A ngre presionin e gjakut lëngu i portokallit?

Këshilla mjekësore

A ngre presionin e gjakut lëngu i portokallit?

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

E vërteta është se pikëpamja se lëngu i portokallit ngre presionin e gjakut është një mit i përhapur që ende vazhdon. Është e mundur që fakti që shumicën e kohës pas një dhurimi gjaku ofrohet lëng portokalli ka luajtur një rol në lindjen e mitit.

Por kjo ndodh sepse lëngu i portokallit është një burim i pasur i vitaminës C dhe karbohidrateve që stimulojnë drejtpërdrejt trupin.

Ekspertët shpjegojnë se vitamina C, si një antioksidant, ndihmon endotelin (“veshja” e brendshme e enëve të gjakut të funksionojë më mirë), e cila ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut.

Vihet re gjithashtu se portokallet, si agrumet dhe frutat e tjera në përgjithësi, janë një burim kaliumi, një elektrolit që zgjeron enët e gjakut, duke ndihmuar në uljen e presionit të gjakut.

Marrja e kaliumit përmes dietës dhe zvogëlimi konsekuent i natriumit, në fakt, është një nga udhëzimet kryesore për trajtimin e hipertensionit, pra presionit të lartë të gjakut. E thënë thjesht, kjo do të thotë që lëngu i portokallit jo vetëm që nuk e rrit presionin e gjakut, por për shkak të kaliumit që përmban çon në zvogëlimin e tij.

Prandaj ne mund të konsumojmë portokallet si dhe lëngun e tyre pa frikë, pasi rregullojnë presionin e gjakut, përmirësojnë funksionin e zemrës dhe stimulojnë mbrojtjen e trupit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat