Ish-ambasadori holandez mbështet Kurtin për veriun: Realitet i padrejtë, situata mund të përshkallëzohet nëse ndodhë kjo gjë!

Intervista

Ish-ambasadori holandez mbështet Kurtin për veriun: Realitet i padrejtë, situata mund të përshkallëzohet nëse ndodhë kjo gjë!

Arife Morina Nga Arife Morina Më 17 qershor 2023 Në ora: 10:16
Robert Bosch

Raportet Kosovë-Serbi janë në një shkallë të lartë të tensionimit.

Zhvillimet e fundit në komunat veriore të vendit tonë, ka bërë që të kemi një situatë të përshkallëzuar, me protesta, sulme, arrestime e madje edhe kindapime, siç është rasti i tre policëve të Kosovës.

Bashkësia ndërkombëtare, SHBA dhe BE, kanë reaguar në lidhje me këto ngjarje, por që fatkeqësisht presioni më i madh po i bëhet Kosovës dhe jo Serbisë.

E në lidhje me këto zhvillime në një intervistë për gazetën “Bota sot” foli ish-ambasadori holandez, Robert Bocsh.

Së pari, ai u shpreh se fatkeqësisht në mes të këtyre tensioneve po favorizohet ai që po i shkakton këto probleme, e që në këtë rast është shteti serb.

Bosch tha se derisa po flitet për sanksione ndaj Kosovës, Vusiçiqi është duke “qeshur në shtëpi”.

Krahas kësaj, ish-ambasadori holandez mbështeti politikat e Kurtit, mirëpo tha se duhet rishikuar dhe marrë vendime në bazë të ‘realitetit të padrejtë’.

Po ashtu, ai paralajmëroi edhe përshkallëzim të mëtejshëm të situatës nëse ruajtja e sigurisë nuk do t’i transferohet KFOR-it dhe EULEX-it.

Intervista e plotë

Gazeta “Bota sot”: Si i komentoni raportet Kosovë-Serbi?

Robert Bosch: Raportimi është shumë i njëanshëm dhe favorizon atë që shkakton herë pas here problemet në rajon: Beogradin me ndihmën e Rusisë.

Gazeta “Bota sot”: Së fundi, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi u arrit një marrëveshje mes dy shteteve, ku përkatësisht e pranuan propozimin franko-gjerman. Si e vlerësoni këtë?

Robert Bosch: Mendoj se marrëveshja e Ohrit ishte shumë e mirë dhe për liderët me dëshirë të mirë duhet të shihen si një fitore e favorshme. Vuçiq megjithatë kur u kthye në shtëpi vendosi vija të ndryshme të kuqe dhe kështu shkatërroi të gjithë marrëveshjen.

Duhet të kishte pasoja, por heshtja e madhe e SHBA dhe BE.

Këtu paralelisht me gjykatën speciale: shqiptarët në burg ndërsa serbët përgjegjës për të gjithë situatën bukur në shtëpi. Këtu tani flasim për sanksione kundër Prishtinës por Vuçiqin autokratik duke qeshur në shtëpi.

Gazeta “Bota sot”: A do duhej që të ishte njohja e ndërsjellë pjesë e marrëveshjes finale, në mënyrë që problemi Kosovë-Serbi të zgjidhet përfundimisht?

Robert Bosch: Në planin afatgjatë po sigurisht, por marrëveshja e Ohrit ishte hapi i parë: njohja de fakto, por jo de jure, por përsëri Vuçiq e refuzoi.

Gazeta “Bota sot”: Së fundi, në veri të Kosovës ka pasur trazira, pas fillimit të punës së kryetarëve te rinj shqiptarë në komunat veriore të vendit. Si i keni parë këto?

Robert Bosch: Pritej pasi një pjesë e madhe e popullsisë është ekstreme nacionaliste, shih sulmin ndaj Rakiçit. Por qeveria mund të kishte treguar më shumë përmbajtje duke marrë parasysh situatën.

Gazeta “Bota sot”: Si e vlerësoni qasjen e ndërkombëtarëve ndaj Kosovës pas tensioneve me Serbinë? Pse kaq shume trysni ndaj Kurtit dhe qeverisë së tij?

Robert Bosch: Edhe pse në teori jam dakord me politikat e Kurtit, realiteti (sado i padrejtë) duhet ta bëjë atë të ndryshojë veprimet e tij.

Gazeta “Bota sot”: A mund të ketë përshkallëzim të situatës në veri në ditët në vijim?

Robert Bosch: Shpresoj që jo, por nëse ruajtja e sigurisë nuk do t'i transferohet KFOR-it dhe EULEX-it në vend të policisë së Kosovës, ajo mund të përshkallëzohet.

Gazeta “Bota sot”: A besoni se Beogradi duhet të marrë një pozicion më të qartë në raport me aleancat ndërkombëtare, të zgjedh mes BE-së dhe Rusisë?

Robert Bosch: Ata po luajnë me perëndimin. Siç tregoi vizita e Vulinit në Moskë këtë javë, ata kanë bërë zgjedhjen për Rusinë prej kohësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat