181 vjet nga zbulimi i sistemit të ftohjes së ajrit

Historia

181 vjet nga zbulimi i sistemit të ftohjes së ajrit

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 07:36
Foto ilustrim

Më 8 korrik të vitit 1842, mjeku John Gorrie kishte zbuluar sistemin e parë të ftohjes së ajrit.

Mjeku kishte dëshirë që të sëmurët nga ethet ta ndjenin veten më mirë në klimën subtropikale të Floridës, prandaj u kishte kërkuar infermierëve që të dërgonin kova me akull dhe të frynin ajrin përmes akullit.

Lëvizja e ajrit nëpër akull kishte krijuar një efekt ftohës. Nuk kishte kaluar shumë dhe John Gorrie e kishte lënë mjekësinë për t’u marrë me eksperimente.

Ai ishte përpjekur të ndërtonte një makinë me amoniak që të ftohte ajrin dhe kështu kishte lindur makina e parë mekanike e akullit e më pas frigoriferi.

Sot, në gjithë botën ftohja qendrore dhe në përgjithësi ajri i kondicionuar është kthyer në diçka të zakonshme në shumicën e shtëpive, zyrave dhe veturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat