Vula prej dylli e Gjergj Kastriotit e vitit 1450

Historia

Vula prej dylli e Gjergj Kastriotit e vitit 1450

Nga: Gjon Keka Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Kjo vulë ka qenë në arkivin e Vjenës(HHStA.Wien, H.B., G.d.Wappens v. Albanien, O.N.), dhe një kopje në Bibliotekën nacionale poashtu në Vjenë,por pa numër dhe i përzier me disa fonde tjera bizantine dhe mesjetare.

Sikur dihet Gjergj Kastrioti kishte vula të ndryshme gjatë qeverisjes së tij mbretërore si p.sh. Vula sekrete, ceremoniale, shtetërore ,apo të punëve të jashtme(diplomatike) ,tregtare, detare etj .

Shteti i Arbërit në epokën e artë të kryezotit tonë Gjergj Kastriotit ishte si gjithë shtetet tjera mbretërore e princërore europiane, veçantia e këtij shteti arbëror ishte se ky doli i vetmi që e mbronte civilizimin e përbashkët et familjes europiane.

Çka do të thotë se këtij shteti në krye me Gjergjin e Madh i ra përgjegjësia të mbrojë pragun e derës së tij dhe pragunë e përbashkët të familjes së kombeve europian, një përgjegjësi e madhe kjo e cila kishte një rruëgtim të djersës e gjakut arbëror, pra më saktësisht është gjaku arbëror në atë kohë që u flijua jo vetëm për lirinë e Arbërisë për edhe të gjithë civilizimit të familjes së kombeve europiane.[Gjon Keka]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat