Cilat janë shenjat e demencës/ Zbuloni kur duhet të shkoni tek mjeku

Këshilla mjekësore

Cilat janë shenjat e demencës/ Zbuloni kur duhet të shkoni tek mjeku

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 06:20
Foto ilustrim

Disa studime kanë zbuluar se të moshuarit raportojnë mirëqenie më të madhe emocionale dhe më shumë kënaqësi dhe siguri personale. Por në të njëjtën kohë, plakja vjen me shqetësimet e veta, veçanërisht ato shëndetësore.

Për shumë njerëz, një prej shqetësime të lidhura me moshën është demeca, një rënie progresive e funksioneve të trurit që po bëhet gjithnjë e më e zakonshme. Prandaj është e rëndësishme të njihni shenjat e demencës dhe të kërkoni trajtim sa më herët, për të ngadalësuar progresin e saj.

Ndryshimet në kujtesë
Njerëzit me demencë mund të kenë probleme të kujtojnë edhe gjërat më të lehta si përshembull: çfarë kishin për mëngjes, harrojnë se ku kishin lënë një send ose se pse hynë në një dhomë të caktuar. Kjo mund të përfshijë edhe vështirësi për të kujtuar ngjarje të rëndësishme ose takime.

Vështirësi për të kryer detyra komplekse
Një person me demencë mund të fillojë të ketë probleme me leximin, shkrimin, ose detyra komplekse mendore si, ndjekja e udhëzimeve të caktuara, llogaritja, pagesa e faturave etj. Prandaj përballja me të panjohurën mund të jetë e vështirë për këta persona.

Vështirësi në orientim
Dikush me demencë mund të ketë probleme të udhëtojë nëpër vende të njohura. Ata mund të humbasin ose të kenë vështirësi të mbajnë mend rrugët e njohura.

Vështirësi në komunikim
Një shenjë e zakonshme dhe e hershme është edhe aftësia për të komunikuar, thonë psikologët. Personi i prekur mund të ketë probleme në gjetjen e fjalëve të duhura, në përfundimin e fjalive ose në ndjekjen e udhëzimeve ose bisedave.

Ndryshime të pashpjegueshme të sjelljes ose vëmendjes
Një person me demencë mund të duket apatik, humbet interesin për aktivitetet e shijuara më parë, ose shmang kalimin e kohës me miqtë dhe familjen. Një ndryshim në aftësinë për t’u përqendruar mund të tregojë gjithashtu shenja të demencës.

Kur duhet të vizitoheni tek një mjek
Problemet e kujtesës dhe harresa nuk nënkuptojnë automatikisht se keni demencë, thonë psikologët. Këto janë pjesë normale e plakjes dhe mund të shkaktohen edhe nga faktorë të tjerë, por nuk duhet t’i injoroni simptomat. Nëse vëreni shenja të lidhura me demencën dhe ato nuk po përmirësohen, është e rëndësishme të vizitoni mjekun tuaj, në mënyrë që ata të përcaktojnë çfarë problemi mund të keni. Dhe kjo është e rëndësishme sepse me diagnozën dhe trajtimin e hershëm, ju mund të ngadalësoni përparimin e sëmundjes dhe të ruani funksionet mendore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat