Camaj: Shqiptarët do të jenë pjesë e qeverisë së Malit të Zi, nëse respektohen parimet e marrëveshjes eventuale

Intervista

Camaj: Shqiptarët do të jenë pjesë e qeverisë së Malit të Zi, nëse respektohen parimet e marrëveshjes eventuale

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 11:03
Nikollë Camaj

Mali i Zi, pas zgjedhjeve të mbajtura muaj më parë është në prag të formimit të qeverisë së re. Se cilat do të jenë marrëveshjet për formimin e saj, kush mund të jetë pjesë e qeverisë dhe për kë ka vija të kuqe, e shumë çështje të tjera për situatën politike në Mal të Zi do të jenë temë me bashkëbiseduesin  tonë z. Nikollë Camaj, kryetar i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi dhe tanimë deputet i kësaj partie në Parlamentin e Malit të Zi.

Intervista e plotë:

 Zoti Camaj ju falënderoj shumë për këtë intervistë për The Geopost. Si e vlerësoni situatën politike tani në Malin e Zi?

Camaj: Po shikoni, Mali i Zi posa ka dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe është në fazën e e formimit të qeverisë së re. Në fakt dje kryetari, presidenti i shtetit pra, ka mandatuar zotin Spajiq për t’i dhënë shansin, për t’i dhënë mundësi që të formojnë qeverinë e re. Kjo do të thotë qe z. Spajiq ka 24 deputetë në Parlamentin e Malit të Zi, kurse për të bërë shumicën nevojiten 41. Deri më tani ka pasur bisedime joformale dhe formale me partnerët potencialë, ku natyrisht i llogarit edhe pakicat, përfaqësuesit e pakicave, meqenëse faktori pakicë në këtë moment të rëndësishëm për Malin e Zi kur tenton të rrugëtojë drejt Evropës, ku në piramidën, në majën e piramidës dhe në fokusin e përparësive, gjithnjë është integrimi në Bashkimin Evropian. Pra, pakicat luajnë një rol të rëndësishëm. Natyrisht se këtu kemi një forcë politike që përfaqëson serbët në Malin e Zi, edhe pse dihet se komplet kjo strukturë politike qe ka marrë shumicën ka ardhur në krah të nacionalizmit serb pra 3 viteve. Mirëpo, diçka ka ndodhur edhe brenda grupacioneve dhe sot për sot edhe mandatari edhe kryetari i shtetit nuk e bjen ne pyetje çështjen e integrimeve, çështjen e raporteve me fqinjë, duke e pasur parasysh këtu edhe raportet me Kosovën. Dhe jemi pra ne një situatë që mandatari z. Spajiq, mandatari për te formuar qeverinë e re, ka mundësinë që të bëjë një qeveri me Demokratët, që janë serbë të reformuar dhe me pakicat kombëtare, partitë e pakicave kombëtare ku janë boshnjakët me 6 mandate, partitë shqiptare me 3 mandate dhe një shqiptar, i cili ka kaluar në grupin e partisë së Milo Gjukanoviqit dhe një parti e moderuar serbe Partia Social Demokrate, që ka 2 deputetë. Të gjithë këta së bashku, të cilët i kanë ofruar përkrahje edhe gjatë bisedimeve bëjnë 44 deputetë, që e bëjnë shumicën e mjaftueshme për të formuar qeverinë, por jo edhe shumicën e mjaftueshme për të reformuar atë që duhet të reformojnë, që Mali i ZI të plotësojë kushtet për të hyrë në Evropë. Sido që të jetë, këto ditë pra, javët në vazhdim kemi një situatë mjaft aktive politike edhe pse është gushti, pra kur qeveria dhe parlamenti pushojnë, por koha nuk pret dhe koha nuk punon ne favor të z. Spajiq, kështu që ai duhet të punojë, duhet të ngutet që qeverinë, qoftë edhe me vetëm 41 ta formojë, që ta spostojë qeverinë e tanishme ne krye me Dritan Abazoviq, i cili natyrisht nuk i shkon ne favor edhe për shkak të fushatës parazgjedhore edhe qëndrimeve dhe për të cilin z. Spajiq ka venë vijën e kuqe që nuk do të jetë pjesë e qeverisë e ardhshme. Të gjitha këto pak ia vështirësojnë punët, megjithëse jam më se i bindur se z. Spajiq do të arrijë do të ia dalë që të ofrojë një program dhe një qeveri që pastaj të merret me ta parlamenti, natyrisht prej asaj se hapi i parë që të zgjedhet kryeparlamentar dhe pastaj të vazhdohet se a do t’i japin të gjithë që i kanë premtuar përkrahje, pra  a do t’i japin, ditën kur të votohet për qeverinë, do të shohim, do të varet shumë prej asaj se cili do të jetë programi i qeverisë dhe cila do të jetë përmbajtja e qeverisë. Sa na përket ne si shqiptarë, mund të flas lirisht edhe për përfaqësues tjerë shqiptarë, jemi te gatshëm që të futemi dhe të  bëjmë marrëveshje dhe vetëm me struktura politike që to të pranojnë të shikojnë principet mbi të cilat mund të kemi një marrëveshje. Këto principe janë 10, që vetë i ka promovuar gjatë bisedimeve mandatari të cilat garantojnë  se Mali i Zi s’do të ndërrojë kurs në politikën e jashtme dhe ne politikën e brendshme, sidomos ku është çështja e sigurisë, e dimë se këtu ka interesa te mëdha dhe në qoftë se ato principe janë të pranueshme për partnerët, shqiptarët natyrisht se do të jenë pjesë e qeverisë

Nuk kemi kushte të them kështu që cilat do të jenë resorët që do t’i mbulojmë, me rendësi është se jemi të gatshëm qe të marrim përgjegjësi dhe të gatshëm të japim kontribut aty ku më se tepërmi kanë nevojë shqiptarët.

Z. Camaj, sa është e rrezikshme nëse z. Spajiq vendos ta marrë në koalicion grupin e Mandiqit, e Frontit Demokratik ku dihet se ndikimi i tyre serb, rus e të tjerë, e cenojnë realisht sigurinë e Malit të Zi, dhe shqiptarëve dhe minoriteteve tjera. Sa do të jenë të gatshëm që ta mbrojnë këtë diskurs të Malit e Zi?

Camaj: Shikoni, në qoftë se për partitë trashëgimtare të Frontit Demokratik, faktikisht për partitë të cilat sot për sot janë ne kontakt të drejtpërdrejt me Vuçiqin e përmes Vuçiqit natyrisht edhe me Rusinë, d.m.th mundësia e tyre që të jenë pjesë e qeverisë është vetëm në qoftë se ata i pranojnë këto principe. Pra, në qoftë se pranojnë 10 principet e ofruara nga z. Spajiq, ato i garantojnë ato për çka ne kemi shqetësime të gjithë së bashku. Natyrisht se vetë pranimi i principeve, nënshkrimi i tyre apo programi i qeverisë nuk do të thotë se ata nesër nuk mund të bëjnë ndonjë lëvizje dhe të bëjnë prova të ndryshme, por është më se e sigurt, se ata nuk kanë forcë politike që të bëjnë diçka, kundër asaj se për çdo ndryshim eventual duhen së paku 49 deri 53 deputetë. Pra, ata drejtpërdrejt nuk mund të rrezikojnë asgjë. Mund ta bien në pyetje funksionimin e qeverisë, në qoftë se vetëm hapin temat të cilat janë të nxehta, natyrisht nuk do të kenë përkrahjen e pakicave. Dhe siç e thash edhe ne fillim, në këtë moment pakicat janë tejet të rëndësishme për faktorin ndërkombëtar që janë të kyçura dhe nuk besoj se z. Spajiq do të bëjë eksperimente të tilla që të zgjedhë në mes te pakicave edhe të Frontit. Kështu që, edhe në qoftë se ndodh se formojmë një qeveri ku në bazë të pranimit të principeve të përbashkëta do të jetë edhe Fronti edhe pakicat dhe nëse  krijohet një situatë që duhet të bëhet një zgjedhje në mes te pakicave edhe Frontit, unë mendoj se qeveria do të orientohet që  të marrë për bazë atë që është aspiratë e pakicave, se këtu të themi, ta potencojmë faktin se Mali i Zi është i vetmi shtet në rajon ku pakicat e kanë ndihmuar shtetin në të gjitha pikat kyçe dhe janë identifikuar në kërkesat më të rëndësishme për shtetin. Dhe në këtë moment, faktori ndërkombëtar ka më besim te pakicat se do të fuqizojnë politikat të cilat çojnë drejt Evropës, drejt integrimeve, drejt angazhimit dhe promovimit të vlerave të NATO-s. Një ndër kushtet, për shembull që gjithnjë potencohet është që të potencohet agresioni rus në rus në Ukrainë, dhe kështu me radhë, pra, mendoj se pakicat e kanë çelësin në dorë, që të mos lejojnë që situata në Mal të Zi të jetë e tillë, që qeveria të marrë kahje apo të marrë instruksione apo të jetë e ndikuar nga lindja, nga Beogradi, nga Moska e kështu me rradhë. Pra, elementi pakicë në këtë moment është shumë i rëndësishëm. Mundësia tjetër është që z. Spajiq të përzgjedhë formimin e qeverisë vetëm në rrymat ekstreme, të heqë dorë nga principet e cilat i ka promovuar gjatë bisedimeve, dhe të bëjë një qeveri komplet pro-Beograd, që është shumë pak për ta besuar, se ne bazë të asaj çka dimë edhe për z. Spajiq edhe për z. Millatoviq, edhe për këtë grupacionin politik edhe pse kanë ardhur në politikë ne krahët e veprimtarisë klerofashiste të Kishës Serbe dhe politikës serbe në Mal të Zi, jemi të bindur, në bazë të asaj që deklarojnë se megjithatë janë të orientuar kah perëndimi, jo vetëm me bindje, dhe për faktin se janë shkolluar jashtë  por edhe për mënyrën se si po i drejtojnë këto punët politike, që ata po e drejtojnë, pra absolutisht duke promovuar vlerat properëndimore. Natyrisht se brenda strukturës ka edhe njerëz që mendojnë ndryshe, por deri me tani së paku sa ka dalë në opinion, sa kemi parë nga ajo që është thënë, janë në pakicë dhe as ato struktura së bashku, as ato struktura me serbe ne Mal të Zi nuk vënë në pyetje çështjen e integrimeve të Malit të Zi. Duhet t’ju them edhe diçka që ndoshta ka dalë ne sipërfaqe gjatë bisedimeve. Edhe ato strukturat më radikale serbe, në moment që vijnë në pushtet, në moment që të marrin pushtetin, përpos natyrisht se do të kishin raporte ndoshta më te afërta me Beogradin, ku ta di unë, dëshirojnë  që të ruajnë Malin e Zi, sepse të kesh një qeveri dhe të drejtosh një shtet edhe për ta është më e rëndësishme se të jetë një eskpoziturë apo një krahinë, apo sikurse dikur e kanë pas quajtur në kohën e SRJ-së, Jugosllavisë e fundit pra, si njësia e 33-të zgjedhore. Pra, nuk ka serbë të atillë në Mal të Zi, që duan Malin e Zi ta shohin si njësi zgjedhore të Serbisë. Edhe ne qoftë se ka, janë në pakicë. Kështu që jam më se i bindur se z. Spajiq dhe forca politike rreth tij Evropa Tani do të frymojnë në atë drejtim sikurse e ka edhe emrin.

Ditëve të fundit kemi parë shumë grafite nga ana serbe të cilët kanë nxitur urrejtje ndëretnike, edhe nëpër plazhe të ndryshme nga Tivari deri në Herceg Novi. Sa e cenon kjo këtë bashkëpunimin që e thatë ju deri më tani?

Camaj: Rasti i fundit ishte ndeshja e futbollit të ekipit lokal ndërmjet Buduqnost – Podgorica para dy netësh, ku ishin prezent komplet, d.m.th ne të politikës nga Tuzi dhe kemi përjetuar fyerje në bazë nacionale. Në fund të fundit retorikë e cila përcjellë ndeshjet e futbollit kudo ne botë, por këtu marrin më tepër ngjyrë nacionale sepse për një pjesë të popullatës, të votuesve, për një pjesë të banorëve te Malit të Zi nuk është e pranueshme që pakicat kombëtare, sidomos shqiptarët, ta përcaktojnë fatin e tyre, edhe të ardhmen e shtetit. Dhe këto grafite janë më tepër si refleksion, një veprimtari, një reagim në drojën e tyre, në frikën e tyre dhe tentativë e fundit që t’i shtyjnë politikanët të mendojnë ndryshe, se ka mundësi të mos ketë balans. Dihet se kudo në këto shtete multietnike paraqiten grafite të tilla. Nuk janë të bukura, nuk janë të hijshme, strukturat formale i fshijnë ditën, të tjerët i shkruajnë përsëri natën, provokime ka nga të gjitha anët dhe unë mendoj se gjithë kjo është një trysni mbi akterët politikë që ta vënë gishtin kokë dhe të shohin që mos t’u lënë më tepër në dorë pakicave ,mirëpo ne pamë se në Malin e Zi, ku vërtetë në qoftë se ka pasur dikush në regjion që mund të lavdërohet me raporte ndëretnike, ka qenë Mali i Zi, por në distancën ndëretnike ne bazë të analizave që janë bërë e kemi më të madhen,  por ajo nuk ka penguar kurrë që në një mandat të kaluar të kemi një kryeministër shqiptar. Pa marrë parasysh  se sa ka vepruar ai për shqiptarët apo për të tjerët, pra ishte kryeministri shqiptar. Të gjitha këto dëshmojnë se ajo që dominon në Mal të Zi është që duhet të ruhet bashkëjetesa, dhe bashkëjetesë nuk ka nëse nuk i pranon ata që nuk mendojnë sikurse ju apo që kanë bazë etnike tjetër.  Duhet kuptuar një gjë, se në Mal të Zi nuk ka shumicë absolute, asnjë kombësi, ose komb nuk e ka shumicën. Dhe kushdo që do të bëjë një shtet apo të ruajë një shtet, të ruajë qetësinë të ruajë rendin, këtu duhet të llogarisë se brenda strukturave duhet te ketë përfaqësues të pakicave. Pra, folklori ynë është i mbushur me këso elementesh, të cilat në momente i përdorin për të ushqyer të them edhe nevojën për t’u forcuar politikisht, diku për të fituar përkrahjen e dikujt por t’ju them të drejtën, të gjithë ata kur vijnë në situata që ata vetë të vendosin për diçka, të jenë pra pjesë e pushtetit, qoftë edhe lokal, ndërrojnë qëndrimet. Ne kemi pasur një komunë afër këtu para nesh, Zeta, Golubovci është një komunë e formuar ku është shumica serbe dhe patën marrë iniciativë që ta shfuqizojnë pranimin e Kosovës, pra merreni me mend, një komunë. Dhe krejt ajo eufori për 10 ditë, ka dominuar nëpër gazeta, menjëherë, siç thuhet “U shkund mali dhe polli një mi”, nuk doli asgjë nga ajo, as që arriti në rend të ditës. Kemi një rast të tjetër në Nikshiq, kur një kryebashkiak rebelohet dhe e përqesh himnin kombëtar, gjitha janë këto gjëra që e përcjellin një situatë që është e krijuar në Mal të Zi dhe jam më se i bindur se të gjitha këto kanë qëllim të bëjnë një farë trysnie mbi ata që do të vendosin për formimin e qeverisë, që një fare mënyre do të kenë kujdes se çfarë do të bëjnë dhe ta profilojnë në atë drejtim që me çdo kusht t’i fusin brenda edhe forcat serbe, pra forcat serbe në kuptimin e forcave politike të cilat janë të orientuara më tepër nga serbët. E përsëris vetëm këtë, në Mal të Zi askush s’e ka shumicën as në politikë, as në praktikë dhe në një farë mënyre të gjitha këto grafite që janë të pahijshme, të kthehem te pyetja konkrete, janë krejt normale për të përcjellë jetën në një mjedis të përzier ku nuk janë zgjedhur, megjithëse është ruajtur qetësia si në asnjë republikë tjetër, nuk janë zgjedhur çështjet nacionale, çështja shqiptare edhe pse shumëçka kemi bërë në krahasim me vitet e 90-ta, siç thashë, kemi ardhur deri te kryeministri, ndërsa çështja shqiptare nuk është e zgjidhur. Në të njëjtën mënyrë thonë edhe kroatët, në të njëjtën mënyrë kur flasin për veten boshnjakët, serbët po ashtu dhe ne qoftë se këto kombe edhe kombësi si i kemi pas quajtur, përfaqësues të popullit shumicë dhe te popullit pakicë, nuk arrijnë një marrëveshje, atëherë për çfarë mund të flasim, dhe natyrisht se ne duhet të tolerojmë elemente të tilla që dua të them nuk janë dominante, përderisa opinioni dhe mediet, përpos një portali In4s, nuk ka kush që i përkrah. Por të gjithë i quanin skandaloze, si të papranueshme, si fyese, si denigruese dhe kjo në një farë mënyre dëshmon se ato elemente janë në rënie tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat