​Joseph: ShBA dhe BE-ja s’po e trajtojnë në mënyrë strategjike çështjen e Kosovës

Intervista

​Joseph: ShBA dhe BE-ja s’po e trajtojnë në mënyrë strategjike çështjen e Kosovës

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 09:46
Eduard Joseph

Profesori amerikan nga universiteti “Johns Hopkins”, Edëard Joseph, ka thënë se ShBA-ja po bën një gabim të madh që po e mban Kosovën përgjegjëse për situatën e tensionuar në veri të vendit. Ai ka kritikuar ShBA-në dhe BE-në për mungesë strategjike në trajtimin e çështjes së Kosovës.

Në një intervistë për The Geopost, Joseph ka folur për artikullin e tij të publikuar dy ditë më parë në Foreign Policy, në të cilin ka shkruar edhe për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga njësia speciale anti-terror e Serbisë dhe ajo e ushtrisë serbe.

Joseph ka theksuar se policia serbe duhet të jetë pesë kilometra larg kufirit. Ndërsa ka thënë se sulmet e serbëve ndaj ushtarëve të KFOR-it janë fyerje dhe ShBA duhet të zgjohet veçanërisht për këtë.

“Pra, SHBA duhet të zgjohen, veçanërisht pas këtyre sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it, kjo është fyerje. Kam shkruar në artikulli për kokteje molotovi, që kërkojnë përgatitje. Nëse merrni kohë për t’i përgatitur, kjo do të thotë se Beogradi ka shumë të ngjarë të dijë, qeveria serbe ta dijë se kjo po ndodh, dhe numri dy do të thotë se ju keni ndërmend të bëni sulme. Ju nuk keni ndërmend të vini të protestoni në mënyrë paqësore. Dhe pastaj vijmë në pikën e fundit. E cila është, kemi ironinë, ku serbët po protestojnë vetë duke thënë se duan demokraci”, ka thënë ai.

Intervista e plotë:

The Geopost: Zoti Joseph, faleminderit për këtë intervistë për The Geopost. Le të fillojmë duke thënë se dy ditë më parë keni shkruar një artikull në Foreign Policy duke folur për luftën në Ukrainë, agresionin rus kundër Ukrainës dhe krahasimin me Ballkanin. A mund ta komentoni atë artikull për The Geopost?

Edward Joseph: Thelbi i artikullit tim ishte se SHBA-ja po bën një gabim me gjithë këtë faj që i vë Prishtinës, kryeministrin Kurti, i cili e ka njëfarë faji, por ka një faj të përbashkët dhe këtë e shkruaj në artikull, por duke mos e fajësuar Vuçiqin për përgjegjësitë e tij, të cilat janë shumë të larta për këtë situatë dhe ndoshta për përkeqësimin e krizës tani me arrestimin e tre policëve specialë të Kosovës, por duke e lëvduar atë dhe nëse pyesni për luftën në Ukrainë, po them se Putin beson se po fiton në Ballkan jo në Perëndim. Kështu që unë përshkruaj dhe shpjegoj në artikull, dhe jap shembuj se pse është kështu, dhe se si SHBA dhe BE nuk po e trajtojnë çështjen e Kosovës në mënyrë strategjike. Pra, kjo është pika e artikullit tim.

The Geopost: Faleminderit z. Jozeph.Ju thatë se ne kemi problem në veri të Kosovës.Si e shihni situatën në veri dhe çfarë mund të bëjë Prishtina tani për t’ia ndrruar mendjen politikës amerikane?

Edward Joseph: Shihni, situata madje është përshkallëzuar në 24 orët e fundit me arrestimin e këtyre tre policëve të Kosovës. Dhe unë, si të tjerët, theksoj Marrëveshjen e Kumanovës. Kjo është marrëveshja Beograd-NATO që i dha fund bombardimeve 20 vjet më parë, Marrëveshja e Kumanovës, që krijon këtë zonë sigurie prej 5 kilometrash në terren. Është në anën tjetër të kufirit. Kjo do të thotë se policia serbe nuk duhet të jetë as brenda 5 kilometrave. Dhe kjo është një pikë shumë e rëndësishme.

Dhe kjo çështje tani është në duart e NATO-s, para së gjithash. Sepse në radhë të parë bëhet fjalë për marrëveshjen e NATO-s me Serbinë. Pra, NATO dhe KFOR-i duhet të përdorin gjykimin e tyre profesional, dhe edhe nëse nuk duan ta thonë publikisht, duhet të informojnë Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera të rëndësishme të Bashkimit Evropian dhe të vërtetojnë këto fakte themelore. Kjo është pika e parë. Numri dy është ajo që duhet të bëjë Prishtina dhe çfarë duhet të bëjnë kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani. Dua të them që ju përdorni një fjalë: burrë shteti. Statesmanship, kjo është fjala që përdorim në anglisht. Do të thotë të ngrihesh mbi nivelin e një politikani të zakonshëm.

Do të thotë të arrish nivelin e një lideri të madh në një kohë kritike. Sepse kjo është një situatë shumë e rëndë. Ne nuk duam përshkallëzim; ne e kemi parë tashmë se si shpërtheu dhuna në mënyrë të tmerrshme në veri më 29 maj me ato sulme të tmerrshme ndaj KFOR-it dhe ndaj Policisë Speciale të Kosovës nga Serbët. Këta nuk janë demonstrues, këta janë kriminelë që përdorin molotov dhe gjëra të tjera. Ne pamë se shumë ushtarë të KFOR-it u plagosën. Ne nuk duam që askush të plagoset apo të vritet, ushtarak apo civil. Pra, është me të vërtetë një moment për burrë shteti, për komunikim shumë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe sigurisht BE-në dhe NATO-n. Dhe ne vërtet duhet të kërkojmë mënyra për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, por e përsëris, NATO duhet të japë një përgjigje.

The Geopost: Pra, mendoni se është prishur marrëveshja e Kumanovës?

Edward Joseph: Unë nuk e di atë. Unë nuk jam në vendin e ngjarjes. Nuk e di, por nëse shikoni kushtet e Marrëveshjes së Kumanovës: krijoni një zonë sigurie në terren. Mendoni për këtë term. Shpresoj që kjo të përkthehet mirë në shqip, zona e sigurisë në terren. Në NATO ishin të zgjuar. E kanë menduar. Nuk duam asnjë keqkuptim. Ne nuk duam incidente të tilla. E dini, ato lloj incidentesh kur dikush nxiton përtej kufirit dhe qëllon, gjëra të tilla. Ju e dini që ne nuk duam diçka të tillë. Ata ishin të zgjuar kur e bënë këtë: zona e sigurisë në terren. Tani nuk jam në poyitë të gjykoj.

Unë nuk i takoj NATO-s, por dikur jam vendosur me NATO-n në Bosnje-Hercegovinë, kam qenë në EUFOR, jo në KFOR, por në EUFOR në vitin 1996, kam qenë pjesë e forcës së NATO-s. NATO është shumë profesionale, i takon NATO-s, ata duhet të krijojnë faktet këtu sa më mirë që munden. Dhe ata duhet t’u përmbahen obligimeve të Marrëveshjes së Kumanovës.

Por nëse krijoni një zonë sigurie prej 5 kilometrash, si është e mundur që policia e Kosovës të shkojë 5 kilometra? Nuk mendoj se në Beograd po thonë fare se ka qenë 5 kilometra, kështu që NATO-ja me të vërtetë duhet ta thotë këtë dhe përfaqësuesit e Kosovës, kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani, duhet të qëndrojnë në kontakt shumë të mirë dhe të tregojnë vendosmëri shteti, për të shmangur përshkallëzimin. Ju e dini se ka ndalim të mallrave serbe, ndalim të targave të caktuara dhe gjëra të tilla. E kuptoj sepse situata është shumë e rëndë dhe e them sërish se është shumë e rëndësishme të jesh burrë shteti ose në rastin e presidentes Osmani, shtetare.

The Geopost: Z. Joseph, ne shohim që Perëndimi po investon shumë në Vuçiqin dhe në Serbi. Fatkeqësisht, Serbia nuk do të shkojë në Perëndim. Vuçiq luan një lojë të dyfishtë mes Perëndimit dhe Lindjes dhe Rusisë. Cili është komenti juaj?

Edward Joseph: Shikoni, unë që në fillim kam shkruar se kush është presidenti Vuçiq. Njerëzit nuk po i kushtonin vërtet vëmendje. Unë e kam theksuar, ky është autokrat. Dhe këtë e kam thënë. Dhe se ky është një gabim. Kam shkruar një artikull për Ballkanin e hapur një vit më parë. Edhe këtu pak para Forumit të Prespës vitin e kaluar kam shkruar për Ballkanin e Hapur, se si kjo po luan me këtë vizion nacionalist serb, që presidenti Vuçiq i drejtohet, dhe duhet të theksoj këtu presidenti Vuçiq më sulmoi personalisht pikërisht në fund të vitit 2022, pikërisht në dhjetorin e kaluar në një aspekt emocional shumë të ashpër. Gjë që tregon natyrisht se ai nuk ka qenë shumë i qetë. Kështu që unë kam shkruar për këtë, se ky është një gabim me të cilin SHBA po e tepron në të gjithë këtë qasje, oh ne do ta bindim atë dhe do ta bindim atë dhe kjo është më shumë manipulim.

Pra, SHBA duhet të zgjohen, veçanërisht pas këtyre sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it, kjo është fyerje. Kam shkruar në artikulli për kokteje molotovi, që kërkojnë përgatitje. Nëse merrni kohë për t’i përgatitur, kjo do të thotë se Beogradi ka shumë të ngjarë të dijë, qeveria serbe ta dijë se kjo po ndodh, dhe numri dy do të thotë se ju keni ndërmend të bëni sulme. Ju nuk keni ndërmend të vini të protestoni në mënyrë paqësore. Dhe pastaj vijmë në pikën e fundit. E cila është, kemi ironinë, ku serbët po protestojnë vetë duke thënë se duan demokraci.

Kosova ishte një çështje më vete, por ata po flisnin si qytetarë serbë që e duan vendin e tyre, se duan demokracinë në vendin e tyre. Dhe që e njohin dhe e shohin presidentin e tyre për atë që është, e shohin se është autokrat, po thonë vetë klima e dhunës, për këtë po flasin, kjo është pas pushkatimeve masive. Dhe ne shohim në veri të Kosovës klimën e dhunës. Kosova ka përgjegjësinë e saj, të mos krijojë kurrë klimë dhune.

Dhe kështu, mesazhi im për kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani, sepse Kosova është shtet demokratik me pluralizëm, është që të veprojnë dhe t’i pasqyrojnë ato vlera. Asnjëherë mos krijoni një klimë dhune, pikërisht atë që populli serb thotë se po bën presidenti Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat