Çka duhet bërë nëse fëmija juaj nuk ndihet mirë në veturë?

Këshilla mjekësore

Çka duhet bërë nëse fëmija juaj nuk ndihet mirë në veturë?

Më: 12 prill 2019 Në ora: 10:26
Ilustrim

Është shumë e rëndësishme që prindërit të mos flasin para një fëmije për përzierje. Është po  ashtu e rëndësishme që fëmija të mos qëndrojë i uritur në makinë, andaj duhet dhënë ushqim.

Fëmijët me stomak të ndjeshëm në veturë preferohet të dëgjojnë muzikë ose të shikojnë mjedisin.

Nëse me fëmijën që ka probleme me përzierje dhe të vjella shkoni në rrugë të gjatë, atëherë preferohet të bëni pushime të shpeshta.

Shenjat e para të mundimit

Përzierja te fëmijët zakonisht vërehet nga pamja e zverdhur, rritja e sekretimit të pështymës ose djersitja në rritje.

Në këtë rast, duhet të ndaleni, nxirrni fëmijën nga makina dhe e lejoni atë të marrë ajër të pastër. Dhe për secilin rast, gjithmonë mbani një qese në të cilën ai mund të vjellë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat