Një arsye pse duhet të pini verë çdo ditë

Këshilla mjekësore

Një arsye pse duhet të pini verë çdo ditë

Më: 27 maj 2021 Në ora: 14:59

Një studim i ri ka treguar se vera parandalon zhvillimin e kataraktit.

Studiuesit analizuan të dhënat nga 490 mijë pjesëmarrës në Britani, të cilët dhanë informacion të detajuar në lidhje me shëndetin, stilin e jetës dhe kushtet gjatë gjithë jetës.

Sipas studiuesve, shanset e operacionit zvogëlohen kur konsumi i alkoolit rritet, gjithmonë brenda kufijve të përcaktuar të konsumit.  “Zhvillimi i kataraktit mund të jetë për shkak të dëmtimit gradual nga stresi oksidativ ndërsa plakemi.

Fakti që gjetjet tona ishin veçanërisht të dukshme tek ata që pinin verë mund të sugjerojë një rol mbrojtës për polifenolët, të cilat janë të bollshme në verën e kuqe.”, tha autori kryesor i studimit, Sharon Chua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat