Çaji i cili e parandalon sulmin në zemër

Këshilla mjekësore

Çaji i cili e parandalon sulmin në zemër

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 12:54
Ilustrim

Sulmi në zemër zakonisht ndodh kur furnizimi me gjak në zemër ndalet papritmas si pasojë e ndonjë bllokade.

Sipas studimeve, çaji i zi mund të ndihmojë në zvogëlimin e këtij sulmi.

Sipas të dhënave të publikuara në vitin 2012 në “Food & Function”, çaji i zi i zvogëlon rreziqet e sëmundjeve koronare të zemrës dhe të sulmit të trurit për 10 deri në 20 për qind.

Në vitin 2000, një prej studimeve më të mëdha mbi ndikimin e konsumimit të çajit në shëndetin e zemrës ishte publikuar në revistën “Arteriosclerosis, Thrombosis and Vascular Biology”.

Studimi kishte analizuar më shumë se 37,000 holandezë dhe kishte zbuluar se ata të cilët pinë çaj janë më pak të prirë të vdesin nga sëmundjet e zemrës. Në veçanti, çaji i zi ka shumë përfitime shëndetësore për zemrën.

Në fakt, në vitin 2012, një studim i publikuar në revistën “Preventive Medicine” kishte zbuluar se konsumimi i tri gotave me çaj të zi në ditë për 12 javë shpie në reduktim të dukshëm të nivelit të antioksidantëve në sheqer të gjakut, të cilat na mbrojnë nga stresi oksidativ dhe inflamacioni.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, faktorët e rrezikut që mund të shpijnë në sulm të zemrës janë: konsumimi i alkoolit, pirja e duhanit, shtypja e lartë e gjakut, mbipesha, kolesteroli i lartë, glukoza e lartë në gjak, mungesa e aktivitetit fizik, etj. /Telegrafi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat