Il Popolo del Friuli (1938)/ Kur Mbreti Zog dërgoi Mbretëreshën Geraldinë të vizitojë për herë të parë krahinën e Matit

Historia

Il Popolo del Friuli (1938)/ Kur Mbreti Zog dërgoi Mbretëreshën Geraldinë të vizitojë për herë të parë krahinën e Matit

Nga: Aurenc Bebja Më: 29 gusht 2023 Në ora: 12:16
Burimi: gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France.

“Il Popolo del Friuli” ka botuar, të premten e 25 shkurtit 1938, në faqen n°6, një shkrim rreth vizitës së parë të Mbretëreshës Geraldinë në krahinën e Matit, vendlindjen e Mbretit Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Mbreti Zog dhe e fejuara e tij në krahinën e Matit

Mirëpritje entuziaste

Image
Burimi: Il Popolo del Friuli, e premte, 25 shkurt 1938, faqe n°6

Tiranë, 24 shkurt.

Mbreti Zog dhe kontesha Geraldina Apponyi, të shoqëruar nga familja mbretërore dhe suita e tyre, u nisën sot për në krahinën e Matit, djep i familjes Zog që luajti një rol mbizotërues atje me bejlerët e saj, për të shkuar për një qëndrim të shkurtër në vilën e Qafës së Shtamës, e cila ndodhet në një vendpushim piktoresk malor.

Sovrani dhe Mbretëresha e ardhshme u pritën me entuziasëm nga popullsia.

https://www.darsiani.com/la-gazette/il-popolo-del-friuli-1938-kur-mbreti-zog-dergoi-mbretereshen-geraldine-te-vizitoje-per-here-te-pare-krahinen-e-matit/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat