Pse mund të ndodhë përshpejtimi i dhimbjeve të lindjes?

Këshilla mjekësore

Pse mund të ndodhë përshpejtimi i dhimbjeve të lindjes?

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Shumë gra shtatzëna kanë dëgjuar të paktën një nga praktikat që përdoren për të përshpejtuar dhimbjet e lindjes. Ndoshta edhe ju keni marrë këshilla për metodat që mund të ndiqni për të stimuluar fillimin e dhimbjeve si:

*ecjet e shpeshta;
*marrëdhëniet seksuale;
*ushtrimet fizike;
*përdorimi i laksativëve;
*stimulimi i thithave;
*konsumimi i ushqimeve pikante;
*udhëtimi me makinë në rrugë me gropa;
*agjërimi;
*të qenët e frikësuar;
*konsumimi i vajit të kastorit;
*pirja e çajeve bimore.

Mos harroni se shumë prej këtyre gjërave, nuk janë të bazuara në fakte shkencore dhe në disa raste nuk funksionojnë. Disa prej tyre nuk janë as këshilla të mira, si për shembull, agjërimi nuk ju bën mirë as juve dhe as fëmijës.

Kurse disa këshilla të tjera kanë baza shkencore: stimulimi i thithave, për shembull, mund të shkaktojë kontraktime; kryerja e marrëdhënieve seksuale, është biologjikisht e besueshme se mund të shkaktojë fillimin e kontraktimeve, sepse sperma përmban substanca të ngjashme me ato që përdoren në barnat që stimulojnë lindjen. Por kjo nuk do të thotë se mjeku do t’ju këshillojë të përdorni patjetër një nga këto metoda. Në përgjithësi, këshilla më e mirë është të bëheni të durueshme dhe ta lini natyrën të bëjë punën e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat