Vrasja e Tetajt/ Hasani beson se ajo ndodhi nga pakujdesia, hedh kritika mbi kryeprokurorin e gjyqësorin

Intervista

Vrasja e Tetajt/ Hasani beson se ajo ndodhi nga pakujdesia, hedh kritika mbi kryeprokurorin e gjyqësorin

Më: 14 prill 2021 Në ora: 17:13
Pamje nga vrasja e Tetajt

Fejzullah Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Supreme ka komentuar rastin e vrasjes së Agonis Tetajt nga i dyshuari Shaban Gogaj, e ndodhur në shtator të vitit 2018 në kompaninë “Gogaj AG” në Deçan. Në bazë të pamjeve që ai ka parë, më shumë është i prirë për të besuar se aty ka pasur vrasje nga pakujdesia.

“Nëse e shikoni me vëmendje, ju e shikoni se ai (Shaban Gogaj) nuk ka pas target fare, domethënë shtënia e tij nuk ka qenë target, target dukeshin se ishin të tre, që ka mund secilin nga këta tre të goditet, se ky ka gjuajt në drejtimin e tyre, ngase këto armë me gas nuk prodhojnë pasoja”, ka thënë Hasani në një intervistë në DTV.

Hasani ka hedhur kritika edhe ndaj sjelljes së zyrës së kryeprokurorit i cili ka vendosur të ndërrohet prokurori i rastit pasi ka kërkuar që të ndryshohet aktakuza nga vrasje e rëndë në vrasje nga pakujdesia.

“Sjellja e zyrës së Kryeprokurorit, ajo ka qenë që nuk e njeh praktika gjyqësore, praktika nuk e njeh, thirrjet e tilla në opinion për ta ndërru prokurorin, as nuk mund të ndodh kund në botë, as nuk e njeh një mundësi të tillë. Për mua shkelja më flagrante ka qenë pikërisht prononcimi i Kryeprokurorit, ngase Prokurori është i lirë që ai të kualifikojë veprën si ai mendon që është në përputhje me ligjin”, ka thënë Hasani.

Sipas tij në momentin kur përfundon procedura penale, Gjykata në asnjë mënyrë nuk ka mund më ta kthejë çështjen siç ka vendos Gjykata, për shkak se i pandehuri e kishte pranu fajësinë dhe me pranimin e fajësisë Gjykata ishte pajtu.

Më poshtë gjeni intervistën e transkriptuar:

E kemi pa ndryshimin e veprës penale të Prokurorisë për rastin e vrasjes së Agonis TETAJ, u bë sipas drejtësisë, Prokuroria, Prokurori dhe ashtu sic e ka parë ai, apo mund të ketë element të korrupsionit për të ndryshuar aktakuzën ndaj të dyshuarit Shaban GOGAJ, si e keni pa prej këndvështrimit tuaj, gjithë ajo bujë dhe gjithë ai mekanizëm, dolën edhe pamjet?

Hasani: Unë e kam pa, vërtetë është e tmerrshme ajo për familjen e viktimës, por edhe për familjen e autorit të kësaj vrasje, mirëpo ligji te ne njeh 3 lloj vrasje, ligji por edhe çdokund e drejta penale në botë njeh 3 lloj vrasje, vrasjet e rëndomta, të rënda, por edhe vrasje të privilegjuara, ose vrasje nga pakujdesia, domethënë vetë fjala vrasje nga pakujdesia do të thotë kur ti je i pakujdesshëm, i pavëmendshëm dhe e vret tjetrin pa pasur dashje për ta vrarë.

Tash ti nëse e merr, unë po flas si jurist, si teoricient, si prakticient, ngase gjithë karrierën time kam kalu në sistem gjyqësor në të gjitha nivelet, si avokat, si gjyqtar i shkallës së parë, të dytë, të Supremes, vështirë është për të besu se ka ekzistu qëllimi i dikujt për ta vrarë dikënd, kur nuk din kush që ka pas një të keqe mes viktimës dhe vrasësit.

Prokurori ka të drejtën me ricilësu veprën penale kur konsideron se është e tillë, domethënë tash unë pa hy në detaje, por unë pak besoj, anipse e di unë që ka pas reagime të shumta, unë kam pa reagime të opinionit, reagime të komunitetit që nuk e njohin atë fushë, që gjithnjë është dukur se kanë qenë në një aspekt të ndikuar nga dhembshmëria që ka shkaktu, se vërtetë ajo krijon neveri, krijon dhimbje, krijon edhe për mu kur e shoh një djalë i cili e humb jetën, pa asnjë, domethënë në mënyrën më banale të mundshme, mirëpo unë thashë nëse ngjarja është ashtu si përflitet se kanë ekzistu dy revole, njëra ka qëndru në këllëf, ndërsa kjo me gas ka qëndru jashtë këllëfit dhe nëse është e vërtetë që dikush e ka ndërru atë revole, që po del që po, gabimisht e ka ndërru, në vend që me e fut në këllëf vrasësen, e ka fut këtë me gas dhe ky s’ka pas kurrë të keq me të, nuk din kush që ka pas të keq me të.

Vrasja mund të ndodh aty për aty, qëllimisht aty për aty, në grindje e sipër, nuk shikon rrethana, e humb atë gjykimin e arsyeshëm dhe mbizotërojnë ndjenjat në arsye dhe mund ta vrasësh njeriun, mirëpo pa konflikt paraprak, të mëhershëm, pa konflikt në moment dhe nëse, unë po flas nga prizma e spektatorit që sheh nga distanca virtualisht, pa e pa, e pa i lexu ato dosje e shkresa të lëndës, mirëpo nëse e shikoni me vëmendje, ju e shikoni se ai nuk ka pas target fare, domethënë shtënia e tij nuk ka qenë target, target dukeshin se ishin të tre, që ka mund secilin nga këta tre të goditet, se ky ka gjuajtë në drejtimin e tyre, ngase këto armë me gas nuk prodhojnë pasoja.

Unë vetë kam rastis në një rast në hotel, ku i kam pa duke gjuajtë grupi me grup, me këto armë me gas duke gjuajtë dhe nga shkresat e lëndës, sipas shkrimeve po flas gjithnjë, disa nga ata punëtorët thonë se ne disa herë jemi thirrë në market, me këtë revole jemi gju që me na dëgju e me ardhë e me u kthy.

Unë thashë krejt bashkëndjej dhimbjen e asaj familje që ka humb, nuk ka vrasje më të tmerrshme, më humbje më të tmerrshme, mirëpo ligji e njeh vrasjen nga pakujdesia, po e shihni vetë emri vrasje nga pakujdesia, e vret pa qëllim për ta vrarë, tash është pytja tjetër, është goxha vështirë për ta bind dikënd se në praninë e kamerave, të cilat janë në funksion për 24 orë, ti pa asnjë të keq po e nxjerr revolen dhe po e vret njeriun, që mundësitë janë për të vra dhe kamuflu vrasjen në mënyra krejt tjera, e jo në mënyrë të tillë aq transparente.

Unë të thashë nuk mund të them tash me përpikëri a ishte a s’ishte, por nga ajo cka kam pa virtualisht nëpër media, unë më shumë jam i prirur për të besu se aty ka pasur vrasje nga pakujdesia.

z. Hasani, dëshmitari tregon se më herët i ndjeri Tetaj kishte thënë se po na bën shumë presion, është shumë i vrazhdë me ne, a merren këto sikur shtytje edhe gjesti i tij kur ta ndërpret telefonin nuk është me thënë ashtu i butë, është me një nervozë prej diku tjetër dhe vjen aty, domethënë e ndërpren telefonin dhe shkon direkt te arma, a mund të quhen këto në Gjykatë si tendencë ose provë që nuk ka qenë vrasje nga pakujdesia?

Hasani: Ne diku, unë po flas vij nga regjioni i Gjilanit dhe nuk e di dikund në vitin 2003 apo 2004, djalin e vëllaut të një gjyqtari të Gjykatës në Gjilan, e thirr një shok i tij, dy të dyshuar afër 18 vjeç, por më pak se 18, shokë të ngushtë ishin edhe ky i thotë a bën po du me pa revolen edhe ky e merr revolen në prag të shtëpisë, atë gishtin në mekanizmin ndezës, nga i shkrep gishti në lulë të ballit dhe e lë të vdekur atë djalin, ai është shpallë fajtor si i mitur, është dënu për vrasje nga pakujdesia dhe vetëm ata dy kanë qenë, askush tjetër s’ka qenë se nuk ka mund kush tjetër me nxjerr, përveç vrasje nga pakujdesia, ashtu si e ka shpjegu versionin se i ndjeri ka vdek, veç këta dy kanë qenë, si e ka shpjegu ky se aty i ndante vetëm një gjumë bashkë, ata ishin natë e ditë bashkë edhe ai e vrau me revole, domethënë me revole në prag të shtëpisë së vetë.

Ky mund me siguri të plotë të deklarohem dhe nuk jam në rrjedhë të ngjarjes, unë po flas nga leximet që kam bë nëpër portale, nga ato që i kam pa që janë shfaq edhe kamerat edhe po flas si jurist, për mu është vështirë e kapshme dikush pa pas asnjë të keq, kurrë pa pas asnjë të keq, çështjen si menaxher ai mund të jetë arrogant, ajo është çështje diçka tjetër, menaxherët edhe nëpër institucione, dikush është më arrogat e dikush është më skofjar, më i sjellshëm, domethënë nuk e determinon ajo për kaq, ajo se ai ka pas ndonjë qëllim, për që duket se është vagabond, tash ndoshta është fjalë e rëndë, duket që është i llastuar, nonshalant, i pakujdesshëm, nga vetë sjelljet duket që ai ka qenë i tillë, mirëpo vështirë është për të nxjerrë përfundime se ka dashtë për ta vrarë në praninë e kamerave, në praninë e gjithë këtyre njerëzve, se ai kur don me vra ju thotë largojuni ju.

Mirëpo foto që ishte avokati mbrojtës i z. Gogaj, a jep dyshime që avokati dhe prokurori kanë çka edhe pse u munduan mos ta pranojnë?

Hasani: Ajo, e kam pa unë atë, ishte me kryeprokurorin e Prokurorisë së Gjilanit, ish-kryeprokurorin, tani kryesuesin e Këshillit Prokurorial në Gjilan, mirëpo të drejtën me thënë meqenëse…

A kanë të drejtë me u taku?

Hasani: Jo unë po të them, meqenëse i përket komunitetit të njëjtë, është e pamundur me shmang takime, kontaktet, menjëherë koincidon në këto lloj takimesh dhe është vështirë me bind opinionin që këtu ska pas ndonjëherë, mua shpeshherë kanë ardhë me më fotografu, kam qenë Kryetar i Gjykatës Supreme, kam qenë gjyqtar, s’ta ndalon kërrkund, kemi pas mbledhje, nuk mundesh me ndejtë me gjyqtarin që e ke lëndën, se vetë puna ty të lidh, nuk mund t’i shmangesh, mos të izolohesh, mos të pish kafe kurrë veç pse është avokat, unë kam qenë avokat, kam pi edhe unë me gjyqtarë na ka ra…

Po familja pretendonte që Prokurori ka qenë i lëndës?

Hasani: Po për atë unë thashë, tash ti nganjëherë janë këto takimet që të kushtoj, mund të jenë takime që janë vërtetë shoqërore, vërtetë të rastësishme aty për aty, por është vështirë për ta bind opinionin se pas ndodhjes së ricilësimit se diçka ska pas me Prokurorin, por unë një po ua them sjellja e zyrës së Kryeprokurorit, ajo ka qenë që nuk e njeh praktika gjyqësore, praktika nuk e njeh, thirrjet e tilla në opinion për ta ndërru prokurorin, as nuk mund të ndodh kund në botë, as nuk e njeh një mundësi të tillë, ngase…

Ka pas shkelje nga ana e Kryeprokurorit me thirrje?

Hasani: Për mua shkelja më flagrante ka qenë pikërisht prononcimi i Kryeprokurorit, ngase Prokurori është i lirë që ai të kualifikojë veprën si ai mendon që është në përputhje me ligjin, janë procedurat ankimore nëse eventualisht ai ka abuzu, janë procedurat të shpërdorimit të detyrës zyrtare, mund të përgjigjet penalisht, por jo ti të dalësh e të thuash, edhe prej kur ekziston që është ndërtu ky sistem gjyqësor, edhe në vendet e botës së tretë, ku sundimi i ligjit apo standartet janë nën çdo nivel, nuk ka mundësi të ndërrohet prokurori pasi të mbyllet procedura penale.

Krejt këto procedura që kanë ndodh nga ana e caktimit të prokurorit tjetër, pastaj gjykata për ta kthy çështjen, krejt këto kanë qenë procedura, asnjë emër tjetër s’kanë përveç procedura klandestine, domethënë që nuk i njeh ligji, asnjë bazë ligjore nuk e kanë.

Nuk ka mundësi, ato kanë qenë procedurat ankimore, në momentin kur përfundon procedura penale, Gjykata në asnjë mënyrë nuk ka mund më ta kthejë çështjen siç ka vendos Gjykata, për shkak se i pandehuri e kishte pranu fajësinë dhe me pranimin e fajësisë Gjykata ishte pajtu.

Por sikur të mos ta kishte pranu fajësinë, Gjykata para se të vendoste për çështjen kryesore, mund të thoshte një provë më paska mbet e pasqaruar dhe po kthehem, por këtu nuk ka qenë ajo situatë, këtu e ka pranu fajësinë, domethënë s’ke çka merresh më me fakte, e vetmja mundësi kanë qenë procedurat ankimore.

Këto procedura si ka vepru Kryeprokurori janë unikate, që janë jashtë çdo standardi e norme ligjore dhe çdokund në botë ajo tërheq përgjegjësi, së paku disiplinore, por edhe vendimi i Gjykatës për ta kthy çështjen është vendim që nuk është pa, e as nuk ka mbulesë ligjore askund, kështu që unë vështirë…

A jeni këshillu ju si kryetar i Gjykatës, a ju kanë thirr Gjykata, psh. Gjyqtari i lëndës se si të veprojmë me këtë rast, a ka marrë këshilla dika apo?

Hasani: Jo, fare, unë po e them një gjë, po e them me bindje të plotë, kur si gjyqtar dhe si prokuror ke deficienca në dije, atëherë je i pasigurt dhe bjen pre e opinionit, ngase gjyqtarët dhe prokurorët fare nuk duhet të merren me opinionin, unë e di që është e dhimbshme mënyra se si ka shku ai djalë, mirëpo nuk mund të bie pre e opinionit Prokurori e as Gjykata edhe gjyqtari që është në nivelin minimal, kurrë s’do e bënte por ai do e respektonte ligjin, është mbyllë seanca gjyqësore, janë mjetet juridike, janë mjetet ankimore, çdo gjë tjetër ka qenë jashtë çdo procedure ligjore, që nuk e njeh ligji, as mundësinë me dal në media Kryeprokurori që të ndërrohet Prokurori.

Prokurori në moment kur e thotë fjalën përfundimtare, misionin Prokurori në aspektin e shkallës së parë ka përfundu, roli i Prokurorit mund të vjen në shprehje me rastin e procedurave ankimore e jo aty, por aq më pak Kryepokurori me thënë ndërroje, ngase thashë çdo Prokuror është i lirë me cilësimin juridik, është i lirë ngase këtë e garanton standardi, ligji, nëse merresh, edhe Kushtetuta edhe Ligji, edhe shoqata e prokurorëve i ka ato standartet ndërkombëtare dhe evropiane që prokurori është i lirë të bëjë ricilësimin.

Nëse ti mendon që ai e ka keqpërdorur detyrën zyrtare, ti mund të fillosh procedurat penale dhe ai dënohet me burgim nëse ka abuzu me detyrën zyrtare, a jo ti pse ai e ka ricilësu, se atëherë prokurori s’po guxojka kërrkund me ricilësu.

Tash nuk përjashtohet mundësia me gabu, edhe gabimet janë të mundshme, po të mos ishin ato gabime, por janë nivele, Gjykata e shkallës së parë, e shkallës së dytë, Gjykata Supreme, domethënë çdo gabim ti nuk mund ta penalizosh prokurorin nëse ai ka gabu, ne sa gabime kemi në cilësim juridik, edhe me dal në atë mënyrë pse ka reagu opinioni, pse ka reagu ky, domethënë unë besoj që për këtë rast ka me u shkru shumë për shkak të skandaleve që kanë ndodh.

Unë nuk ma merr fare mendja që mundet ai vendim me kalu në instancat gjyqësore, sepse thashë është jashtë të gjitha procedurave që i parasheh ligji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat