The Christian Science Monitor (1938)/ Kur presidenti amerikan uronte mbretin e shqiptarëve me rastin e festës së Pavarësisë

Historia

The Christian Science Monitor (1938)/ Kur presidenti amerikan uronte mbretin e shqiptarëve me rastin e festës së Pavarësisë

Nga: Aurenc Bebja Më: 11 qershor 2023 Në ora: 11:20
Franklin Delano Roosevelt (1882 – 1945), presidenti i 32-të i SHBA-ve

“The Christian Science Monitor” ka botuar, të hënën e 28 nëntorit 1938, në faqen n°5, telegramin e urimit të Franklin Delano Roosevelt (president i SHBA-ve) dërguar asokohe Mbretit Zog me rastin e festës së Pavarësisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Roosevelt uron ‘Ditën’ e Shqipërisë

Uashington, 28 nëntor (AP) — Presidenti Roosevelt i dërgoi sot, nëpërmjet telegrafit, urimet e tij Zogut I, Mbretit të shqiptarëve, në përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Image
Burimi: The Christian Science Monitor, e hënë, 28 nëntor 1938, faqe n°5

“Në këtë ditë kur festohet Pavarësia e Shqipërisë, jam i lumtur të shpreh urimet e mia dhe urimet më të mira të popullit amerikan”, tha Presidenti.

https://www.darsiani.com/la-gazette/the-christian-science-monitor-1938-kur-presidenti-amerikan-uronte-mbretin-e-shqiptareve-me-rastin-e-festes-se-pavaresise/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat