Anëtarësimi i Finlandës në NATO, ambasadori Nissinen ka një porosi për Kosovën

Intervista

Anëtarësimi i Finlandës në NATO, ambasadori Nissinen ka një porosi për Kosovën

Më: 5 prill 2023 Në ora: 09:14
Matti Nissinen

Finlanda do të jetë e përkushtuar për oftuar siguri dhe stabilitet për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka theksuar ambasadori i këtij vendi në Kosovë, Matti Nissinen.

Në ditën kur Finlanda u bë anëtarja e 31-të e Aleancës Veri-Atlantike (NATO), ambasadori Nissen garantoi se ky vend do të vazhdoj mbështetjen për Kosovën.

“Finlanda ka qenë e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin këtu në Ballkan për shumë e shumë vite dhe ne patjetër do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Nissien.

“Që nga koha e presidentit Martti Ahtisaari ne kemi qenë plotësisht të përkushtuar në promovimin e së ardhmes së Kosovës në organizatat evropiane dhe euroatlantike dhe patjetër do të vazhdojmë ta japim atë mbështetje të palëkundur për Kosovën edhe në të ardhmen”, shtoi ai.

Ambasadori Nissien u shpreh se antarësimi i Finlandës në NATO është historike.

“Ne kemi qenë shumë afër NATO-s tashmë më herët me stërvitje në aktivitete të ndryshme të përbashkëta me NATO-n, gjithashtu në të njëjtën kohë shumë gjëra mbeten të njëjta me Finlandën, por prapë se prapë kjo është një ditë e rëndësishme historike për ne”, u shpreh ambasadori finlandez.

Në mesazhin dërguar popullit të Kosovës, ambasadori i Finlandës në Prishtinë potencoi se mbështetja për vendin tonë do të vazhdoj në politikën finlandeze.

Liderët tanë politikë kanë theksuar vazhdimisht dhe publikisht se Finlanda mbështet anëtarësimet e ndryshme ndërkombëtare të Kosovës në organizata, qoftë në Këshillin e Evropës apo Bashkimin Evropian apo përfundimisht edhe anëtarësimin në NATO dhe politikanët tanë e kanë thënë këtë publikisht dhe jam i lumtur ta përsëris këtu me ju sot, dhe kjo është diçka që do të vazhdojë patjetër në politikën finlandeze.

Në këtë intervistë, ambasadori Nissien ka folur edhe për atë se çfarë ofron Finlanda në aspektin e sigurisë në NATO.

Intervista e plotë

Zotëri ambasador, urime për anëtarësimin e Finlandës në NATO. Çfarë do të ndryshojë për Finlandën dhe për NATO-n sot pas anëtarësimit zyrtar në këtë aleancë?

Faleminderit para së gjithash për urimet, është vërtet një ditë historike për Finlandën dhe do të thoja që edhe për arkitekturën e sigurisë evropiane kjo është ditë shumë e rëndësishme.

Teksa flasim, Finlanda bëhet shteti i 31-të anëtar i NATO-s, kështu që është një ditë shumë e madhe për ne finlandezët dhe me këtë anëtarësim Finlanda bëhet anëtare e plotë e NATO-s që natyrisht nënkupton edhe Nenin 5 të garancisë kolektive të mbrojtjes për Finlandën.

Kjo është diçka që patjetër do të ndryshojë për Finlandën, por në të njëjtën kohë ne kemi qenë shumë afër NATO-s tashmë më herët me stërvitje në aktivitete të ndryshme të përbashkëta me NATO-n, gjithashtu në të njëjtën kohë shumë gjëra mbeten të njëjta me Finlandën, por prapë se prapë kjo është një ditë e rëndësishme historike për ne.

Ne lexuam deklaratat e disa zyrtarëve rusë se nuk janë të lumtur për anëtarësimin e vendit të juaj në NATO, a përbën kjo ndonjë kërcënim për Finlandën tani?

Së pari, ne nuk konsiderojmë se ka ndonjë kërcënim ushtarak ndaj Finlandës, politika dhe veprimet tona janë të tilla që synojmë të rrisim stabilitetin dhe paqen në rajonin tonë dhe më gjerë, kështu që kjo është pika e fillimit për politikën e Finlandës.

Ne e konsiderojmë veten si një ofrues sigurie, jo një konsumues, kështu që ky është një element shumë i rëndësishëm i politikës finlandeze dhe nuk do të ndryshojë as me anëtarësimin në NATO, në të njëjtën kohë sigurisht që për shumë e shumë vite jemi kujdesur për mbrojtjen tonë kombëtare dhe ne do të vazhdojmë të zhvillojmë forcat tona mbrojtëse edhe në të ardhmen.

Tani si anëtare e NATO-s, çfarë mund të bëjë Finlanda më shumë për shtetet e Ballkanit dhe veçanërisht Kosovën?

Finlanda ka qenë e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin këtu në Ballkan për shumë e shumë vite dhe ne patjetër do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.

Që nga koha e presidentit Martti Ahtisaari ne kemi qenë plotësisht të përkushtuar në promovimin e së ardhmes së Kosovës në organizatat evropiane dhe euroatlantike dhe patjetër do të vazhdojmë ta japim atë mbështetje të palëkundur për Kosovën edhe në të ardhmen.

Ne kemi qenë mjaft aktivisht prezent për shumë vite këtu në vend, qoftë në trupat e KFOR-it apo misionet e BE-së, kjo është diçka që ne ende jemi të përkushtuar ta promovojmë.

Mesazhi i juaj për popullin e Kosovës?

Liderët tanë politikë kanë theksuar vazhdimisht dhe publikisht se Finlanda mbështet anëtarësimet e ndryshme ndërkombëtare të Kosovës në organizata, qoftë në Këshillin e Evropës apo Bashkimin Evropian apo përfundimisht edhe anëtarësimin në NATO dhe politikanët tanë e kanë thënë këtë publikisht dhe jam i lumtur ta përsëris këtu me ju sot, dhe kjo është diçka që do të vazhdojë patjetër në politikën finlandeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat