Rikthimi i Skënderbëut në nëntor të vitit 1443 dhe marrëveshja apo plani me Huniadin

Historia

Rikthimi i Skënderbëut në nëntor të vitit 1443 dhe marrëveshja apo plani me Huniadin

Nga: Gjon Keka Më: 24 tetor 2023 Në ora: 20:53
Gjergj Kastrioti

Gjergj Kastrioti dhe Janosh Huniadi ishin dy aleatë besnik që i shërbyen kauzës së njëjtë ,prandaj Europa i quajti ata: “heronjtë dhe bijtë e palodhur të lirisë dhe mbrojtjes së Europës.”

Sipas F.Némellyek,"Huniadi ishte i informuar për të gjithë planin e Gjergj Kastriotit për rikthim në atdhe që në fillim, dhe kjo tregoi rezultatin e betejës dhe fitores."

Pra sikur shihet Gjergj Kastrioti dhe Janosh Huniadi kanë lidhur marrëveshje apo Besëlidhje rreth planit të shpëtimit respektivisht rikthimin në gjirin e atdheut në nëntor të vitit 1443 të Gjergj Kastriotit i cili në fakt e mendonte atë natë e ditë sa ishte në oborrin e Sulltanit.

“Gjergj Kastrioti ishte një luftëtar i pakrahasueshëm,i cili i rezistoi me pak arbërorë forcave kolosale të pushtuesit të Kostandinopojës, e mbrojti dhe e ruajti sa jetoi, pavarësinë e Arbërisë së qeverisur prej tij.

Në mes të shkëlqimit më të madh të lavdisë së tij ai u largua nga skena e botës në Lezhë,në moshën 63 vjeçare.

Pas vdekjes së tij otomanët hynë në Lezhë e gërmuan varrin e këtij luftëtari të famshëm dhe pasi i bënë eshtrat e tij thërrime, i ndanë mes tyre, të bindur se kushdo që mbante një amuletë të tillë do t'i rritej guximi dhe do të arrinte lavdinë e përjetshme, për shkak të bëmave të tij heroike, si një Aleksandër i ri i Madh apo i quajtur Skënderbeu i Madh...”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat