Rikthim kah drita, kah rrënjët tona iliro-arbërore europiane

Historia

Rikthim kah drita, kah rrënjët tona iliro-arbërore europiane

Nga: Gjon Keka Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 19:40
Harta

Një porverb thotë se :"Askush nuk duhet të privohet nga e vërteta, më shumë se ajri që thithim apo drita që shohim!"

Arbërorët duke patur një histori mbi katërmijëvjeçare dhe duke qenë të lashtët e Gadishullit Ilirik, janë gjendur shpesh të pushtuar nga pushtues të ndryshëm dhe kanë mbetë gjithmonë duke luftuar për lirinë dhe të drejtat e tyre të natyrshme.Dhe duke qenë të shtypur e sunduar e me zingjirë në trup e shpirt kanë mbetë edhe të vonuar krahas popujve tjerë të Europës e Botës.

„Nëse populli ynë në të kaluarën nuk ka mundur të ndjekë kombet perëndimore europiane në hapin e tyre të admirueshëm të përparimit dhe qytetërimit, arsyet duhen gjetur në kushtet e pafavorshme me të cilat është rrethuar.“

Por ,sot askush nuk është duke na penguar,as duke na ndalë hapin e madh historik të rikthimit kah drita, kah vlerat e qytetërimit dhe të rrënjëve tona kombëtare europiane.

Sot, çfardo drejtimi që të merrë populli ynë ,është fajtor vetë.

Një drejtim i gabuar kah primitivizmi ,kah prapambetja e lindjes apo sulltanizmit do t'i kushtoj tepër shumë. Ndërsa një drejtim i natyrshëm kah drita e përparimit dhe qytetërimit dhe rikthimit kah rrënjët e vetë do t'ishte një fitore e dritës arbërore kundër errësirës me shekuj që i ka mbetë në shpirt e trup.Imazhi bashkëngjitur është harta ku shkruan Ilirët ose arbërorët,nga R.H.L, A.H.Atlas, 1885.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat