Shaip Kamberi: Nuk kërkova më shumë se sa kanë pakicat në Kosovë, Maqedoni Veriore e Mal të Zi

Intervista

Shaip Kamberi: Nuk kërkova më shumë se sa kanë pakicat në Kosovë, Maqedoni Veriore e Mal të Zi

Nga: B.S. Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 11:50
Shaip Kamberi

"Serbia ka nevojë për një opozitë të re. Ekziston gjithashtu përgjegjësia e kësaj opozite për situatën aktuale në Serbi, e cila tregon se ajo nuk ka as kapacitetin dhe as vullnetin për të ndërtuar një alternativë të përshtatshme politike dhe për të bërë një ndërprerje me të kaluarën dhe të tashmen. Kjo është arsyeja pse unë do të avokoj për bashkëpunim dhe komunikim me qytetarët e opozitës, të cilët vërtet duan demokraci në Kuvend, sepse nuk shoh që opozita e sotme jashtë-parlamentare dëshiron një Serbi të tillë ".

Këtë e ka thënë për gazetën "Danas" Shapi Kamberi, deputet i alternativës demokratike Lugina e bashkuara, i pyetur se a është i mundshëm ndonjë lloj bashkëpunimi me të ashtuquajturën "opozitë bojkoti" të Serbisë, në të cilën e ka "radhitur" shumica.

I pyetur se ka dyshime në sinqeritetin e kritikave të tij dhe se njëri prej fjalimeve të tij ëshë shkruar në Beograd, Kamberi këtë e quan spin të pushtetit.

- Ekziston një spin i organizuar i qeverisë që dëshiron të më lidhë me opozitën në Beograd. Duan t'i sulmojnë përmes meje, për të thënë që unë jam gjoja zëri i tyre. Unë nuk i marr seriozisht këto akuza. Unë shpreha pozicionin tim kritik ndaj kësaj qeverie, por edhe ndaj opozitës aktuale jo-parlamentare në Beograd, e cila mendoj se nuk mund të jetë imune ndaj fajit për situatën në këtë vend.

Ai ka thënë se është e panevojshme dhe e papajtueshme ta krahasojnë me Dritan Abazoviqin.

Rreth asaj se ka deklaruar se grupi opozitar të cilit i përket bashkë me deputetët e SDA-së është e vetmja opozitë në Kuvendin e Serbisë dhe se ky është dështim i demokracisë, Kamberi ka thënë se kji është dëshmia më e mirë se sa ka rënë Serbia.

- Edhe Millosheviqi kishte opozitë brenda parlamentit. Imagjinoni, sot nuk ka vend në parlament për Vojisllav Sheshelin dhe ekstremistët e djathtë, sepse ata janë të integruar në shtetin partiak të Vuçiqit. Serbia e sotme duket si Bjellorusia, megjithëse atje ka opozitë në rrugë. Brenda Kuvendit Kombëtar, çdo ditë, bëhet më e dukshme gara e deputetëve të mazhorancës, e ata janë 243, se kush do ta mbrojnë ose vlerësojë kryetarin e shtetit më shumë ose që kujdeset më shumë për shëndetin e tij. Nga njëra anë, ky parlament ju jep një ndjenjë të tragjikomikës, ku demokracia është shembur, dhe nga ana tjetër, kjo gjithnjë e më shumë i ngjan një salle kinemaje që tregon një film mbi absurdin e institucioneve të regjimit diktatorial. Kemi arritur deri aty sa të imagjinojmë se kush do të luajë më së miri rolin e Berias ose Malenkovit.

Në vërejtjen se një situate të tillë i ka kontribuuar edhe ai vetë me shpalosjen e flamurit shqiptarë në Kuvend, Kamberi thoët se kushdo që e dëgjon me kujdes fjalimin e tiij mund të vërejë se ai i referohet nevojës për të ndryshuar Ligjin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare, duke fshirë paragrafin 2 të Nenit 14 të këtij ligji. 

- Në të njëjtën kohë, thoyë ai - kërkesa ime nënkupton vendosjen e barazisë në respektimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, në funksion të stabilitetit rajonal dhe pajtimit midis popujve. Nuk kërkova asgjë më shumë për pakicat kombëtare në Serbi sesa kanë pakicat në Malin e Zi, Maqedoninë Veriore e gjithashtu në Kosovë. 

(...) Por pse është i ndaluar në Serbi? Ligji aktual mbi pakicat rrezikon edhe të drejtat e pakicës serbe në rajon. Cili do të ishte reagimi në Serbi nëse nesër parlamentet në Shkup, Podgoricë ose Prishtinë vendosin të përdorin modelin serb të ligjit në lidhje me përdorimin e lirë dhe zyrtar të simboleve kombëtare të pakicave kombëtare? Nuk mendoj se zgjidhja është ndalimi i përdorimit zyrtar të flamurit serb në ato vende, por miratimi i përdorimit të lirë dhe zyrtar të flamurit shqiptar në Serbi. Serbia nuk duhet të ketë frikë nga diversiteti, por duhet ta pranojë atë si vlerë të saj të brendshme. Dhe duhet të ketë edhe më pak frikë nga barazia, qoftë brenda Serbisë, qoftë midis vendeve fqinje. Në fund, politika e hegjemonisë dhe hegjemonisë etnike i solli shumë të këqija, trauma dhe dëme popullit serb. Nuk mund të prisni një rezultat të ndryshëm për sa kohë që përdorni të njëjtat metoda, thotë ai.

Rreth vërejtjeve të Daçiqit se e ka përodrur flamurin e Shqipërisë, "i cili nuk është flamur i pakicës tënde", Ka,beri ka thënë se ai flamur i përfaqëson të gjithë shqiptarët si flamur kombëtar dhe se ai nuk është vetëm flamur i Shqipërisë. Ai ka përkujtuar se është mu flamuri i Serbisë ai që paraqitet në shtetet fqinje.

- Por nuk të habitem kur Daçiqi flet për tema të tilla. Ai vetëm tregon se nuk mund të bëjë diskontinuitet nga babai i tij ideopolitik i cili funksiononte me idenë e "shqiptarëve të ndershëm". Një frazë që në terminologjinë e sotme përkthehet si "shqiptar besnik" ose "shqiptar i integruar", domethënë - vetëm një shqiptar që është më pak shqiptar është i mirë. Fatkeqësisht, në Serbi në vitin 2020, ka sundimtarë që mendojnë se mund të ndërtojnë një Serbi moderne dhe demokratike me këtë mentalitet politik, ka thënë Kamberi.

Ai e ka quajtur "mahi e keqe" vërejtjen e Daçiqit se, meqë nuk e ka nxjerrë flamurin e Kosovës do të thotë se ai nuk e njeh Kosovën.

Në pyetjen se pse gjithmonë flet për gjendjen e vësjtirë të shqiptarëve në jug të Serbisë dhe pse mendon se populli shumicë është në pozitë më të mirë, Kamberi është përjgigjur se situata sigurisht se është e keqe për shumicën e njerëzve në Republikë, e cila i përket vetëm një personi. 

- Kjo Serbi nuk është më  Republikë në interes të qytetarëve të nacionalitet serb. Në rastin e pakicës kombëtare shtohet edhe diskriminimi mbi baza kombëtare. Shteti nuk është i pranishëm si demokratik në nivelin e të drejtave të njeriut, në politikat sociale, shëndetësore dhe arsimore ... Ky është koncepti i "shoqërisë së kontrolluar dhe të disiplinuar". Për sa i përket perspektivës demokratike, qeveria aktuale në Serbi përfaqëson tablonë dhe mundësinë e krizës së Bashkimit Evropian. Autoritarizmat janë sot një problem i vetë Bashkimit Evropian. Një numër në rritje i vendeve të Bashkimit Evropian po thellohen çdo ditë në (gjysmë) autoritarizëm. Disa prej tyre madje po bllokojnë procesin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Jetojmë në një kohë kur gjithnjë e më shumë zëra në kontinentin Evropian pëlqejnë autoritarizmat, sepse gjoja ato ruajnë më mirë stabilitetin e brendshëm, ndërtojnë marrëdhënie më të mira fqinjësore, ndërsa zhvillojnë ekonominë. Kjo ka shkuar aq larg sa as nxitja e tyre e djeshme për luftë dhe as autoritarizmi i sotëm nuk janë të rëndësishme nëse japin shpresë për stabilitetin e nesërm.

Kamberi ka thënë se në lidhje me varrezën masive në Rashkë, i ka kërkuar kryeministres serbe Bërnabiq dhe kryetarit të Komisionit qeveritar për personat e zhdukur, z. Velko Odaloviq, të informojnë Kuvendin për identitetin e viktimave nga varreza masive dhe ende nuk ka marrë përgjigje, por ka një afat të fundit për dorëzimin e përgjigjes, përkatësisht se a është bërë analiza e ADN-së dhe se pret të marrë përgjigje për këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat