Ish-ministri shkakton “tërmet” në Greqi: Suliotët ishin shqiptarë, edhe fjalët tona kanë rrënjë shqipe - Bota Sot
Ish-ministri shkakton “tërmet” në Greqi: Suliotët ishin shqiptarë, edhe fjalët tona kanë rrënjë shqipe

Historia

Ish-ministri shkakton “tërmet” në Greqi: Suliotët ishin shqiptarë, edhe fjalët tona kanë rrënjë shqipe

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 22:34
Theodoros Pangalos

Ish-ministri grek, Theodoros Pangalos, ka shkaktuar një “tërmet” të vërtetë pas qëndrimit të tij të bërë publik në rrjetet sociale, ku deklaronte se suliotët ishin shqiptarë.

Përmes rreshtave, të postuar në Twittter, ai nënvizon se suliotët, që hodhën foshnjat e tyre nga Zalogo, si sot e 215 vjet më parë, duke preferuar më mirë të vdisnin se sa poshtëroheshin, ishin tërësisht shqiptarë.

“Ato preferuan më mirë të vdisnin, se sa të poshtëroheshin. Le të marrim më në fund ngjyrosja e historisë dhe grekët ta dinë kush ka lindur në atë vend”, ka thënë ai.

Në postin e tij në Twitter, Theodoros Pangalos e filloi referencën e tij me fjalën greke “lule” (λουλο?δ-louloúdi)

“Ne e përdorim atë në greqisht, por nuk e dimë se ajo vjen nga fjala shqipe ‘lupi’”, ka thënë ai. ““Nuk ka grek që nuk e kupton fjalën lule. Ajo ka zëvendësuar plotësisht fjalën e vjetër greke, por shumë pak e dinë se origjina e saj vjen nga fjala shqiptare dafina”.

Kaq ka mjaftuar që ish-ministri i njohur grek, ta gjente veten në luftë me sferën publike. Shumë media greke e kanë konsideruar postimin e tij si provokim.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera