Rrëfimi ekskluziv i Hysen Gecajt për luftën dhe familjen Jashari - Bota Sot
Rrëfimi ekskluziv i Hysen Gecajt për luftën dhe familjen Jashari

Intervista

Rrëfimi ekskluziv i Hysen Gecajt për luftën dhe familjen Jashari

Nga: Kushtrim Maliqi Më: 24 dhjetor 2019 Në ora: 19:38
Në fotografi gazetari i "Bota sot" Kushtrim Maliqi në bisedë me kolonel Hysen Gecajn

Në një intervistë ekskluzive për “Bota sot”, e cila do të botohet me dy vazhdime, nesër dhe pasnesër, kolonel Hysen Gecaj ka folur gjatë dhe në detaje për organizimin që nga fillet e saj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ka folur për organizimin e ushtrimeve të para ushtarake në Llaushë të Skenderajt, me armët e kujt i kanë bërë stërvitjet e para, kush ishte polici shqiptarë që kishte mbetur në sistemin Jugosllavë e që po i spijunonte planet anti-UÇK të policisë serbe, kush po i mbante të informuar për lëvizjet e ushtrisë serbe, ku ishte Komandanti Adem Jashari një natë para mëngjesit të 5 Marsit kur u sulmua kulla e Jasharve, pse qe e pamundur që të ndihmohet familja Jashari nga shokët.

“Bota sot”: Është folur shumë që nga paslufta për ditët e sulmeve në familjen Jashari në Prekaz, për “tradhtinë” që i është bërë Adem Jasharit nga shokët. Si ka qenë në të vërteta?

Gecaj: Kjo çështja e lënies vetëm të Adem Jasharit, është keqpërdorur shumë pas luftës, por unë ja ku po ju tregoj se nuk ka asgjë, asgjë të vërtetë për këtë. E gjitha çka është folur për, nëse mund ta quaj tradhtinë e shokëve ditën e 5 Marsit, këtë po e them sepse vetë kam qenë në ngjarje gjatë gjithë kohës dhe për një kohë ë gjatë kam përcjellë lëvizjen e trupave ushtarake, prej drejtimit të Prishtinës nëpër Drenas, në drejtim të Skenderajt prej Mitrovicës dhe Klinës, Klinës së Begut që e quajmë. Në këtë sistem të grumbullimit të informatave, kam mundur me e kuptua se çka po ndodhë dhe çka eventualisht mund të ndodhë, çka pritet të ndodhë. Në atë kohë kemi qenë një numër i luftëtarëve jo shumë i madh, bile nëse e shohim kontekstin e ditëve të sotme, mund të thuhet se kemi qenë një grusht njerëzish, le të jenë edhe 2-300, por shumë i vogël në krahasim me forcat që pritej të na sulmonin. Një natë para sulmit, unë bashkë me Jetullah Gecin kemi dal nëpër fshat dhe kemi fillua të organizojmë rininë që të zhvillojmë një sistem më të kujdesshëm të rojës, sepse kisha parasysh se do të sulmohemi...

Për këto dhe shumë gjëra tjera të pa thëna deri sot, do të lexoni nesër në “Bota sot”.

(Pjesën e parë të kësaj interviste ekskluzive mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës “Bota sot”)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat