Gllabërimi i trojeve shqiptare në Kosovë

Historia

Gllabërimi i trojeve shqiptare në Kosovë

Nga: Ismail Gashi-Sllovia Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 12:22
Autori Ismail Gashi Sllovia

Derisa nga 120 mijë km2, sa kishte në fillim të shekullit XIX njësia etnogjeografike Shqiptare, tash shteti zyrtar shqiptar ka ngel në vetëm 28.760 km2. Kurse Vilajeti i Kosovës, në  Perandorinë Osmane kishte 43.872 km2, në prag të Pavarësisë 1912 kishte 32.900 km2, në komunizëm Kosova ngeli në 10.887 km2. Praktikisht sot jo që nga institucionet aktuale kosovare nuk administrohen as kjo tërësi etnike shqiptare,por kërkohet të merren edhe hapësira të tjera nga kjo  që aktualisht e kemi!

Urrëtia e thënë nga latinët e vjetër,“Historia është mësuesja e jetës”, gjatë traditës e praktikës historike të popujve, u shëndërrua në urëti universale mbarnjerëzore. Andaj, nuk ka asnjë arsye, që nga kjo urëti të përjashtohen vetëm shqiptarët, të cilët historikisht e aktualisht është dashur e duhet të mësojnë shumë nga kjo urëti . Kjo sintagmë, po të ishte respektuar drejt nga ne,  do ndihmonte të pengonim të kaluarën e të tashmen e hidhur. Siç është e njohur, fillimi dhe fundi i shekullit 20-të, për tërësinë e substancën tonë kombëtare, fatkeqësisht po përsëritët edhe në fillim të shekullit 21. Shekullin e kaluar tërësia  hapësinore dhe substanca jonë kombëtare, u copëtua pa të drejtë nga qendrat dhe fuqitë ndërkombëtare të vendosjes. Me dhunë e masakër u gllabëruan trevat shqiptare Jablanica, Toplica e Kosanica, Sanxhaku i Pazarit të ri dhe pjesët veriore të Pollogut me Shkupin Kryeqytet i dikurshëm e Vilajetit të Kosovës, me siç thot historiografia këto hapësira kishin 714 fshatra dhe gjashtë qytete, ku shqiptarët ishin popullatë e vetme, apo shumicë etnike. U morë trojet shqiptare nga Qameria, Ulqini, Tivari, Kraja e Shestani me Plavë e Guci dhe u thërrmua tërësia etnike shqiptare e Kosovës Lindore, Pollogut dhe tokat tjera shqiptare në IRJM. U rralluan shqiptarët në Hot e Grudë e u tretën tërësisht në Sanxhak. Nga gjithë kjo kohë e ngjarje historike, ne u tkurrëm në hapësirë etnike dhe pësuam në substancë njerëzore. Nëse historia vërtet do të ishte mësuese e jetës, do të na mësonte nga leksionet e  vlerave pozitive historike e njerëzore. Që të shpëtonim nga këto fatkeqësi. Por, dihet.  se praktikisht veprime e realitete të përafërta ndaj nesh po ndodhin edhe sot në gjithë hapësirat e tërësisë etnike shqiptare, kështu po veprohet edhe  tash në pranin e administrimit të subjekteve përgjegjëse ndërkombëtare në Kosovë.

            Kjo padrejtësi njerëzore e kombëtare po vazhdon historikisht, që nga fillim shekulli

19-të, kur njësia etnogjeografike shqiptare kishte 120 mijë kilometra katrore, kurse Kongresi i Berlinit këtë tërësi e tkurri për 24.458 kilometra katrorë. Shqipëria etnogjeografike deri më 1912 kishte 90.270 kilometra katrorë, Konferenca e Ambasadorëve në Londër/1913/, pa përfilljen e shqiptarëve, aprovoi projektin për Shqipërinë londineze, Shqipërinë zyrtare, historike apo Shqipërinë matanë Drinit me vetëm 28.760 km2,  kur 61.510 km2, ju dhuruan Serbisë, Malit të Zi e Greqisë. Praktikisht, nga diplomacia ndërkombëtare u ndanë pjesët e tërësisë etnike shqiptare, Kosova, Qameria, Maqedonia perendimore ose Lugima e Pollogut, Plavë e Guci, Hoti e Gruda, Pjesë e madhe e Ultnisë së Liqenit të Shkodrës si dhe pjesë tjera shqiptare mbesin jashtë Shqipërisë e nën sundimin e Sërbisë. Vilajeti i Kosovës, që ishte njësi autonome osmane, deri më 1878 kishte 43.872 km2, në prag të pavarësisë 1912, pas shkëputjes me dhunë të pjesëve nga Toplica, Jablanica e Kosonica, mbeti me vetëm 32.900 km2, me vetëm 1.270 milon banorë, nga të cilët vetëm 3.7% serbë. Në luftrat Ballkanike, që historia serbe i quan çlirimtare. Qendrat ndërkombëtare të vendosjes tkurrën e rrudhën hapësirën etnike të shqiptarëve, por edhe me masakra barbare vranë popullatë civile shqiqiptare. Ky moral i keq antishqiptar i motivuar nga Kisha ortodokëse serbe dhe filozofia politike e mbështetur në projektet ideologjike për pastri  etnik e gjenocid ndaj shqiptarëve që nga “Naçertania” e Garashaninit, Qobrilloviqit, Cijiqit, Ivan Vukotiqit, Ivo Aderiqit që do të vazhdojë deri te Coviq dhe Memorandumi i ASSHA-SANU 1986 i Lubisha Rakiqit. Pëveç trojeve tona, të cilat qendrat ndërkombëtare të vendosjes i ndrydhën e shtrydhën deri në pa durueshmëri, Pushtuesit pë rreth, Serbia, Greqi e Mali i zi, Kryen edhe vrasje masive e barbare në vet popullatën dhe qeninë tonë kombëtare. Kështu ushtria serbe në vitet 1912-13 vrau 25.000 shqiptarë, krahasuar me proporcionin e popullatës atëherë dhe tash. Në ato vite kishte shum ëfish më shumë vrasje e terror, se sa në luftimet e fundit 1998 e 1999. Nga 1912 e deri më 1938 janë djegur 320 fshatra shqiptare e janë vra 12.346 shqiptarë. Në këto vite janë burgosur 22.160 shqiptarë. Janë djegur ose shkatërruar 50.515 shtëpi, vetëm në Prishtinë e Prizren u dogjën mbi 10 shtëpi shqiptare e 1200 të tjera në Ferizaj.  Ndërsa nga dhuna dhe barbari serbe  mbrënda viteve 1912 e deri 1918, nga Kosova Sanxhaku e trevat shqiptare në Maqedoni janë shpërngulur në Turqi dhe Shqipëri 239.807 shqiptar, dhe në vend të tyre Serbia ka sjellur kolon sërbomalazias 20.000 familje serbe e 5000 malaziase. Kurse vetëm në zbatim të projektit të Qubrilloviqit deri më vitin 1935, në Kosovë vendosen 13.938 familje. Po me projektin e Qubrilloviqit  Komunistët sllavë bënë thermi me trojet tona. Që nga Konferenca e Bunjajve kur pasuan reagime e veprime negative politike e ushtarake, u vendos influenca komuniste edhe në hapësirat shqiptare.

Etnogjeografinë shqiptare e participuan në disa shtete të Ballkanit Por, për të mos lejuar asnjë rrezikim nga shqiptarët, vetë komunistët jugosllavë, këto hapësira i thermuan në disa republika jugosllave. Kosovën me vetëm 10.887 km2 e pagëzuan Provincë Autonome të Serbisë, Pollogun dhe treva tjera shqiptare i bashkëngjitën me Republikën Maqedone, Kosovën Lindore më 1958 e ndërthurën në Republikën e ngushtë Serbe, ndërsa Plavë e Guci Ulqin, Tivar, Krajë e Shestan i bashkuan në Republikën e Vogël të Malit të Zi. Ky thermim i kësaj tërësie etnike shqiptare u bë me qëllim të sundimit më të lehtë, shtypjes e aspiratës serbe, siç thjeshtë e mendonin për asimilim të shqiptarëve e mosrezistencë e mosrrezikimit të komunizmit sllavë nga shqiptarët në Jugosllavinë e titos.

Kjo klimë e rëndë ndaj shqiptarëve, nuk kaloi pa rezistencë shqiptare, kaluan dekada të dhunës, politike, ekonomike e kombëtare komuniste serbe mbi shqiptarët. Para Demonstratave të 27 nëntorit 1968, dhe Pranverës së Madhe Studentore 1981, kur rinia studentore shqiptare theu tabunë, se kuminizmi është sistem i barazisë nacionale, i të drejtave kombëtare dhe lirive të njeriu. Madje, kinse sistemi komunist jugosllav, ka aktin shtetëror-legjislativ, Kushtetutën më të përsosur e më humane në botë. Sistem e politik që u shtresuan edhe kuando të selektuara për sherbim e verbëri politike shqiptare Gjatë gjithë sundimit komunist, Kosova dhe shqiptarët qëndruan në këtë hapësirë nën mbikqyerje neveritëse, të mohimit e në presion fizik, politik, kombëtar e shpirtëror.

Shqiptarët dhe Kosova në këtë kohë tmerri luftoheshin në sipërfaqen e përkufizuar prej 10.887 km2. Në këtë sipërfaqe të mbetur nga grabitjet e kohës shqiptarë, pas shumë formave të veprimit politik e ushtarak  arritën deri te Marrëveshja e Rambujes shkurt 1999, ku ndërkombëtarisht, për herë të parë, vet shqiptarët morën pjesë drejtpërdrejt  në mbrojtjen e të drejtës në jetë dhe ekzistencë kombëtare e shtetërore,  të cilën marrëveshje e nënshkruan në Paris në mars 1999.  Marrëveshja Teknike e Kumanovë e 10 qershorit 1999, qe nënshkruar pa asnjë përfillje të shqiptarëve madje as pa praninë tonë, si dhe Rezoluta 1244 të KS në OKB, Kosovën e trajtuan në këtë përkufizim kufijsh,  Hyrja e forcave të NATO-së në Kosovë dhe Korniza Kushtetues e 2002, ndryshuan kufijtë dhe lejuan gjymtimin e tërësisë etnike të Kosovës.

.Ricoptimi i tërësisë së Kosovës, në rrethanë e realitet të ri, ndodhi që nga 12 qershor 1999, këto veprime në fillim nga qendrat politike e ushtarake ndërkombëtare u morën  për incidente të pavenerueshme. Hyrja triumfaliste e forcës ushtarake të UÇK-së e cila luftoi për ta mbrojtur popullin shqiptarë dhe bërjen e shtetit të saj të rrezikuar nga krimet e dhunës serbe. Në Kosovën Veriore në pranin e faktorit ndërkombëtar e vendor, u bë ndarje jashtë gjithë marrëveshjeve e rezolutave ndërkombëtare, “me një të rame” u shkëputën nga qenia shqiptare 18% e hapësirës kosovare me popullatën e saj vendore.

Për këtë nga populli shqiptar u trumbetua e u shkrua, madje edhe u protestua në gjithë format demokratike, që të respektohen Rezoluta 1244 e KS të OKB-së dhe marrëveshjet paraprake. Edhe tash pas afro 14 vjetësh nga ky copëtim ka ngelur vetë kënga  relikt “Jo nuk ndahet Mitrovica”, e ndarja, deri në korrik të 2011 dhe bisedimeve Prishtinë-Beograd të 2011 e që po vazhdojnë në nivel Kryeministrash edhe tash, thuaja se qe zyrtarizuar dhe gadi mori formë e përmbajtje të pranimit të heshtur. Kosova ka dalzotët e sajë, nuk është livadh i shkret ku kullosin edhe gomarët e verbër, që me do farë marrëveshje jo valide serbe-maqedone  në Dobëlldej shkoqën edhe 2500 hektarë të Kosovës e disa disa hektarë në krahun e Dardanës. Kjo hapësirë e vjedhur nuk u mbrojt as nga Rezoluta 1244 e as nga Korniza Kushtetuese, as nga subjekti i autorizuar i KFOR-i e dikur UNMIK-u, tash EULEX-it e as nga krrokatjet injoruese, monotone e neveritëse të disa institucioneve “me programe dinamike” të Kosovës, për njohjen formale të Kosovës së lirë e  të pavarur. Në këtë shtet, karakteristik në historinë e praktikës shtetërore, mëvetësishëm e papengueshëm vepruan disa vjet administrimi i shtetësisë serbe edhe sot në disa hapësira ende veprojnë institucionet e ligjet serbe të mbështetura, jo të penguara nga faktori ndërkombëtar.

Serbët në Kosovë kanë edhe disa njësi komunale me popullatë shumicë serbe, por ende lejohet verpimi paralel i institucioneve serbe, madje edhe me veprime kriminale e terror ndaj popullatës shqiptare, të cilat emërohen e me bekimin e Beogradit zgjidhen arbitrarisht në institucionet zyrtare të Kosovës, por ata zgjidhen paralelisht dhe në institucionet e subjektet shtetërore të Serbisë. Serbia këtu organizon lirshëm e pa pengueshëm zgjedhje, madje më në nivel demokratik se në vet hapësirën e shtetit serb. Enklava, ose dikur njësitë decentralizuese qendrore me seli, tash komunë e  Graçanicës, katër njësit komunale në Kosovën Veriore, tash edhe Kllokoti, Ranilluku, Gorazhdeci e Parteshi kapin, jo vetëm e rrafshit të Kosovës me mbi 20 fshatra etike serbe të Prishtinës, Lypjanit, Fushë-Kosovës e Kastriotit, ish-Obiliqit. Njësia e Shtërpcës me bukuritë e Brezovicë, ajo e Moravës së Binqës me vendbanime etnike serbe nga hapësira komunale e Gjilanit, Vitisë dhe Dardanës, ish-Kamenicës. Njëfarë autonomie e kanë dhe vendbanime etnike serbe të mjedisit të Vushtrrisë e disa vendbanime edhe më të vogla në trevën kosovare, të cilat tash mbi trembëdhjetë vjet janë, jo vetëm të pa mbikëqyrura nga institucionet e Kosovës, por pa lejen e mbikqyerjën e KFOR-it dhe policisë së EULEX-it. Kur kihen parasysh gjithë këto copëtime të paligjshme e të padrejta në çdo pikëpamje.

Kosova aktualisht nga 10.887 km2. Institucionet kosovare, të njohura edhe nga ndërkombëtarët, mund të qeverisin dhe të mbikëqyrin diku në 7-8 mijë km2. për të cilat nga bisedimet teknikedhe tash ato mes Prishtinës e Beogradit, apo këtë kohë mes kryeministrave, të cilat po mbahen të hapura mes Prishtinës e Beogradit,  dhe shërbejnë si parakushte regullimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe prenimit të Sërbisë në BE, apo  plotësimin e arsyeshëm njerëzore, historik e kombëtare të shqiptarëve të Kosovës për njohjen e pavarësisë së Kosovës në tërësinë e  kufijve ekzistues të Kosovës së paraluftës së fundit 1998/99. Dhëntë Zoti, që  angazhimit i të zgjedhurve tanë të jenë në nivelin e përgjegjësisë për një vendimmarrje, serioze, korrekte e të sinqertë në këto momente e rrethana historike. Institucionet e Republikës së Kosovës  të jenë në nivel të vetëdijesimit e përgjegjësisë kombëtare e historike. Autoritete aktuale qeverisëse të kenë vetëdije në nivel të përgjegjësisë dhe obligimet që kanë marr para të drejtës së përfaqësimit të popullit në këto momente historike  të veprimit korrekt politik në nivele ndërkombëtare të vendosjes, të ndalet copëtimi i mëtejshëm i hapësirës sonë kombëtare në Kosovë.

Shkrimi është botuar më, 10 tetor 2016, në “Dielli” të SHBA-ve

Post Skriptum: Tkurrja dhe berja e Shqiperise Londineze

573 vjet më parë,(28 Nëntor 1443), Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, ngriti flamurin në Krujë, dhe krutanëve Ju drejtua me këto fjalë:”Armët nuk ua solla unë, por ju gjeta të armatosur. Lirinë e pash se e keni kudo, në krahror, në ballë, në shpata e në ushtat Tuaja”. Ndërkaq 470 vjet më vonë, Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemaili në Kuvendin e Vlorës proklamon Pavarësinë e Shqipërisë “shtet në vehte, të lirë dhe e mosvarme”në kufijtë etnik prej 90.270km2.

Trojet shqiptare në Perandorinë Osmane të shek.XVII kishte 120mijë Km2 Shën Stefani(3 mars 1878),kur duhej të përfundonte Lufta ruse-turke(1877-1879)u planifikua coptimi i 4/5 të tokave shqiptare për interesa Bullgare, serbe e Malin e Zi.Kurse Kongresi i Berlinit(13 prill 1878), shkëputi 25 mijë km2 nga vilajetet shqiptare. Greqi mori 9.275km2, Serbia mori 10.500km2 e Mali i Zi mori  4.683km2.

Gjeografia shqiptare në katër vilajetet përfshinte 90.270km2

1.Vilajeti i Kosovës.......... 32.900km2

2.Vilajeti i Shkodrës........ 10.970km2

3.Vilajeti i manastirit....... 28.500km2

4.Vilajeti Janinës............, 17.900km2

Më 28 nëntor 1912, Kuvendi i Vlorës shpall pavarësinë e shtetit shqiptar, në një tërësi të trojeve shqiptare prej 90.270km2. Më 17 dhjetor 1912. Londra, për t’i zgjedhur problemet midis shteteve të otrantostë”Aleancës Ballkanike” dhe Turqisë(pa shqiptarët). Kjo konferencë (29 korrik 1913)shtetet e mëdha, në vend se ta njoin Pavarësinë e Shqipërisë, në kufijtë e sajë etnik prej 90.270 km2, ia dhuruan shteteve sllave. Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat