Cila është sasia e sigurt e kolesterolit për arteriet tona?

Këshilla mjekësore

Cila është sasia e sigurt e kolesterolit për arteriet tona?

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 18:12
Foto ilustruse

Mësoni si ta mbani nën kontroll kolesterolin dhe mbroni arteriet tuaja. Kur një mjek thotë se keni kolesterolin në nivel të lartë, automatikisht në ju ”ndizet” një dritë paralajmëruese, edhe pse nuk mund të jeni plotësisht të sigurt se si kolesteroli mund të dëmtojë arteriet tuaja.

Tani do të zbulojmë se çfarë saktësisht është kolesteroli, çfarë funksioni ka në trupin tonë dhe si ta mbajmë nën kontroll, transmeton KosovaPress.

Kolesteroli është një lloj lipidi. Kjo është një lëndë dylli, substancë yndyrore e prodhuar nga mëlçia. Është e rëndësishme për formimin e membranave qelizore, hormoneve të caktuara dhe vitaminës D. Për të ndihmuar transportin e kolesterolit përmes trupit, mëlçia juaj gjithashtu prodhon lipoproteinat.

Ato janë grimca të bëra nga yndyra dhe proteina, të cilat transportojnë kolesterolin dhe trigliceridet përmes qarkullimit të gjakut. Të dy format kryesore janë lipoproteina me densitet të ulët (LDL) dhe lipoprotein me densitet të lartë (HDL).

Nëse gjaku juaj përmban shumë kolesterol LDL, i njohur në njerëz si kolesterol i keq, ndodh një gjendje e njohur si kolesteroli i lartë i gjakut. Kur nuk trajtohet, kolesteroli i lartë mund të çojë në shumë probleme shëndetësore, përfshirë sulmet në zemër ose në tru.

Kolesteroli i lartë zakonisht nuk shkakton simptoma të drejtpërdrejta. Prandaj është e rëndësishme që nivelet e tij të kontrollohen rregullisht. Kardiologët rekomandojnë të kufizoni sasinë e yndyrës së ngopur, yndyrën dhe sheqerin në dietën tuaj. Ato shkaktojnë që mëlçia të prodhojë shumë kolesterol LDL ("të keq"), i cili krijon depo depozitash yndyre në arteriet dhe shkakton inflamacion.

Për këtë arsye, kardiologët rekomandojnë shmangien tërësisht të yndyrës trans, si dhe kufizimin e yndyrave të ngopura në 10% ose më pak të konsumit total të kalorive, 

Rekomandimi i Shoqatës Amerikane për Sëmundje Kardiovaskulare është se yndyrat e ngopura gjithashtu kufizojnë vetëm 5 ose 6% të totalit të kalorive të përditshme. Pra, për 2.000 kalori në ditë, kjo do të ishte rreth 100-120 kalori ose rreth 11 deri në 13 gramë yndyra të ngopura.

Udhëzimet për ushqim të shëndetshëm:

Kolesteroli: Sigurohuni që të jetë sa më i ulët në dietën tuaj. Yndyra të ngopura: Kufizoni këto yndyra për të bërë më pak se 10% të kalorive që konsumoni gjatë ditës. Yndyrat e pangopura: Zëvendësoni yndyrat e ngopura me ato të pangopura sa më shpesh të jetë e mundur.

Yndyrat trans: Këto yndyra sintetike duhet të eliminohen plotësisht nga përdorimi dhe ushqimi, pasi ato lidhen me induksionin e proceseve inflamatore në arteriet dhe enët e gjakut.

Të ushqyerit:

Ushqimi që përmban kolesterol Kolesteroli gjendet në ushqime në bazën shtazore, duke përfshirë: mishin, produktet e qumështit, frutat e detit, gjalpë, yndyra.

Ushqim pa kolesterol Ushqimet që nuk përmbajnë kolesterol janë frutat, perimet. Këto ushqime duhet të përfshihen sa më shumë që të jetë e mundur në dietën suaj.

Ushqimet e pasura me yndyra të ngopura dhe yndyra trans

Ushqimet e pasura me yndyra të ngopura dhe trans, dhe të cilat duhet të kufizohen janë: ushqimi i skuqur, mishi i kuq, ëmbëlsirat, margarinë, ushqimi nga mikrovala, djathi, pica, akullore, salsiçet dhe ushqime të ngjashme.

Ushqime me yndyra të pangopura

Yndyrat e shëndetshme të pangopura duhet të konsumohen në baza ditore. Kjo dietë përfshin ushqime të tilla si: ullinj, kikirikë, fara luledielli, avokado, arra.

Megjithatë, ndonjëherë korrigjimi i dietës nuk është i mjaftueshëm, por është gjithashtu e nevojshme të përfshihen ilaçe. Si linjë e parë e mbrojtjes këshillohet të merren produkte natyrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat