A mund të bëni seks nëse keni infeksion vaginal?

Këshilla mjekësore

A mund të bëni seks nëse keni infeksion vaginal?

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 21:37
Ilustrim

Infeksionet vaginale janë një gjendje shëndetësore mjaft e zakonshme për gratë dhe vajzat. Ato mund të shkaktojnë rrjedhje jonormale të vaginès, shqetësime gjatë urinimit, kruajtje dhe djegie. Këto simptoma mund ta bëjnë seksin të pakëndshëm. Të kryesh marrëdhënie kur ke infeksion mund të sjellë rreziqe edhe nëse nuk po shfaqni simptoma. Aktiviteti seksual mund ta zgjasë infeksionin, duke bërë që simptomat të kthehen. Këto simptoma mund të jenë më keq sesa më parë. Aktiviteti seksual mund ta transmetojë infeksionin nga ju, te partneri.

Marrëdhëniet intime gjatë një infeksioni mund të jenë shumë të dhimbshme ose në rastin më të mirë, jashtëzakonisht të pakëndshme. Nëse labia ose vulva është e fryrë, kontakti lëkurë më lëkurë është shumë i ashpër. Depërtimi mund të përkeqësojë indin e përflakur, si dhe të rrisë kruajtjen dhe acarimin. Dhe futja e gjithçkaje në vaginè, qoftë lodër, gisht ose gjuhë mund të çojë baktere të reja. Kjo mund ta bëjë infèksionin më të rëndë. Kur eksitoheni, vagina mund të fillojë të vetëlubrifikohet. Kjo mund të shtojë më shumë lagështi në një mjedis të lagësht dhe e bën kruajtjen dhe shkarkimin më të theksuar. Po ashtu mund të zgjatet procesi i shërimit. Dhe nëse përkeqëson simptomat, mund të duhet më shumë kohë që të shëroheni. Nëse partneri juaj merr infeksionin, ai mund t’jua transmetojë kur të bëni sërish sèks. Mënyra e vetme për ta parandaluar vazhdimësinë e këtij cikli është nëse nuk kryeni marrëdhënie për ca kohë.

Sa zgjat ky infèksion?

Duroni ca kohë pa bërë seks se nuk ju gjen gjë. Prisni deri sa të shëroheni dhe vazhdoni prapë. Zgjatja e shërimit varet nga ju. Nëse ky është infeksioni i parë, mjeku do t’ju rekomandojë disa ilaçe antifungale. Kjo duhet të pastrojë infèksionin brenda katër deri në shtatë ditë. Shumica e ilaçeve antifungale janë me bazë vaji. Nëse vendosni për trajtime alternative, infeksioni mund të zgjasë disa javë ose më shumë. Te disa vajza apo gra duket sikur infeksioni largohet, por më pas rikthehet. Këto infeksione mund të mos zhduken plotësisht pa marrë antibiotikë dhe deri në gjashtë muaj trajtime mirëmbajtjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat