Ushqimi më i rrezikshëm për shëndetin e dhëmbëve të fëmijëve

Këshilla mjekësore

Ushqimi më i rrezikshëm për shëndetin e dhëmbëve të fëmijëve

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

Para se të fajësoni ëmbëlsirat që fëmija juaj ka ngrënë, duhet të dini ushqimin e rrezikshëm që prish dhëmbët e tyre. Lëngjet e frutave të gatmshme që të gjithë fëmijët konsumojnë është ushqimi që dëmton më shumë dhëmbët.

Arsyeja është se shumica e lëngjeve të paketuara në treg përmbajnë më shumë sheqer sesa një pije freskuese. Shumë herë fëmijët kanë etje dhe prindërit iu ofrojnë atyre lëngje duke besuar se ua shuajnë etjen dhe në të njëjtën kohë bëjnë mirë për shëndetin.

Megjithatë, problemi nuk është i kufizuar vetëm tek dhëmbët, pasi shëndeti i dobët oral mund të shkaktojë gjithashtu infeksione të veshit dhe sinusit, dhimbje, zakonte të dobëta të gjumit dhe të folurit të dobët. Për këtë arsye, mësojeni fëmijën tuaj të lajë dhëmbët çdo ditë me pastë dhëmbësh me fluor. Zëvendësojini lëngjet e frutave me ujë ose lëngje natyrale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat