“Kthesë e madhe në dialogun Kosovë-Serbi”, Halimi flet për zhvillimet e fundit, tregon pse po mbahet ‘sekret’ draft-statuti i Asociacionit 

Intervista

“Kthesë e madhe në dialogun Kosovë-Serbi”, Halimi flet për zhvillimet e fundit, tregon pse po mbahet ‘sekret’ draft-statuti i Asociacionit 

Arife Morina Nga Arife Morina Më 9 nëntor 2023 Në ora: 08:00
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Dialogu Kosovë-Serbi është në qendër të zhvillimeve të fundit politike në vend. 

Pas sulmit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit, duket se përfaqësuesit evropianë e kanë marrë më seriozisht dialogun mes dy vendeve dhe kështu kanë intensifikuar përpjekjet për të arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. 

E për këto zhvillime, në një intervistë ekskluzive për “Bota sot” ka folur Jeton Hailimi, drejtor ekzekutiv në Institutin për Studime Evropiane dhe Globale (ISEG).

Image
Jeton Halimi

Sipas tij, situata politikë në Kosovë është e qetë, por siguria në veri të vendit është e brishtë për shkak të grupeve kriminale të dirigjuara nga Vuçiqi. 

Halimi u shpreh se vizitat e fundit të Kurtit e Vuçiqit me udhëheqësit e BE-së, kanë ndryshuar rrjedhën dhe dialogu ka marrë një kthesë të madhe. 

Po ashtu, ai tregoi se pse po mbahet sekret draft-statuti i Asociacionit. 

Intervista e plotë:

Gazeta “Bota sot”: Si e komentoni situatën politike në Kosovë? Sa ka ndryshuar rrjedha e zhvillimeve dhe fokusi i qeverisë së Kosovës pas sulmit terrorist në Banjskë? 

Jeton Halimi: Situata politike në Kosovë është e qetë dhe stabile me siguri të brishtë në veriun të banueshëm me popullatë serbe, si pasojë e njerëzve të strukturave paralele të dirigjuara nga Beogradi, ekskluzivisht nga Aleksandër Vuçiq. Pas sulmit terrorist në Banjskë, qeveria e Kosovës dhe MPB kanë marrë veprimet e saj ligjore me u përballu me gjendjen aktuale në veriun e Kosovës. 

Gazeta “Bota sot”: Së fundi, në Bruksel janë mbajtur takime ndërmjet ushëheqësve të shteteve evropiane (Gjermanisë, Italisë, Francës) me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Si i keni parë ato? A po merr kthesë tjetër dialogu pas këtyre përpjekjeve të shtuara të BE-së? 

Jeton Halimi: Takimet e fundit të mbajtura në Bruksel mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuiqit, kanë marrë kthesë të madhe në dialog. Si rezultat i këtyre takimeve erdhën pesëshja e emisarëve në Kosovë dhe Beograd, ku dhanë mesazhe shumë të qarta për Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuciqin. Duhet të fillojë pa kushte menjëherë zbatimi i marrëveshjeve nga 2013-2015 dhe kjo e fundit në Ohër të Maqedonisë së Veriut. 

Gazeta “Bota sot”:  Po përflitet edhe për pranimin e një draft-statuti të Asociacionit, mirëpo që përfaqësuesit e BE-së, kanë kërkuar që të mbetet sekret. Pse po mbahet e fshehtë përmbajtja e tij, a mund të ketë hapësirë për dyshime? 

Jeton Halimi: Emisarët evropianë ia lanë Albin Kurtit një draft statut për themelimin e Asociacionit me shumicë serbe në Kosovë. Mbajtja sekrete e këtij Asociacioni është me qëllim për t’i eliminuar zërat kundërshtues nga dy palët, si nga shqiptarët dhe serbët, mos të krijojnë opinione të këqija në lidhje me situatën aktuale që po zhvillohet në mes opozitës dhe qeverisë aktuale. 

Gazeta “Bota sot”: Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, tash e një kohë janë ndërmjetësues të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi. Si e keni parë qasjen dhe punën e tyre në këtë aspekt? 

Jeton Halimi: Qasja e ndërmjetësuesve evropianë, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak ka qenë e mirë në raport me dialogun që po zhvillohet mes palëve, por në momente të caktuara e kanë përkrah Serbinë, që si pasojë Serbia disi dominonte në bisedime. 

Gazeta “Bota sot”: Sa janë afër Kosova dhe Serbia që të arrijnë një marrëveshje finale? A do duhej një e tillë të përmbante njohjen reciproke mes dy vendeve? 

Jeton Halimi: Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë marrëveshjen finale me njohjen reciproke mes dy vendeve, kjo mund të vijë vetëm me presion shumë të madh nga SHBA-ja dhe BE-ja, që janë të amplikuara direkt në bisedime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat