Sipas ekspertëve shëndetësorë të gjithë personat që punojnë në ambiente me shumë njerëz duhet të kenë kujdes në frekuentimin e tualeteve, në mënyrë për të mos rrezikuar nga marrja e ndonjë infeksioni.
Sidomos femrat që frekuentojnë tualetet e lokaleve, pasi janë një arsye shumë e fortë e marrjes së infeksioneve urinare dhe vaginale, shqetësimi që shfaqen në ditët në vazhdim.
Këto infeksione mund të kurohen edhe me çajra bimorë dhe tretmane natyrale.
Lëngu i boronicës mund të trajtojë infeksionet e traktit urinar, pasi lëngu përmban komponime që ndalojnë bakteret të ngjiten pas murit të fshikëzës urinare. Çaji jeshil gjithashtu ndihmon në trajtimin e infeksioneve urinare.