Kandidatja e LVV-së për deputete, do të jetë zë i fuqishëm i grave në Kuvendin e Kosovës

Intervista

Kandidatja e LVV-së për deputete, do të jetë zë i fuqishëm i grave në Kuvendin e Kosovës

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 25 janar 2021 Në ora: 07:55
Lëvizja Vetëvendosje

Mirlinda Tishukaj-Sadiku është kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Ajo në një intervistë për “Bota sot”, ka thënë se situata politike në vend nuk është e mirë.

Ajo ka hedhur kritika ndaj qeverisë së udhëhequr nga Avduallah Hoti, duke thënë se nuk ka bërë mjaftë, por Lëvizja Vetëvendosje do t`i qëndroj mbrapa zotimeve.

Image
Mirlinda Tishukaj-Sadiku

“Bota sot”: Si e shihni situatën politike në Kosovë?

Mirlinda Tishukaj-Sadiku: Situata politike në vend nuk është e mirë duke e marrë parasysh se shumë zhvillime të fundit ku kanë krijuar një paqartësi e sidomos rrethanat ekonomike, shëndetësore dhe gjendja sociale.

"Bota sot": A mund të na flisni pakëz për veprimtarinë tuaj politike?

Mirlinda Tishukaj-Sadiku: Veprimtaria ime politike ka filluar qysh 10 vite e për të vazhduar pastaj edhe me përgjegjësin e dhënë nga votuesit si asambleiste në kuvendin Komunal të Vitisë për 2 mandate radhazi. Ka qene sfiduese sepse mandatin e fundit jam edhe shefe e grupit LVV në Kuvendin Komunal të Vitisë(6asambleist) dhe barra e përgjegjësia për çështje të caktuara, qëndrimet politike e avokimi e shtyrja e iniciativave përpara nuk ka qene e lehtë. si nënën, mësimdhënëse me gjitha ato obligime është dashur të menaxhohet edhe koha, durim, e edhe koordinimi edhe me subjektet tjera për shtyrjen e çështjeve përpara. Mirëpo në sajë të përvojës dhe përkrahjes te parezervuar nga anëtaret e LVV dhe kolegët ia dolëm.

"Bota sot": Si e keni pritur momentin që e keni kuptuar se jeni pjesë e listës së VV-së për deputete?

Mirlinda Tishukaj-Sadiku: Kam qenë e vetëdijshme, që konkurrenca ishte jashtëzakonisht e madhe por duke pasur parasysh që LVV merr për bazë meritat, kontributin në parti, kontributin në asamble dhe barazinë gjinore për mua si Mirlindë është privilegj, nder dhe respekt që të jem pjesë e kësaj liste ku ka edhe shumë djem, vajza e gra të zonja, e edhe më nder kur listës i prin z. Albin Kurti.

"Bota sot": Si e shihni punën e Qeverisë së udhëhequr nga Hoti?

Mirlinda Tishukaj-Sadiku: Qeveri pa legjitimitet të plotë e cila nuk arriti të bëjë mjaftë as në aspektin shëndetësor (në rajon po bëhet vaksinimi Anti-Covid) e ne nuk e dimë saktësisht kur do ndodhë tek ne, aspekti ekonomik -pakoja e rimëkëmbjes nuk e pati efektin tek ato biznese të cilat kishin vërtetë nevojë (të vogla dhe të mesme).

"Bota sot": Si mendoni se është menaxhuar pandemia nga Qeveria Hoti?

Mirlinda Tishukaj-Sadiku: Ka mundur të menaxhohej më mirë si në aspektin shëndetësor, ekonomik. Më lejoni të ceku një fakt në një bisedë me një polic, më thotë se nga paga iu është ndalur 100 euro për, shkak të pandemisë e ata ishin në vijën e parë dhe edhe shumë prej tyre janë infektuar por edhe është e lodhshme ndërrimi 12 orësh atëherë me çfarë logjike ndodhe kjo?!

"Bota sot": Cili do të jetë ndikimi i diasporës në rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit?

Mirlinda Tishukaj-Sadiku: Shoh në mobilizim të jashtëzakonshëm në saje të kontakteve me disa prej tyre, dhe mendoj që përkundër procedurave të stërzgjatura administrative, kostos financiare e di që shumë aplikacione nuk do procesohen (shume prej tyre nuk kanë marrë konfirmime) megjithatë vota e mërgatës e që sipas të gjitha gjasave është votë për LVV do ndikojë dukshëm në rritjen e përqindjes së fitores së LVV në nivel vendi.

"Bota sot": Sa është e vështirë të jesh grua në politike?

Mirlinda Tishukaj-Sadiku: Nuk është e lehtë aspak të jesh në politikë e sidomos në Kosovë sepse krahas politikës ke obligime familjare, profesionale, nënë, grua dhe nëse nuk menaxhoj mirë më kohen e vështirë ti arrish të gjitha. Por një gjë duhet ditur kur kërkon votë ju kërkoni besim e atë besim e keni obligim ta bëni me punë por padyshim një përkrahje të madhe e kam edhe nga bashkëshorti dhe rrethi familjar.

"Bota sot": A do të jeni zëri i fuqishëm i grave në Kuvendin e Kosovës?

Mirlinda Tishukaj-Sadiku: Padyshim që po nëse isha njeri nga zërat më të fuqishëm e më arsyeshmëri në Kuvendin Komunal të Vitisë për 7 vite për bursa të studenteve, taksa, barazi gjinore të njëjtën do e bëj edhe nëse me besohet mandati nga qytetarët.

"Bota sot": Cilat janë çështjet kryesore që do t'i shpalosni në Kuvend, nëse futeni si deputete?

Mirlinda Tishukaj-Sadiku: Pasi që punoj që 17 vite në fushën e arsimit kontributi im është në këtë sferë, mos kyçja e komunës së Vitisë në Autostrade (padrejtësi nder vite), përkrahje konkrete për personat me aftësi të kufizuar, përkrahja e grave fermere, barazia gjinore etj.

"Bota sot": Çfarë pritni nga VV-ja në këto zgjedhje?

Mirlinda Tishukaj-Sadiku: Nga LVV pres që me programin kualitativ që do prezantohet në ditët në vazhdim të ju qëndroj prapa atyre zotimeve dhe ta kthej shpresën se në këtë vend ende ka shprese për të jetuar.

"Bota sot": Në fund a keni ndonjë mesash për anëtarësinë dhe ma konkretisht për votuesit tuaj?

Mirlinda Tishukaj-Sadiku: E di qe seancat e Kuvendit Komunal të Vitisë nuk kanë shikueshmëri të lartë por ju premtoj se sikur që isha zë i fuqishëm (mbi 200 çështje e pyetje të ngritura) ashtu do jem edhe në Legjislaturën e re nëse më jepet mundësia. Do jem gjithmonë një zë i arsyeshëm, këmbëngulës dhe argumentues me aq sa kam dije dhe njohuri. Dhe unë jam e frymëzuar nga prindërit që në këtë botë të bëjmë vepra të mira dhe të kontribuojmë në të mirën e këtij vendi për shkak se e kemi obligim nga sakrificat e mëdha të bëra nder vite e dekada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat