Prishtina ka nevojë për një kryetar si Arben Vitia, po punojmë për fitore mbi 55%

Intervista

Prishtina ka nevojë për një kryetar si Arben Vitia, po punojmë për fitore mbi 55%

Nga: Mimozë Lakna Më: 21 shtator 2021 Në ora: 14:00
Violeta Kika

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për Asambleiste në Komunën e Prishtinës, Violeta Kika, në një intervistë për gazetën “Bota sot ka thënë se ky subjekt politik është i përgatitur për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kika i ka konsideruar joserioz kundër-kandidatët e kandidatit të VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia. Ajo ka thënë se janë duke punuar që në zgjedhjet e 17 tetorit të arrijnë fitore mbi 55% të rezultatit zgjedhor.

Intervista e plotë:

“Bota sot”: Sa jeni të përgatitur si degë e LVV-së në Prishtinë për zgjedhjet e ardhshme komunale?

Violeta Kika: Si çdo palë zgjedhje edhe këto jemi të përgatitur shumë mirë, jemi subjekti i vetëm që as një herë nuk kemi pas kundërshtim për procese të tilla.

“Bota sot”: A mund të na bëni një prezantim të shkurtër?

Violeta Kika: Jam një qytetare e Prishtinës, që e kam pa ndryshimin në çdo stinë për 44 vite, dhe shumë e zhgënjyer me degradimin që vazhdon ti ndodhë qytetit. Jam e diplomuar në Administrim Biznesi, me një bagazh të madh profesional, gjithmonë në sektorin privat. Jam përkrahëse e Lëvizjes që nga 11 Shkurti i 2007 dhe anëtare- aktiviste nga viti 2014.

“Bota sot”: Cilat janë synimet tuaja dhe çështjet që do t`i ngrisni si asambleiste?

Violeta Kika: Kam pasur fatin e madh që u rrita në një ndër lagjet që është shembull për urbanizëm, pra në Ulpianë dhe tash jetoj në Matin 1.

Gjatë kësaj pandemie me një rutinë komplet të ndryshuar, kam pas kohë dhe mundësi ti shoh të metat e lagjeve për rreth po edhe të lagjes ku jetoj në veçanti. Prej një oaze në Ulpianë të vazhdosh jetën në Matin 1 është kogja sfidë dhe motiv për garën e ulëses në asamble. Megjithatë konsideroj që jo veç Mati si lagje e re e që nevojat i ka më të mëdha se lagjet tjera, por Prishtina si kryeqytet ka nevoja shumë të mëdha. E sidomos ndryshimi i ambientit është imidiat, malet po prehen, ujërat e lumenjve rrjedhës po ndoten, po jetojmë në mbeturinat elektronike dhe kemi harru që shëndeti është në gjelbërim dhe ambient të pastër. Kjo është veç një nga çështjet, e dyta dhe me rëndësi të njëjtë e që do intervenim të shpejtë janë nën-ndërtimet, gjithmonë nisem nga Ulpiana dhe lagjet e vjetra, nën-ndërtimet janë bomba të kurdisur, sipas ekspertëve të ndërtimtarisë. Kjo çështje do një zë të fuqishëm përbrenda Kuvendit Komunal. Edhe një, e hiq më pak e rëndësishme, dezinsektimi. Banorët e B.Diellit, Ulpianës, Dardanisë, Aktashit, te Qafa, vuajnë nga mbipopullimi me insekte, e që dezinsektimi individual nuk hynë në punë. Qytetarit po shpenzon po pa dobi.
Të gjitha këtyre edhe shumë problemeve tjerave, si në qytet po edhe në fshatrat e komunës tonë, ju duhet një qeverisë ndryshe. Një harmonizim e bashkëpunim i pastër dhe jo selektiv, një Bashkë Qeverisje.
 

“Bota sot”: Si e vlerësoi qeverisjen e deritashme në kryeqytet?


Violeta Kika: Prishtina ka qenë në ngritjen e saj, vetëm një 4 vjeçar, 2013-2017. Atë kohë nisi kthimi i qytetit te qytetari, drejtorit që atëkohë janë drejtuar nga anëtarët besnik të Lëvizjes kanë qenë më të suksesshmet. Kadastri, Shëndetësia, Urbanizimi, Kultura, Inspeksioni, janë këto që për to është folur më së shumti, e drejtorët e tyre edhe janë kërcënuar. Besoj që mjafton kjo përgjigje për të kuptuar që nuk e vlerësoj fare, mjafton të ecësh 50m në rr. Muharrem Fejza për ta kuptuar keq qeverisjen aktuale.

Image
Violeta Kika, rr. Muharrem Fejza në prapavijë


“Bota sot”: Çka i mungon sot Prishtinës sipas jush?


Violeta Kika: Një qeverisje e guximshme dhe me vizion. Kur e ke guximin dhe vizionin, çdo gjë arrihet. Guxim, vizionin, pastërtinë e qeverisjes e ka vetëm Lëvizja Vetëvendosje.

“Bota sot”: Si i vlerësoni kandidimin e z. Arben Vitia për kryeqytetin, meqë kandidmi i tij po përcillet me kritika nga opozita?


Violeta Kika: Duhet ditur që kandidati jonë nuk ka nisë ende fushatën, ai po vazhdon të kujdeset për shëndetin publik të Prishtinës dhe krejt Kosovës.
Secila kritikë e opozitës po e zbulon turpin e tyre 20 vjeçar, si në politikë qendrore ashtu edhe në atë lokale. Në kohën kur pandemia dhe virusi ishin të panjohur për gjithë botën, me një mocion turpi u ndërrua qeveria dhe u vodh mandati, secili deputet që ngriti dorën për mosbesim duhet te nisë kritikën prej veti dhe prej ku flet. Çdo kritik me vend është e mirëseardhur, kritikat me vend na ndihmojnë në qeverisje dhe e rrisin bashkëpunimin tonë. Problemi me këtë opozitë nuk është kritika po shpifja. Po një është e sigurt, Arben Vitia dhe secili Ministër i Vetëvendosjes, opozitën dhe kritikën e kanë më të ashpër brenda subjektit. Andaj e kanë këtë shkëlqimin e madh në punë. Përndryshe nuk do ta kishim këtë sukses që e kemi çdo ditë.

“Bota sot”: Kur jemi në këtë pikë, çfarë mendimi keni për kundërkandidatët e z. Vitia?

Violeta Kika: A ka a?! Sinqerisht nuk është se kam menduar ndonjëherë për ta, se nuk ndjej që janë kundërkandidat serioz. Qytetarët e Prishtinës janë të fokusuar nga ne, dhe Prishtina ka nevojë për Arben Vitinë.

“Bota sot”: Çfarë do t`i ofroni qytetarëve të Prishtinës, më shumë se sa kandidatët e tjerë?


Violeta Kika: Sigurisht nuk kemi se ku ti ikim togfjalëshit, të njohur. Ndershmëri, transparencë, punë. 20 vjet aq shumë i kanë devalvu këto fjalë, që edhe mu më vjen keq ti them me raste. Është një fjalë e mirë popullore, " rrushi tu e pa rrushin piqet " e kemi qeverisjen qendrore shembull qysh do të duket qeverisja lokale. Nuk do të ju ofroja, do tu thosha, që 14 vjet aktivitet nuk do ti humbi për as një tundim, e as për një pozitë apo favor. Ndershmërinë në punë, ua kemi borxh heronjve të rënë për Lëvizjen.

“Bota sot”: A duhet të shkurtohet apo të mos mbahet fare fushata zgjedhore, bazuar në numrin e madh të rasteve me CoVID-19?

Violeta Kika: Fushata veç ka fillu, prapë me vullnet të opozitës, njëjtë sikur pas mocionit të 2020-s ne do ti fitojmë, këtë herë do të punojmë për 55.28% më 17 Tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat