ose natyralizuar si mysliman boshnjak" etj., i kishin zdeshur uniformat e tyre çetnike, për t´i ndërruar ose zëvendësuar ato me uniformat e partizanëve të Titos etj.

Për t´u futur dhe inkorporuar dikur me vonë në pothuajse të të gjitha poret ose nivelet e mundshme të pushtetit të atëhershëm serbojugosllav -menjëherë pas përfundimit të luftës së dytë botërore...Për t´i vrarë, pushkatuar, masakruar, burgosur, përndjekur, arrestuar ose internuar shqiptarët, kroatët e tjerët që nuk mendonin asokohe si Titoja, Rankoviçi, Kardeli, Dizdareviçi, Hebrangu dhe të tjerët.

Lojëra ose skenarë të ngjashme ose analogjike kundër Kosovës dhe shqiptarë, edhe sot janë në fuqi, por me forma, profile ose metoda të kamufluara ose sofistikuara.

Ndryshe nga kjo, gjenerali De Gaule (De Goll) ishte i zgjedhuri dhe preferuari i Presidentit të atëherëshem amerikan, Rusvelt, ndërsa gjenerali tjetër francez, Gerarde, ishte i zgjedhuri dhe prefetuari i Kryeministrit britanik, Çurçill në Konferencën e njohur të Kazablankës (Casablanca, Marok), si dhe nëpër etapa ose periudha të ndryshme sfiduese, turbulente ose hektike të Luftës së Dytë Botërore....Ashtu siç ishin edhe kryçetniku serb, Drazha Mihajlloviç dhe çetnik ose mercenrar dhe kuisling të tjerë serb, valid dhe relevant për Rusveltin, Çurçillin, De Gollin dhe Stalinin.

Ndërkohë që De Gaule dhe Gerarde (Zherard), që ishin ushtruar (stërvitur) dhe kalitur nga intelegjenca dhe ushtria amerikane dhe britanike: Thuhet se kanë qenë arkitektët, inxhinierët ose instruktorët kryesor të lëvizjeve të ndryshme partizane në Rusi (ish BRSS-s), Jugosllavi, Çekosllovaki, Poloni dhe gjithandej deri në Japoni ose Indo-Pacifik dhe kështu me radhë, në luftë kundër Gjermanisë dhe Japonisë, ose kundër "paktit të çeliktë" Romë-Berlin-Tokio!

Franca e De Gollit dhe Gerardit, u ringjallë ose faktorizua (së bashku me Rusinë e Stalinit dhe Zhukovit ose Jugosllavinë e Titos, Rankoviçit dhe Drazha Mihajlloviçit)-nga kolapsi, kapitullimi ose bankroti total në saje të ndihmave dhe kontributeve të njohura anglo-amerikane. E sidomos pas konferencave ose konventave të njohura të Atlantikut, Jaltës, Casablancës, Teheranit, Moskës, Londrës ose Uashingtonit etj.

Se këndejmi, sipas De Gollit, lufta, ligji dhe shpata, janë boshti ose kërthiza e globit. Ndaj, edhe fuqia e tyre është absolute.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat