Zyrtari i LDK-së tregon kush do të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Gjilanit

Intervista

Zyrtari i LDK-së tregon kush do të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Gjilanit

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 5 qershor 2017 Në ora: 15:24
Kandidati i LDK-së për deputet, Isa Agushi

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Agushi, e konsideron si të suksesshme Qeverinë e drejtuar nga Kryeministri Isa Mustafa. Agushi, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Bota sot”, flet për nominimin e z. Avdullah Hoti për postin e Kryeministrit të Kosovës, duke thënë se me Hotin, koalicion LDK-AKR-Alternativa do të dal fituese e zgjedhjeve. Agushi, gjithashtu flet lidhur me themelimin e Ushtrisë së Kosovës, duke theksuar se ushtria do të formohet në mandatin e qeverisjes së LDK-së. Po ashtu, ai flet për demarkacionin si dhe konfirmon se Lutfi Haziri do të jetë kandidat i LDK-së për Kryetar të Gjilanit në zgjedhjet lokale që do të mbahen në fund të këtij viti.

“Bota sot”: I nderuar, Lidhja Demokratike e Kosovës ishte në krye të Qeverisë,  si e vlerësoni Qeverisjen në këto tri vitet e fundit?

Isa Agushi: Qeverisje më të mirë se kjo e LDK-së kurrë s’ka pas Kosova prej nga pas lufta!

“Bota sot”: A ishte zgjidhja më e mirë rrëzimi i Qeverisë?

Isa Agushi: Rrëzimi i kësaj qeverisje ka qenë një vendim më i keq i mundur!

“Bota sot”: Cilat janë gjasat që LDK- AKR dhe Alternativa t’i fitoj këto zgjedhje?

Isa Agushi:  LDK, AKR dhe Alternativa do i fitoj këto zgjedhje!

“Bota sot”: Si e shihni nominimin e kandidatit Avdullah Hoti për kryeministër nga  koalicionit  e LDK- AKR dhe Alternativa  për Kryeministër? 

Isa Agushi:  Nominim i Avdullah Hoti është qëndrim dhe mundësia më e mirë e mundshme, sepse është njeri me vizion të qartë për zhvillimin e shteti tonë njeri që dëshmoi veten si ministër i suksesshëm!

“Bota sot”: Po, për koalicionin kundërshtarë PDK- AAK dhe NISMA?

Isa Agushi: Koalicioni PDK, AAK, Nisma është koalicioni i territ dhe koalicioni i kapjes së shtetit, s’di qysh do të ç`kapet ky shtet kurrë ata e kanë kapur!

“Bota sot”: Cili është qëndrimi juaj për Demarkacionin me Malin e zi?

Isa Agushi:  Demarkacioni duhet të kaloj sa ma shpejt që është e mundur sepse kemi mbetur geto të izoluar, shtet mike, Amerika e ka bë të qartë se është i drejt dhe këtu s’di çka duhet filozofi ma të madhe!

“Bota sot”: A do të duhet që të ri-diskutohet edhe një herë çështja e demarkacionit?

Isa Agushi:  Ridiskutimi për demarkacionin, besoj që isha i qartë pak ma herët ajo vijë e kufirit është e drejtë, këtë e ka konfirmuar edhe NATO-ja dhe të tjerët!

“Bota sot”: Ju si një ish ushtarak, çfarë mendimi keni për themelimin e Ushtrisë?

Isa Agushi:  Ushtria e Kosovës duhet të bëhet sa ma shpejt që është e mundur, me ndryshime kushtetuese!

“Bota sot”: A do të duhet të themelohet në mandatin e ri të Qeverisë së re?

Isa Agushi:  Besoj fuqishëm që në mandatin tonë duhet formuar ushtria e Kosovës, sepse pa ushtri as shteti s’ka kuptim!

“Bota sot”: Ju keni qenë edhe bashkëluftëtar i Agim Ramadanit, si e vlerësoni veprën e tij dhe heroizmin për atdhe?

Isa Agushi:  Po kam qenë bashkëluftëtar i Heroit Agim Ramadanit, me fol për Agimin me duhet një hapësirë më e madhe, luftëtar si Agim shumë pak ka pas kombi jonë, ai ka qenë një ndër luftëtarët ma të mirë që njeh kombi jonë dhe më gjerë!

“Bota sot”: Sa janë të kënaqur qytetarët në Gjilan për Qeverisjen lokale?

Isa Agushi:  Qeverisje më të mirë prej pas lufte kurrë s’ka pas Gjilani, duke ju falënderuar kryetarit Lutfi Haziri i cili shumë ka punuar në infrastrukturë dhe shumë projekte të rëndësishme, kryetari Haziri i ka mbajt premtimet që iu ka dhanë qytetareve të Gjilanit, me të vërtet një kryetar si Haziri rrallë mundet të gjendet sepse solli shumë për komunën tonë, solli autostradën që as ëndërr se kemi pa!

“Bota sot”: Sa është zhvilluar ky qytet vitet e fundit?

Isa Agushi:  Qyteti jonë ka marr një pamje të jashtëzakonshme duke ju falënderuar kryetarit Haziri!

“Bota sot”: Kush do të jetë kandidat i LDK-së për Kryetar të Komunës së Gjilanit?

Isa Agushi: Lutfi Haziri është kandidat në zgjedhjet e ardhshme për komunën tonë dhe bindshëm do të fitojë, sepse nuk i ka zhgënjyer qytetarët tanë këtë e ka dëshmuar në këtë mandat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat