Ish i dërguari i BE-së për Kosovën: Nuk duam një Republikë Serbe brenda Kosovës, sjell konflikt të vazhdueshëm

Intervista

Ish i dërguari i BE-së për Kosovën: Nuk duam një Republikë Serbe brenda Kosovës, sjell konflikt të vazhdueshëm

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 07:06
Ish i dërguari i BE-së për Kosovën , ambasadori Wolfgang Petritsc

Ish i dërguari i BE-së për Kosovën , ambasadori Wolfgang Petritsch, tha se bashkësia ndërkombëtare nuk e do një pjesë veriore sovrane brenda një shtetit sovran të Kosovës. Kjo sipas tij do të nënkuptonte një vazhdimësi të konfliktit.

Petritsch tha se as SHBA-ja dhe as evropianët nuk duan që të krijojnë një entitet të ri në Kosovë në modelin e Republikës Serbe, por bëri me dije se themelimi i Asociacionit do t’i ishte një shenjë pozitive për BE-në. Ambasadori Petritsch tha se duhet të shfrytëzohet ky moment për të përmbyllur procesin me Serbinë, që çon drejt njohjes de facto të Kosovës dhe nënvizoi se çfarëdo rikthimi i Presidentit Trump në administratën e SHBA-së do të mund të rezultonte me vështirësi për kryeminstrin Kurti dhe Kosovën.

RTV21: Dua ta nis këtë intervistë me zgjedhjet e ardhshme në Serbi, një proces që duket se përcakton të ardhmen e këtij vendi në skenën e brendshme, por edhe në marrëdhëniet me fqinjët e saj, përfshirë Kosovën. A mund të jenë këto zgjedhje një ndryshim paradigm për Serbinë, në këtë moment?

 Petritsch: Epo, sigurisht, këtu jemi edhe pak ditë larg nga zgjedhjet. Nuk i dimë rezultatet. Prandaj, do të ishte vetëm si spekulim nëse do të jetë një ndryshim paradigme në anën serbe. Besoj se është e qartë tani në Beograd, është e qartë për presidentin Vuçiq dhe bashkëpunëtorët e tij të mendojë se bashkësia ndërkombëtare pret tani, nga të dyja palët, më duhet të them, të veprojnë më me vendosmëri dhe të ecin më shpejt drejt një rezultati. Megjithatë, më duhet t’ju them se këto janë vetëm një nga shumë zgjedhje, shumë zgjedhje vendimtare, të paktën dy që do të zhvillohen vitin e ardhshëm. Dhe një janë, sigurisht, zgjedhjet evropiane, pas së cilave do të shohim komisionin e ri ndoshta një përfaqësues të ri të lartë për politikën e jashtme dhe politikat e sigurisë, dhe më pas zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara, të cilat mund të jenë edhe më vendimtare për të gjithë procesin, normalizimin ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

RTV21: Ambasador, zgjedhjet, sigurisht, prodhojnë rezultatet e tyre në fund të ditës. Por unë do të doja t’ju pyesja për dy nëse: fillimisht nëse Vuçiq humbet zgjedhjet, a do të shohim vështirësi në proceset në Ballkan? Si të fitohet besimi në establishmentin e ri e të pasprovuar politik që mund të lind në Serbi?

Petritsch: Eshtë e qartë, se jemi në fushën e gjerë të spekulimeve, ende. Por mendoj se nëse z.Vuçiq mbetet në pushtet, do të ketë më shumë vazhdimësi për sa i përket marrëdhënieve me Bashkimin Evropian dhe bashkësinë ndërkombëtare dhe me Shtetet e Bashkuara, në veçanti. Sigurisht, nuk do ta bëjë më të lehtë për Prishtinën, meqë për fat të keq, duket se kimia, marrëdhënia personale mes Presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti është mjaft e tendosur. Mund t’ju them, se kam qenë në takime në Austri ndërmjet Presidentit Vuçiq dhe Presidentit Thaçi dhe përshtypja ime ishte se këta dy njerëz janë profesionistë të vërtetë politikë, që dijnë se duhet të luftojnë për vendin e tyre, por njëkohësisht, gjithashtu duhet të gjejnë një kompromis. Këtë lloj të frymës së përbashkët nuk e shoh ndërmjet aktualisht liderëve në Beograd dhe në Prishtinë. Por, do të shohim se cili do të jetë rezultati. Shpresoj se do të nxjerr një qeveri të qëndrueshme, në Beograd dhe kjo qeveri pastaj, nga ana tjetër, merr situatën në dorë. Nuk e di, por nëse kjo me të vërtetë do të ndodhë ende në rrjedhën e vitit 2024, për shkak të dy zgjedhjeve të lartpërmendura. Kam frikë se në 2024 shqetësimi mbizotërues do të jetë për sigurinë, sigurinë në kufi, siguri në Kosovë, veçanërisht në pjesën veriore. Dhe bashkësia ndërkombëtare është më e vendosur tani në mendimin se Banjska nuk duhet të përsëritet ose nuk duam ta shohim sërish një tjetër incident të tillë, një incident të përgjakshëm i cili, sigurisht, pothuajse e prishi procesin e dialogut. Nëse ndodh për herë të dytë ndoshta nënkupton fundin e procesit të dialogut. Këtë, besoj unë, askush, as Beogradi as Prishtina nuk e dëshiron, veçanërisht dhe definitivisht jo Brukseli që kjo të ndodhë.

RTV21: Ju ngritët disa çështje këtu, por gjithsesi do të mbetem tek nëse e dytë dhe sigurisht, për shembull, nëse Presidenti Vuçiq fiton zgjedhjet dhe shumicën në zgjedhje, a do të shohim një pamje të vjetër në dialogun me Prishtinën? Ju thatë se nuk ka kimi ndërmjet Presidenti Vuçiq dhe Kryeministrit Kurti.

Petritsch: Dua të them, këtë e shoh si një nga problemet kryesore, në fakt pengesë duhet të them, ku besoj se të dyja palët. në veçanti z. Kurti duhet të shohë se një kompromis, një hap drejt një zgjidhjeje konstruktive do të jetë e nevojshme sepse shtytja kryesore e kompromisit do të duhet të përballohet nga Beogradi. Po. E dini, diskutimet kanë vazhduar në Beograd se Kosova ende nuk është e humbur, ekziston një ndjenjë e tillë se është bërë një padrejtësi e madhe. Prandaj e gjitha duhet të dekonstruktohet. Unë mendoj se do të ishte shumë, shumë e dobishme nëse Prishtina, nëse z. Kurti bën një hap drejt z. Vuçiq dhe në fakt ky hap, një hap i madh, për mua, do të ishte që kryeministri të thotë, mirë, ne jemi tani duke punuar në Asociacion, ne duam të bëjmë një propozim dhe pastaj le të vazhdojmë të flasim.

RTV21: Ju keni takuar z. Kurti, a ia keni thënë këtë çfarë po më thoni sot? Petritsch: Po, e kam bërë. Rastësisht e kam takuar disa javë më parë këtu në Vjenë, dua të them, ishte një takim i shkurtër, por në fakt e theksova se koha është në të vërtetë thelbësore. Sepse nuk mendoj se do të ishte meqë fillimisht dy palë zgjedhje do të zhvillohen dhe në zgjedhjet evropiane patjetër nënkupton një lëvizje në anën e djathtë të spektrit politik, por më e rëndësishmja, më vendimtare, nëse në Shtetet e Bashkuara Presidenti Trump rikthehet, atëherë besoj se do të ishte shumë e vështirë, mund të rezultojë shumë e vështirë për z. Kurti dhe Kosovën, si e tillë. Kështu që, mendoj, se çfarëdo që mund të ndodhë tani, duhet të mbetet në duart e dy liderëve, më shumë se të aktorëve të jashtëm në rastin e Shteteve të Bashkuara, jo aq të parashikueshëm dhe jo aq pozitiv, mbështetës për zgjidhjen e problemit.

RTV21: Mund të jem shumë i drejtpërdrejtë? A i kuptoi zoti Kurti të gjitha këto shpjegime qe po më jepni sot?

Petritsch: Epo, dua të them, ishte shkurt. Unë në thelb i thashë atij se duhet ta shpejtojmë vërtet gjithë procesin tani dhe se Asociacioni do të ishte e rëndësishëm që të jepej një shenjë e qartë, një shenjë pozitive për Bashkimin Evropian. Ne jemi duke punuar për të. ne duam një zgjidhje, sepse kam theksuar se nuk do të doja ta shihja një problem tjetër me Trumpin ose me z. Grenell.

RTV21: Z. Ambasador, mund t’ju pyes, a eshte e mundur te behet nje zgjidhje me ata që e vlerësohet, ta quaj, me kokëfortësi janë duke mbajtur qëndrimet e tyre të palëkundura si z. Kurti dhe z. Vuçiq?

Petritsch: Unë jam besoj fort se kjo është e mundur. Mendoj se është mirë për vendin të kesh një lider të fortë, por është gjithashtu shumë e rëndësishme që liderët e fortë ta kuptojnë se forca qëndron edhe në kompromis. Forca qëndron tek qasja tek kundërshtari juaj. Forca është diçka e cila nuk është vetëm mbrojtëse dhe jo vetëm për të parandaluar diçka, ajo gjithashtu hap dyer të reja. Mendoj se do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme e them se do të jepte më shumë sovranitet Kosovës dhe Serbisë. Nëse dy liderët mendojnë se të dy janë të bindur se duhet bërë, e dini, nuk bazohen shumë në aktorët e jashtëm sepse ata mund të ndryshojnë. Dhe ndoshta ata që vijnë të rinj ose në rastin e z. Trump, të rinj të vjetër, atëherë ndoshta një lojë e re hapet, që nuk do të jetë shumë në favor të një zgjidhjeje pozitive. Ky është mendimi im personal. Unë duhet të shtoj. e di që ne, natyrisht, të gjithë e shpresojnë atë që gjërat do të shpërfaqen në atë mënyrë që aktorët racionalë do të vazhdojë të jenë në pozita si Presidenti Biden tani. Gjithashtu kemi një ambassador shumë të rëndësishëm tani në Beograd, ambasadori atje, të cilin e njoh shumë mirë dhe i cili e njeh rajonin, më mire se kushdo tjetër në administratën Biden. Unë mendoj se kjo është diçka që duhet të shfrytëzohet dhe të sjell dobi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat