Beteja e Kosovës e 28 qershorit të vitit 1389

Historia

Beteja e Kosovës e 28 qershorit të vitit 1389

Nga: Dr. Shkodran Imeraj  Më: 28 qershor 2023 Në ora: 13:11
Shkodran Imeraj 

Beteja e Kosovës e 28 qershorit të vitit 1389, është nder betejat me të mëdha ushtarake që u zhvilluar gjatë mesjetës nga trupat ushtarake të Perandorisë Osmane dhe trupave të Aleancës ballkanike të prirë nga serbët.

Beteja e Kosovës e qershorit të vitit 1389, u fitua nga ana e Perandorisë Osmane dhe ishte një humbje katastrofale për Aleancën ballkanike e posaçërisht për popullin serb, të cilët ishin edhe në krye të kësaj aleance.

Miti serb për Kosovën, fillon të ndërtohet po nga kjo Betejë, e cila me pas kanalizohet dhe proklamohet nga klerikët ortodoks serb, duke marre me pas edhe bekimin e akademikëve serb, të cilët e elaborojnë me pas në programet e tyre kombëtare.

Beteja e Kosovës e vitit 1389, është disfata me e madhe e popullsisë serb në mesjetë. Ketë humbje të tyre, ata e konsiderojnë si fitore dhe madje e kanë falsifikuar si ngjarje historike.

600 vjet pas Betejës së Kosovës, me 28 qershor të vitit 1989, Millosheviçi, në tubimin e Gazimestanit, do të shpallte hapur urrejtje ndaj popullsisë se Jugosllavisë, e posaçërisht kundër shqiptarëve të Kosovës.

Ky miting, ishte paralajmërues se Millosheviçi do të shndërronte Ballkanin në vend lufte, gjakderdhje e vrasjeve të shumta. Ai dhe i gjithë zinxhirë shtetëror serb e jugosllavë  janë përgjegjës për krimet e gjenocidit të kryera në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë.

Pra, i vetmi popull dhe vend në botë që e feston humbjen si fitore janë populli dhe shteti serb të cilët e festojnë humbjen e Betejës së Kosovës të vitit 1389 dhe e ndërtojnë mitin e tyre të rrejshëm për Kosovën.

Kosova, në vazhdimësi që nga koha iliri e deri në ditët tona ka qenë e banuar me popullsi autoktone shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat