Borrell i padrejtë me Kosovën/ Analisti tregon se si të veprohet: Ky do të jetë epilogu i tensioneve në veri

Intervista

Borrell i padrejtë me Kosovën/ Analisti tregon se si të veprohet: Ky do të jetë epilogu i tensioneve në veri

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 30 qershor 2023 Në ora: 14:19
Josep Borrell

Analisti politik Visar Xani thotë se Kosova duhet të vazhdojë dialogun me Serbinë ashtu siç ka vazhduar deri më tani pasi nuk ka alternativë tjetër.

Në një intervistë dhënë gazetës ‘Bota sot”, Xani shprehet se qëndrimet e shefit të diplomacisë Josep Borrell janë të njëanshme, por Kosova duhet të përpiqet t’i neutralizojë veprimet e tij.

Duke folur rreth “gabimit” të Kosovës në diplomacinë e jashtme, Xani thekson se Kosova duhet të gjejë metoda mirëkuptuese që të mos ketë dëmtime të mëdha.

Në intervistë Xani ka folur edhe rreth asociacionit dhe mundësisë që ai të jetë “fajtori” i situatës së krijuar në veri të Kosovës si dhe për draft asociacionin e propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Image
Visar Xani

Intervistoi: Naile Ejupi

“Bota sot”: Z. Xani po fillojmë me zhvillimet e fundit në veri. Pranimi i zgjedhjeve, më pas mos pranimi i kryetarëve shqiptarë në objektet komunale, protesta e dhuna ndaj KFOR-it e gazetarëve, arrestimi i policëve dhe pranimi për zgjedhje të reja në ato komuna, cili do të jetë epilogu i këtyre zhvillimeve dhe kujt duhet t’ia drejtojmë “gishtin” për këto tensione?

Visar Xani: Gjithë zhvillimet në veri e kanë pothuajse një epilog, një epilog tensioni, një epilog i cili ka shumë paqartësi dhe ka shumë fajtorë në gjithë këtë proces. Duhet pasur parasysh që Kosova disa herë ka bërë shtyrjen e zgjedhjeve, me qëllim që të ketë zgjedhje të koordinuara, në një moment u arrit të kemi zgjedhje me koordinim jo të fuqishëm, por që kishte një kohë të vogël për t’u mbajtur zgjedhjet. Problemi është që faktori ndërkombëtar nuk është që nuk kishte një vëmendje shumë të madhe në kohën kur u mbajtën zgjedhjet me qëllim që t’i bëhet presion Beogradit dhe Serbisë që të mos kontrollojnë serbët, grupet kriminale, që t’i kërcënojnë qytetarët për të garuar ose për të dalë në zgjedhje. Patëm një rezultat me bojkot të serbëve, pastaj zgjedhjet e kryetarëve shqiptarë me vota minimale, por që i lejon ligji dhe nuk është diçka përtej ligjit, por që pastaj u futëm në disa obligime ligjore dhe kushtetuese që realisht të obligueshme për Kosovën si procedura kjo pjesë nuk u përkrahë nga faktori ndërkombëtar, Kosova një anshëm, ose realisht të drejtën e saj dëshiroi për ta ushtruar dhe për të vendosur procesin deri në fund gjë që nuk kishte harmoni me faktorin ndërkombëtar për shkak që nuk mjaftonte vetëm e drejta ligjore në procese të ndjeshme politike, por duhet të ketë edhe mbështetje diplomatike. Ne e patëm të drejtën tonë, por jo mbështetjen e faktorit ndërkombëtar dhe si pasojë e kemi situatën këtu ku e kemi. E kemi një Kosovë që gjendet pothuajse afër izolimit goxha të ashpër, kemi një Serbi që bën veprime kriminale, por gjuha diplomatike është shumë e butë karshi saj dhe është një proces i pa qartë i ndjeshëm që duhet të kihet shumë vëmendje.

Bota sot: Si duhet të vazhdojë dialogu Kosovë- Serbi. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas shumë thirrjeve ka shkuar në Bruksel dhe është takuar me shefin e diplomacisë, Josep Borrell, por jo edhe me Vuçiqin, si duhet të vazhdojë tani e tutje ky dialog dhe çka prisni nga Kurti pas këtij presioni ndërkombëtar?

Visar Xani: Asgjë më shumë sesa që ka qenë dialogu deri më sot. Patëm takime të nivelit teknik në nivel të krye negociatorëve, dhe në nivel më të lartë politikë siç është kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë. BE të vazhdojë me të tyren, njëkohësisht SHBA të jetë garantuesi që ne i besojmë më së shumti. Nuk ka alternativë tjetër pavarësisht tensioneve përveç dialogimit, për shkak se pjesa e dialogimit ka dalë si nevojë për t’u ndalur konfliktet edhe luftërat. Po të kishim edhe luftë do të duhej të bisedonin. Për Kosovën ishte një hap i madh dhe i pjekur që pranoi të marrë pjesë në tryezën e bisedimeve. Fatkeqësisht BE-ja ia mundësoi Serbisë njëfarë mënyrë një lehtësim duke ia mundësuar presidentit të Serbisë ta pranojë ftesën, por jo të ulet direkt dhe të bisedojë me kryeministrin Kurti, ky ishte një lloj lehtësimi për të mos e shpallur Serbinë dështuese ose palë që ka refuzuar procesin e dialogimit, por gjithsesi për Kosovën është në rregull që të pranohet për shkak se ne nuk duhet edhe ashtu t’i motivojmë tipin e Borrellit i cili në vazhdimësi e ka “llupë” Kosovën dhe veprimet e saja.

Nga bisedimet dhe nga qasja mund të fuqizojë, por që duhet të kemi kujdes gjatë bisedimeve çka pranojmë dhe çka nuk pranojmë.

Bota sot: Ende pa u bërë 24 orë, ky i fundit e ka quajtur alarmuese gjendjen në veri për shkak të arrestimit të të dyshuarit tjetër për dhunën ndaj KFOR-it dhe për shkak të parakalimit të FSK-së në jug që ishte pjesë e stërvitjes, pse kjo qasje e Evropës ndaj Kosovës dhe kjo “përkëdhelje”

Visar Xani: Z. Borrell është duke e trajtuar Kosovën sikurse të ishte para vitit 2008, pra para shpalljes së pavarësisë ku EULEX-i ose forcat e trupat ndërkombëtare ishin ato kryesoret që ndërmerrnin veprime, në këtë frymë është duke e trajtuar ose duke u qasur edhe z. Borrell. Pra, nuk ka një qasje të drejtë karshi Kosovës, realisht është tipike për vendin e përkatësinë nga vjen, pra ka pikëpamje të njëjta me shtetin nga vjen sepse nuk e njeh Kosovën, por që duhet pasur parasysh që përveç deklaratave dhe disa veprimeve, z. Borrell nuk mund të ndryshojë realitetin, neve ai nuk duhet të na zhgënjejë, kjo është një sfidë që ne duhet të ballafaqohemi, duhet të gjejmë një qasje të tipit neutralizuar për pozicionimi i Borrellit, por që fuqia e Kosovës në politikën e jashtme të BE-së është e pamundshme, prandaj neve na duhet vetëm që përpjekjeve tona që z. Borrell të mos e dëmtojë Kosovën dhe mos qasemi në mënyrë kritikuese ndaj diplomacisë, sepse kemi një aktivitet pro aktiv dhe duhet të vazhdojmë të bashkëpunojmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, t’i besojmë projektit amerikan sepse Kosova nuk ka as kapacitet tjetër, e as mundësi e besim diku tjetër

Bota sot: A ka gabuar Kosova sa i përket diplomacisë së jashtme, pasi nuk ka arritur ta bind z. Borrell dhe të tjerët se tashmë ajo është vend i pavarur?

Visar Xani: Faktikisht Kosova nuk ka potencial të bëjë një gabim të tillë, nuk varet nga Kosova që të ndryshohen qëndrimet e z. Borrell, por që dikush tjetër vendos për përfaqësuesit e jashtëm të BE-së, e Kosovës i mbetet vetëm të gjejë metodën që mund të adaptohet ose të gjejë një gjuhë mirëkuptuese me qëllim që mos te kemi dëmtime edhe më të mëdha. E kemi parë që në fillim ka qenë hezitimi i të gjithëve, edhe z. Lajçak edhe z. Borrell që të jetë i përfshirë në procesin e dialogimit për shkak që mendimi ka qenë shumë i madh që do të ndodh kjo që po ndodh sot, por që nuk kemi fuqi për të ndryshuar, prandaj edhe ajo pakënaqësi njëfarë mënyre është mbajtur në vete dhe është munduar të gjendet rruga e komunikimit, bashkëpunimit për shkak që edhe po të kishim qëllim të tillë që ne të ballafaqohemi me z.Borrell, politikat e tij, njëanshmëria, nuk kemi mundësi për të ndryshuar dhe këtu mund të acarohet edhe më tepër situata. Prandaj, diplomacia e ka një metodë që duhet analizuar qartë qasja ndaj tij, ashtu siç duhet analizuar qasja jonë ndaj z. Borrell.

Bota sot: A e shihni asociacionin shkas për gjendjen e veriut dhe si do të duhej të ishte forma e tij që tensionet në atë pjesë të ulen?

Visar Xani: Jo, asociacioni është vetëm një nga temat dhe nga krizat që reale që ndodhin në Mitrovicë. Varësisht nga Serbia, kur i konvenon asaj që të bëj presion në procesion e dialogimit, ajo fillon që të bëj kriza në veri të Kosovës, bllokada, për të ndikuar direkt në procesin e dialogimit dhe për të marrë më shumë sesa që mund të marrë në një dialog. Prandaj, kjo gjë i ka funksionuar Beogradit dhe është përdorur nga ai dhe pa marrë parasysh Beogradi vepron në forma të njëjta dhe ato metoda janë duke i funksionuar për shkak se po arrin të tensionojë në Kosovë të aktivizojë faktorin ndërkombëtar duke kërcënuar me destabilizim, dhe të detyrojë të kihet një kompromis më të shpejtë për Kosovën. Pra, kjo çështja e asociacionit nuk është e vetëm, por që çdo temë që është në interes të Serbisë do të ketë dhe ka tensione në veri dhe ato tensione janë direkt të dirigjuara nga politika serbe, pra përmes grupeve kriminale.

Bota sot: Një draft version i asociacionit, në Gjermani e Francë ka shkuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama. Si e vlerësoni këtë hap të Ramës dhe a është ndërhyrje në shtet tjetër?

Visar Xani: Kjo duhet të shihet në dimenzion më të gjerë. Nëse shohim se hapet çështja e mund të prezantojë kush çka do dhe të zgjidhet ndonjë draft që është më i miri dhe më i përshtatshmi atëherë është në rregull, nëse shohim në këtë pjesë. Por, në këtë pjesë është teknikisht dhe ligjërisht e pamundshme që të pranojë madje as qeveria e Kosovës e as Serbia përveç ekipit menaxhues i cili e ka angazhuar Kosova dhe i cili nuk është në frymën e ndërtimin të saj sa i përket substancës, ndërkaq nëse dëshirojmë që të mos zbatohet marrëveshja e 2013-2015, duhet të gjejmë një rrugëdalje tjetër dhe të propozohet edhe nga Shqipëria, por që ky prezantim nuk më duket i rëndësishëm, mund të ketë koordinim diplomatik për ta shtyrë përpara këtë çështje, për shkak se Shqipëria nuk njihet si një vend me një asociacion të zhvilluar, apo qeverisje lokale të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat