Edhe historiografia serbe e pranon që Serbia është bërë shtet në territoret shqiptare

Historia

Edhe historiografia serbe e pranon që Serbia është bërë shtet në territoret shqiptare

Nga: Ragip Mexhuani Më: 26 qershor 2023 Në ora: 23:06
Foto ilustrim Kongresi i Berlinit

Politikanët shqiptarë duhet kërkuar territoret shqiptare sdm. shfuqizimin e Kongresit të Berlinit 1878 dhe Konferencës së Ambasadorëve në Londër 1913. Në Berlin 1878 Serbia, Mali i Zi dhe Greqia u bënë shtete në tokat shqiptare dhe prapë këto shtete u zgjeruan në territoret shqiptare në Londër më 1913!

Në Kongresin e Berlinit më 1878, Kancelari gjerman Bismarku e mohoi aty ekzistencën e kombit shqiptarë. Kryetari i Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1913) ministri i jashtëm britanik Eduard Gray ka deklaruar: “Ne jemi të detyruar ta flijojmë popullin shqiptarë për hirë të paqes europiane”.

Dr. Ibrahim Rugova: “Nëse duam të merremi me të drejtat historike në Kosovë, atëherë dihet kush i ka këtu të drejtat historike. Ne jemi këtu qysh prej kohës ilire. Serbët në të vërtetë sllavët e Jugut, dihet kur kanë ardhur këtu: në shekullin Xll-Xlll. Padrejtësitë që janë bërë në fund të shek. të kaluar dhe në fillim të këtij shekulli, e sdm. në vitin 1918, (është vendosur për kufijtë europianë, e sdm. në Ballkan), pastaj më 1945, … Mendohet që në të ardhmen të tejkalohen ato padrejtësi” 17 tetor 1990.

Feri Arifi - Serbia, Greqia, Maqedonia dhe shtetet tjera sllave janë rrena e madhe e historisë në Ilirik (Ballkan) Shkup, 2022.

Serbia, Greqia, Mali i Zi, Bullgaria, Turqia e Maqedonia dhe shtetet tjera në Ilirik me histori të rreme i formuan shtetet e tyre në tokat shqiptare, … duke i paguar historianët e gjeografët e huaj që të ndryshohet gjithçka e të botohen libra nga viti 1871 deri më 1960 në dobi të Serbis dhe formimin e shteteve të Ilirikut.

“Sllavët nuk ishin këtu deri më 1878. Shkrimi serb erdhi shumë vonë në shek XVlll. Greqishtja nuk flitej në Greqi ishte gjuhë kishe- faltore deri më 1901. Deri në vitin 1902/1912 në Maqedoni nuk fliteshin gjuhë të tjera veçse shqipja në popullatë dhe turqishtja në komuna. Malazezët janë shqiptarë”… 

Cvijiqi, Tomiqi e Urosheviqi thanë se serbët nuk dinin të flisnin serbisht por flisnin shqip!… Serbia u formua në emër të ortodoksve shqiptarë… “Car Dushani ishte arbanas ortodoks”. Ortodoksët, ata sllavët nga shekulli XVlll filluan t’i quanin serb. Po që nuk ishin.

Historia e parë e Bullgarisë është shkruar nga një autorë shqiptar…, libri është botuar më 1640…”Historia e Sofjes përfshin 2400 vjet histori pa bullgarë… shihni hartat nuk kishte as emër të Bullgarisë aty ku gjindet sot Bullgaria”.

Deri në fillim të shekullit XVlll shqiptarët në Serbi ishin shumicë,madje edhe historiografia serbe e pranon që Serbia është bërë shtet në territoret shqiptare. A do ti kërkojnë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani këto territore shqiptare në Serbi?! 

Fakte sipas historiografisë serbe, të huaj dhe shqiptare, për shqiptarët që kanë jetuar në Serbi kanë shkruar edhe shumë autorë serbë. Shqiptarët janë quajtur arnautë. Shumica e këtyre autorëve serbë shqiptarët e islamizuar i kanë quajtur turq, për t'i shpërngulur Serbia më lehtë, madje kanë shkruar, shqiptarët kanë bashkëpunuar me turqit prandaj vet kanë ikur. Politikanët dhe intelektualët tanë të paktën këto 24 vjet është dashur t’i kërkojnë rregullisht këto territore nga Serbia dhe Fuqitë e Mëdha,pasi që të njejtat fuqi të mëdha janë edhe tani. 

Muhamet Pirraku shkruan: "Para se me u formue këto tri shtete, Shqipëria kishte rreth 120 mijë km2, kurse në Kongresin e Berlinit më 1878, me dhunë ushtarake e diplomatike, ballkanike e evropiane u shkëputën nga Shqipëria edhe 24.458 km2. Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Londër më 1913 e cungoi Shqipërinë në 28.760 km2, kurse 61.510 km2 ua ndau Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Vilajeti i Kosovës në prag të Kongresit të Berlinit kishte 43.872 km2".

Sadulla Brestovci ka shkruar: "Në Beograd edhe më vonë (1833) numrin më të madh të turqve e përbënin arnautët(shqiptarët) dhe boshnjakët, duke patur edhe përkrahjen e pushtetit turk. Milloshi që në vitet 20 mori masa të gjera edhe në shpërnguljen e shqiptarëve nga të ashtuquajtura 6 nahije, të cilat ishin jashtë kufijve të Serbisë. Shqiptarët fshiheshin prapa termit “turq” e rrallë janë përmendur si shqiptarë nga autorët serbë”… 

Borivoje Drobnjaković- Etnologija Naroda Jugoslavije, Beograd 1960. "Ballkani ka qenë i populluar nga ilirët. Ilirët kanë jetuar në Shqipëri, në pjesën më të madhe të Jugosllavisë deri në veri të Greqisë, pjesë të Panonisë deri në Vjenë, në një pjesë të veriut dhe të jugut të Gadishullit të Apenineve". 

Enciklopediski Leksikon- Mozaik Znanja Istorija Beograd 1970. Shkruan: "Sllavët (serbët) kanë ardhë në Ballkan në shek.VII. Sllavët(serbët) krishterimin e kanë pranuar prej shek.VII deri në shek.IX. (4-6 shekuj pas shqiptarëve). Dardanët fis ilir kanë jetuar nga Maqedonia P. deri në Serbi-Timok". 

Tatomir Vukanović Naselja u Srbiji u Doba Prvog Srpskog Ustanka 1804-1813, Vranje 1975. 

Shprehet: "Banorët nëpër vendbanimet dhe qytezat e Serbisë, para Kryengritjes së parë serbe kanë qenë kryesisht me shumicë turke(shqiptare). Më 1783, në periferi të Beogradit kanë qenë 6 mijë shtëpi turke(shqiptare) dhe 800 shtëpi serbe. Më 1804-1813 në Beograd kishte 16 varreza turke(shqiptare), 2 serbe, 1 jevreje dhe 1 jevge. Në Beograd shumica e lagjeve i mbanin emrat e nacionaliteteve (arnautëve-shqiptarëve, grekëve, çifutëve, jevgëve). Në Beograd dhe në Serbi kishte shumë xhami. Më 1784 Kraleva kishte 89 shtëpi turke(shqiptare), 11 serbe. Më 1826 Çupria kishte 230 shtëpi turke(shqiptare), pak serbe. Në Serbi kishte edhe shumë vendbanime tjera shumicë turko-shqiptare sesa serbe si: Svetozareva, Kragujevci, Krushevci, Pozharevci, Paraqini, Smedereva, Uzhica, Çaçaku, Shabaci,etj". 

SANU Gradska Kultura na Balkanu (XV-XIX VEK),Beograd 1984.

Shkruan:" Në Beograd kishte 51 xhami, kurse në Serbi kishte 304 xhami". 

Milojko Maksimović- Damjan Libri dhe Harta Hronika Kosanice, Kurshumlia 1996. Serbia nga viti 1815-1833 u zgjerua 24mijë km2. Përsëri më 1833 “Serbia u zgjerua me 13.510 km2. Në vitin 1878 në Kongresin e Berlinit Serbia u zgjerua me 10.489 km2. Më 1912-13 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, Serbia u zgjerua edhe me 10.908 km2 (me Preshevën, Bujanocin, Medvegjën dhe Sanxhakun). Para çlirimit të Kurshumlisë Janar 1878 Kurshumlia ishte e pastër shqiptare kishte vetëm 3 serbë". 

Evli Qelebiu (1521-1867) thekson:" në Beograd kishte 270 xhami." 

Feliks Kanic Srbija Zemlja i Stanovniśtvo 2 Beograd 1986.

Shkruan:" Aleksinci, Kryshevci, Çupria që nga viti 1833 i takojnë Serbisë. Në tërë luginën e Veternicës para vitit 1878 kishte shumë fshatra shqiptare. Më 1858 edhe ana e djathtë e Moravës kishte 11 fshatra të pastra shqiptare. Më 1877 Prokuplja kishte 620 familje shqiptare-çerkeze, 325 serbe, 36 rome, 3 hebreje. Deri më 1878 lugina e Toplicës ishte kryesisht me fshatra shqiptare. Më 1877 në Kurshumli kur erdhën serbët këtu gjetën vetëm 2 të krishter". 

Amie Bye thekson: "Më 1834 në Gadishullin Ballkanik kanë jetuar 1.600.000 shqiptarë. Serbia kishte 900 mijë banorë me shqiptarët e asimiluar, kurse grekë ka pasur më pak se shqiptarë. Shqipëria etnikisht e pastër ka pasur një sipërfaqe prej 180.000 km2.”

Vladimir Kariq- Srbija Opis Zemlje, Naroda i Države, Beograd 1997. “ Më 1876 në Serbi kishte 1.372.100 ban.” Kurse sipas Elena Kocaqit- Levanti në Serbi kishte rreth 700 mijë shqiptarë(pa 6 nahijet). 

Serbia ardhacake u zgjerua në trojet shqiptare nga 1.288 km2 (Rashka) në 77.474 km2. Serbia ka qenë e banuar me shumicë shqiptare siç kanë qenë Mali i Zi dhe Greqia.

Ben Blushi “Hëna e Shqipërisë”(2014) thekson se në vitin 1800, në Ballkan kishte 180 mijë serbë, 630 mijë grekë dhe afro 700 mijë shqiptarë.

Elena Kocaqi- Levanti: Planet për Zhdukjen e Shqiptarëve Emal-Tiranë,2017 “ Serbia e mori Sanxhakun e Beogradit në fillim të shekullit XIX. Kur serbët morën këtë territor filluan të dëbonin shqiptarët myslimanë. Nga Sanxhaku i Beogradit u dëbuan të paktën 150.000 shqiptarë, që po ta kthesh me numrin e sotëm të rritjes së popullsisë, shkon deri te 1 milion banorë. Beogradi ka pasur një popullsi të madhe shqiptare, e cila mund të përbënte edhe shumicën e popullsisë në atë kohë. Në 1856-n, në marrëveshjen e paqes që u mbajt në Paris, Serbia fitoi të drejtën t’i largonte shqiptarët nga Shumadia dhe Hercegovina. U bë kolonizimi i tokave nga Toplica në Nish. Gjithsej nga ky territor u dëbuan rreth 550.000 shqiptarë, që u zëvendësuan vetëm me 15.000 serbë. Në Shkup të Maqedonisë, rreth 80% e popullsisë ishte shqiptare me 5.000 shtëpi shqiptare, 1.000 familje sllavo-maqedonase dhe 300 serbe. Sot vetëm 40% e popullsisë është shqiptare. Territoret e Greqisë së sotme banoheshin nga shqiptarët. Harta e shekullit XVI tregon se Greqia nuk gjendet në hartën europiane. Grekë quheshin shqiptarët e ritit ortodoks. Shqiptarët ortodoks u quajtën serbë. Shqiptarët ortodoks i kryenin ritet fetare ne gjuhën sllave të kishës dhe u asimiluan. Mali i Zi është ngritur pothuajse tërësisht mbi një territor dhe popullsi shqiptare.

Gjatë dy shekujve të fundit, nga territoret e shtetit serb u dëbuan mbi 2.5 milionë banorë. Po të llogarisim edhe numrin e të vrarëve me atë të dëbuarve, sot mund të bënin një popullsi prej 15 milionë shqiptarë dhe 30 milionë në Ballkan. Ashtu në Turqi numri mund të jetë 10-20 milionë shqiptarë”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat