Tensionet me Serbinë/ Eksperti zbardh prapaskenat e forta për Asocacionin

Intervista

Tensionet me Serbinë/ Eksperti zbardh prapaskenat e forta për Asocacionin

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 11:34
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Studime Europiane dhe Globale, Jeton Halimi, është shprehur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po shkon drejt pranimit të themelimit të Asociacionit në komunat me shumicë serbe në veri.

Komentet Halimi i bëri përmes një interviste televizive, ku tha se me këtë veprim, Kurti do ia kalojë topin presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pasi sipas tij, ai do i ketë përmbushur detyrimet e vendosura nga BE.

Halimi tha se Kurti e ka ditur më parë që themelimi i Asociacionit është një detyrim i vendosur nga Bashkimi Europian, por e kundërshtonte atë vetëm për arsye elektorale.

Ai tha gjithashtu se Pozita dhe Opozita në Kosovë duhet të bëhen bashkë dhe të koordinojnë veprimet mes tyre, për ta çuar vendin përpara.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Pritej që negociatorët të takoheshin në Bruksel, pork jo nuk ka ndodhur. Ndoshta BE po negocion veç e veç, ka ndryshuar strategji?

Unë mendoj se strategjia ka lëvizur dhe prej vizitës së fundit të emisarëve, zoti Kurti veç ka marrë obligime dhe ka pranuar draft-statutin për vetë-menaxhimin e Zajednicës. Vizita e Lajçak është shumë me qasje për të shpejtuar këtë lloj procesi që Kosova me në krye me Kurtin ta themelojë vetë-menazhimin.

Në Serbi janë në kohë fushate dhe Vuçiç ka shpallur atje zgjedhjet dhe është marrë me fushatë. Besoj se jemi në rrugë të mbarë edhe Kosova edhe Serbia të rregullimit të marrëdhënieve mes shteteve.

Pse po i takon liderët e opozitës sot Miroslav Lajçak?

Siç dihet Lajçak këtë paralajmërim e ka dhënë që opozita të bëhet ashtu siç e kam thënë edhe unë. Sepse Kosova vetëm Pozitë-Opozitë të përbashkët mund të ecë para. Një pjesë e statutit është bërë në media, është publikuar.

Po por qeveria e Kosovës thotë që nuk është i vërtetë.

Po por siç thanë mbrëmë në emisionet në Kosovë është e saktë ajo pjesë që është publikuar. Mendoj që është hap i mirë. Kurti sa ishte në Opozitë e ka parë Kosovën zi, nuk e ka njohur flamurin e Kosovës dhe kishte qëllim vetëm ardhjen në pushtet. Tani ka ditur çfarë është një lloj shtypje, presioni nga emisarët. E përmendëm që ai ka mashtruar popullatën dhe tani është bindur për të themeluar asociacionin, por vetëm sipas akt-gjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka dhënë vrejtjet e saj. Nuk i duhet asnjë lloj asociacioni Kosovës ashtu siç e mendojnë të tjerët.

Kosova edhe sot është nën masa të BE-së. Mendon se Kurti do ta zbatojë këtë detyrë të lënë nga BE?

Zhvillimet e fundit siç ishte sulmi terrorist i 24 shtatorit, Kurtit nuk i ka ngelur më asnjë mundësi që të bëjë fiskulturë apo lojëra. Kurti nuk ka më se çfarë t’i thotë popullatës. Me këtë Zajednicë Kurti ka vrarë 2-3 veta. Këta kanë vdek për këtë Zajednic që Kurti e ka kall Parlamentin e Kosovës me protesta të dhunshme e të frikshme, por tani e ka kuptuar se Kosova e ka pasur detyrim ligjor e kushtetues themelimin e asociacionit dhe t’ja gjuajë topin Serbisë dhe Vuçiçit. Edhe atëherë ai e ka ditur që është obligim ligjor, por e ka përdorur për të ardhur në pushtet dhe jo rastësisht i ka marrë 50 % të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat