Na kanë mësuar gabimisht t’u fryjmë hundëve – qe se çfarë nuk shkon

Këshilla mjekësore

Na kanë mësuar gabimisht t’u fryjmë hundëve – qe se çfarë nuk shkon

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Një hundë e mbushur plot si rezultat i ftohjeve dhe alergjive është një simptomë e pakëndshme me të cilën shumica e njerëzve vendosin t’u fryjnë fort, gjë që, në fakt, është plotësisht e gabuar

Sipas Dr. Owen Hendely dhe një ekipi studiuesish nga Universiteti i Virginias dhe Universitetit danez Aarhus, fryrja e hundëve mund të shkaktojë kthimin e mukozës në zgavrat e sinusit, shkruan Sixwise.

Studiuesit kanë vënë ngjyra kontrasti në zgavrat e hundës të personave dhe një e treta e tyre kërkonin të kolliteshin më vonë, te një e treta tjetër shkaktoi teshtimë, ndërsa grupi i fundit fryu hundët.

Image

Ata më pas matën sasinë e mukozës me një pajisje CT dhe zbuluan se ata që frynin hundët kishin sasinë më të lartë të mukozës në sinuset e tyre.

“Ata që u kollitën ose teshtinin nuk kishin asnjë ngjyrë në asnjërin sinus dhe ata që frynin hundët kishin ngjyrë në një ose edhe më shumë sinuse”, thotë Dr. Hendley.

Kjo shpjegon se problemi ndodh me ftohjet, sepse mukoza zakonisht përmban baktere dhe, duke fryrë hundët me presionin e madh që shkaktohet, bakteret shtyhen vetëm më thellë në sinuse, gjë që e bën ftohjen edhe më keq.

Si të fryni hundët siç duhet:

∙ Nëse mukoza rrjedh nga hunda juaj, atëherë duhet të fshini butësisht hundën tuaj me një fryrje shumë të butë. Hunda fryhet me disa nxjerrje të shkurtra, jo me një fryrje të fortë.

∙ Shmangni fryrjen e hundëve në të dy vrimat e hundës në të njëjtën kohë.

∙ Kur fryni, shtypni njërën vrimë të hundës.

∙ Nëse ndieni se hunda juaj është bllokuar pasi të jeni zgjuar ose shtrirë gjatë gjithë natës, prisni rreth 10 minuta dhe pastaj fryni.

∙ Lani duart pasi keni fryrë hundën, pasi ato shpesh përmbajnë baktere që transferohen nga fasoleta. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat