Gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë nëse vuani nga ekzema

Këshilla mjekësore

Gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë nëse vuani nga ekzema

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 22:18
Foto ilustrim

Kur vuani nga ekzema, lëkura bëhet më e dobët dhe për rrjedhojë më e ndjeshme. Prandaj, është e rëndësishme t’i kushtohet rëndësia e duhur në trajtim. Megjithatë, ka disa gabime që shpesh mund të acarojnë këtë sëmundje.

Bëni dush të nxehtë

Një dush i nxehtë, veçanërisht në dimër, është shumë joshës. Por është një “JO” e madhe nëse keni ekzemë. Uji i nxehtë ashpërson lëkurën, irriton dhe dëmton barrierën e saj.

Qëndroni shumë gjatë në dush

Është gjithashtu e rëndësishme që të mos qëndroni shumë gjatë në dush. Ekspozimi i tepërt ndaj ujit, veçanërisht në temperatura të nxehta, dëmton lëkurën. Rekomandohen 10 minuta ose më pak.

Eksfoloni lëkurën tuaj

Nëse keni ekzemë, është e rëndësishme të shmangni përdorimin e produkteve eksfoliuese. Eksfolimi i lëkurës tashmë të thatë mund të shkaktojnë më shumë dëme sesa dobi.

Shmangni kremin hidratues

Sigurohuni t’i jepni lëkurës pak hidratim. Nëse lëkura bëhet më e thatë, ekzema do të shfaqet sërish kështu që aplikimi i rregullt i një hidratuesi është i domosdoshëm.

Stresoheni shumë

Stresi mund të dëmtojë lëkurën tuaj dhe madje mund të çojë në ekzemë. Shumica e sëmundjeve të lëkurës dhe të tjera shkaktohen nga stresi. Kjo është veçanërisht e vërtetë për sëmundjet inflamatore si puçrrat, psoriasis dhe ekzema.

Nuk aplikoni kremin kundër diellit

Njerëzit me ekzemë kanë nevojë për mbrojtje nga dielli si gjithë të tjerët, por ky hap shpesh anashkalohet. Rekomandohetnjë krem dielli me spektër të gjerë, me bazë minerale, me SPF 30 ose më të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat