Prejardhja e shqiptarëve, Nika: Më shumë kureshtje për arkivat qytetarët, se historianët

Historia

Prejardhja e shqiptarëve, Nika: Më shumë kureshtje për arkivat qytetarët, se historianët

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 23:02
Nevila Nika

Nevila Nika, historiane ishte e ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, foli në lidhje me prejardhjen e shqiptarëve.

Ajo theksoi se për arkivat më shumë kureshtje kanë qytetarët e thjeshtë sesa ata të profesionit.

“Për arkivat ndonjëherë janë më shumë kureshtarë qytetarët e thjeshtë sesa ata që duan të jenë. Unë i kam kuptuar në kureshtjen e tyre qytetarët. Familjet nuk janë më në konak ku mblidheshin të gjithë në darkë dhe e rrëfenin historinë. Historia ishte një ushqim i përditshëm. Sot nuk është më, nuk rrëfehet më në shtëpi”-tha ajo.

Ajo foli dhe në lidhje me censin.

“Kur më pyetën për censin unë thashë pse nuk ishte një pyetje për ngjyrën e syve. Ëhstë një element shumë interesant”- përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat