Disa këshilla të thjeshta që ua largojnë dhimbjen e kokës gjatë festave

Këshilla mjekësore

Disa këshilla të thjeshta që ua largojnë dhimbjen e kokës gjatë festave

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Ka shumë nxitës për migrenën gjatë periudhës festive për shkak të pijeve e ushqimeve të ndryshme.

Parvinder Sagoo, farmacist kryesor dhe këshilltar mjekësor tha se ka disa ushqime festive që shkaktojnë dhimbje koke.

“Ju mund të mos e dini këtë, por disa ushqime festive mund të shkaktojnë migrenë, kështu që është më mirë të dini për këto ushqime në mënyrë që të dini se çfarë t’i shmangni ato”, u shpreh ai.

Nëse e gjeni vetën në një situatë të tillë gjatë festave, është mirë që të pushoni.

“Duhet të shtriheni në një dhomë të errët dhe të vendosni diçka të ftohtë në ballë, të përpiqeni t’i mbani sytë mbyllur dhe të pushoni”, tha ai.

Ai theksoi se djathërat e vjetëruar duhet shmangur, nëse jeni të ndjeshëm ndaj migrenës, shkruan The Sun..

Gjithashtu edhe mishi i kuq dhe peshku i tymosur janë shkaktarë të migrenës, sepse ato përmbajnë edhe tiraninë, prandaj është mirë që edhe këto të shmangen.

Ushqime të tjera që mund të shkaktojnë dhimbje koke janë edhe ëmbëlsuesit artificialë, të cilët zakonisht gjenden në pije joalkoolike, pije me sheqer zero dhe produkte të pjekura.

Ka të ngjarë që ju të keni çokollatë për mëngjes në ditën e Krishtlindjes, dhe shumë më tepër gjatë gjithë kohës.

Eksperët gjithashtu kanë këshilluar që të shmangni shampanjën  dhe pijet e tjera të gazuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat