“Vuçiq është i rrezikshëm”, eksperti zbardh lëvizjet e Serbisë pas dështimit në Banjskë: Po kërkohet një vatër lufte!

Intervista

“Vuçiq është i rrezikshëm”, eksperti zbardh lëvizjet e Serbisë pas dështimit në Banjskë: Po kërkohet një vatër lufte!

Arife Morina Nga Arife Morina Më 10 dhjetor 2023 Në ora: 16:31
Fatojn Softa

Pas agresionit serb në Banjskë të Zveçanit, situata në Kosovë është tensionuar, ku edhe tani është vënë në pikëpyetje vazhdimësia e dialogut me Serbinë. 

Se çfarë mund të ndodhë më pas dhe si mund të zhvillohen ngjarjet pas këtij agresioni serb, tregoi eksperti i sigurisë, Fatjon Softa në një intervistë për gazetën “Bota sot”. 

Krahas kësaj, Softa foli edhe për rrezikun mbi përshkallëzimin e situatës në Ballkan, pas provokimeve të vazhdueshme. 

Sipas tij, Ballkani vazhdon të jetë ende një rajon me probleme dhe konflikte të fshehura, të cilat krijojnë ndjenjën e pasigurisë te qytetarët. 

Eksperti i sigurisë komentoi ndikimin e luftës Izrael-Hamas në vëmendjen e ndërkombëtarëve, si dhe ndikimin rus në Ballkan dhe lidhjet Rusi-Serbi. 

“Sulmi në Zveçan ishte dështim i një plani të mirë menduar, që fatmirësisht dështoi por që është tregues i rrezikut të lartë”, tha ndër të tjera Softa. 

Intervista e plotë:

Gazeta “Bota sot”: Si e komentoi situatën aktual të sigurisë në Ballkan, veçanërisht në Kosovë? 

Fatjon Softa: Ballkani me një histori konfliktesh dhe luftërash, vazhdon të jetë ende një rajon me probleme, konflikte të fshehura, por me tensione që kanë filluar të shfaqen, kanë ulur besimin e qytetarëve të saj për pasiguri. Shqipëria ka një perceptim më të lartë për sigurinë, rreth 65% e tyre mendojnë për siguri, ndërsa Kosova ka një perceptim më të ulët, 48 përqind e qytetarëve besojnë në një vend të sigurtë. Kjo situatë është përkeqësuar, dhe përshkallëzohet, Serbia është një Rusi në Ballkan dhe shërbimet sekrete në bashkëpunim me ato ruse po punojnë për një destabilizim në rajon, në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe Bosnje. 

Gazeta “Bota sot”: Marrë parasysh zhvillimet pas sulmit terrorist serb në Banjsëk të Zveçanit, a ekziston rreziku që akte të tilla të përsëriten? 

Fatjon Softa: Evropa vazhdon të jetë e butë me Serbinë, Meloni firmos marrëdhënie ekonomike në Serbi për industrinë e automobilave, gjë që nuk favorizoi Shqipërinë si një vend italisht folës, afërsia me detin dhe portet tona, dhe asnjë qasje ndaj Kosovës. 

Në Mal të Zi kemi investime kineze si Autostrada Podgoricë-Beograd dhe tendenca për të marrë aeroportin e Podgoricës apo portin e Bar. 

Rusia është financuese bashkë me Sirinë për një Serbi të fortë dhe të gatshme të hap vatra të reja lufte. Klanet e armëve në Perëndim, kërkojnë front lufte gjithashtu. 

Gazeta “Bota sot”: A ishte vendosja e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën sinjal se Serbia po planifikon luftë? 

Fatjon Softa: Vendosja e ushtrisë serbe në kufi, ishte tregues i skemave ruse të Putin që përdoren në Ukrainë, bota nuk e besonte këtë ndërhyrje, dhe tashmë paguan miliarda në të. 

Gazeta “Bota sot”: Si i keni parë qëndrimet e qeverisë së Shqipërisë për agresionin serb në veri të Kosovës? 

Fatjon Softa: Kosova dhe Shqipëria nuk janë shumë bashkëpunuese përballe situatave kërcënuese 

Marrëveshjet apo mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur apo marrëveshjen e Berlinit, ishin dy rrugë të ndryshme që lexoheshin në interesa të palëve të treta. 

Gazeta “Bota sot”: Me shpërthimin e luftës në Izrael, a është larguar vëmendja e ndërkombëtarëve nga konflikti Kosovë-Serbi? 

Fatjon Softa: Situata në Izrael ka një vëmendje të shtuar, por gjendja e një konflikti në Kosovë është e lartë, Vuçiq është i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm, lëvizjet e tij dhe politikat eksentrike, ku financa dhe investime merr nga BE, si dhe ka marrë armatim kinez. 

Interesat e saj janë brenda linjës italiane përfaqësuar nga Salvini, dhe në politikat dhe interesat e Francës, kërcënimi i presidentit francez për rishikimin e vizave, ishte një tregues i keq dhe kjo deklaratë bëhet në takim me kryeministrin e Shqipërisë në Tiranë. 

Situata është e ndërlikuar, Mali Zi është në një situatë të rrezikshme, Serbia dhe linja ruse ka avancuar shumë në politikat e saj të brendshme. Tendeca për të njohur serbishten si gjuhë zyrtare, fuqizimini krahut ruso-serb, kthehet në rrezik potencial. E njëjta situatë e vështirë është dhe në Bosnjë. 

Pse mund të jetë situatë e rrezikshme: 

SHBA hyjnë së shpejti në garën presidenciale; 

BE është në maj në zgjedhjet parlamentare; 

Maqedonia po kalon në qeveri teknike. 

Po gjallërohen firca ekstreniste në Evropë, fitorja në Holandë etj., dëmton vendimmarrjet e BE për proceset e integrimit. 

Lufta e Izraelit ka gjasa të jetë e gjatë, ashtu dhe e Ukrainës, dhe po kërkohet një tjetër vatër lufte. 

Gjeopolitikat, shtyjnë Kinën të gjallërojë projektin e “Rrugës se Mëndafshit”, marrja e portit të Pireut dhe tendeca për atë të Bar në Mal të Zi, presionet e Kinës për të marr Tajvanin, mund të tolerojnë marrëveshje për lehtësira të saj në raporte me SHBA dhe synimet e tyre janë koridoret ballkanike, rrugë lidhjet. 

Gazeta “Bota sot”: A ka mundësi të përshkallëzimit të situatës në Ballkan, pas zhvillimeve në rajon? 

Fatjon Softa: Sulmi në Zveçan ishte dështim i një plani të mirëmenduar, që fatmirësisht dështoi por që është tregues i rrezikut të lartë. 

Fatkeqësisht, Ballkani është zonë influencash dhe interesash dhe lider ballkanik që kanë qasje të dyfishtë dhe jo bashkëpunues. Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA do të përfundojë në luftë me Rusinë, edhe kjo deklaratë e bërë në momente konfliktesh. 

Prandaj dhe një qëndrim i Papa Franceskut për industrinë e prodhimit të armëve. 

Shpenzimet për armë thekson ai, për Italinë, është çmenduri, na duhen marrëdhënie të reja në rrafshin ndërkombëtar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat