Nuk keni kohë për ushtrime fizike? Ja disa këshilla praktike!

Këshilla mjekësore

Nuk keni kohë për ushtrime fizike? Ja disa këshilla praktike!

Më: 21 janar 2022 Në ora: 10:59
Ilustrim

Shpeshherë mund t’iu duket e lodhshme të gjeni kohë për stërvitje. Por ka disa mënyra sesi mund ta mbani veten në lëvizje gjatë ditës nëse nuk keni kohë t’i përkushtoheni ushtrimeve fizike dhe të mos e ndryshoni programin tuaj ditor.

Ngjisni shkallët në vend të ashensorit

Kjo mund tju duket e mërzitshme dhe mund ta keni dëgjuar me mijëra herë, por është një nga këshillat më të mira për një arsye. Të ngjisni shkallët në vend se të merrni ashensorin, rrit rrahjet tuaja të zemrës, dhe ndihmon me ekuilibrin. Nëse anashkaloni ashensorin, zemra dhe trupi juaj do t’iu falenderojë.

Realizoni takime duke ecur

Nëse punoni nga shtëpia, ose keni takime virtuale, planifikoni një shëtitje gjatë një telefonate ose takimi online. Por edhe nëse punoni në zyrë, zgjidhni që në takimet tuaja të shkoni tek secili më vete. Ecja me një pjesë të ekipit, forcon lidhjen mes ekipit dhe mund të keni ide më të mira.

Uluni në një top ushtrimesh

Ndërroni karrigen tuaj të zyrës me një top ushtrimesh. Kjo mund t’iu ndihmojë edhe për dhimbjet e shpinës dhe të legenit.

Parkoni shumë larg

Nëse siguroheni që jeni në një zone të sigurt dhe të ndriçuar mire për makinën tuaj, mundohuni të parkoni sa më larg nga vendi ku do të zbrisni. Ecja deri tek makina do të rrisë numrin e hapave që bëni gjatë një dite.

Bëni më shumë seks

Edhe pse nuk ka të njëjtin efekt si një vrap i gjatë, përsëri disa studime tregojnë se seksi djeg kalori me një shkallë prej 3,1 kalori të djegura në minutë për grate dhe 4,2 për burrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat