Një banane në ditë mund të mbajë larg disa lloje kanceri – por ka rëndësi sa e pjekur është

Këshilla mjekësore

Një banane në ditë mund të mbajë larg disa lloje kanceri – por ka rëndësi sa e pjekur është

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

Një studim 20-vjeçar ka zbuluar se niseshteja te bananet mund të zvogëlojë rrezikun e disa llojeve të kancerit me më shumë se 60%.

Studimi, i udhëhequr nga ekspertë në Universitetet e Newcastle dhe Leeds dhe i publikuar në revistën Cancer Prevention Research, mund të ketë rëndësi në reduktimin e kancerit në pjesën e sipërme të zorrëve.

Gjatë studimit, pjesëmarrësit morën një dozë të kësaj niseshteje – e njohur si niseshte rezistente - ekuivalente me atë që do të merrnit nga ngrënia e një bananeje që nuk është tepër e pjekur dhe është ende pak e gjelbër.

Rreth 1000 pacientë me sindromën Lynch - një çrregullim i trashëguar që rrit rrezikun e kancerit, veçanërisht në zorrën e trashë dhe rektum - e morën dozën për një mesatare prej dy vjetësh. Studimi zbuloi se ndonëse niseshteja nuk ndikonte te kanceri në zorrë, ajo zvogëloi incidencën e kancerit në pjesë të tjera të trupit me më shumë se gjysmën.

Trajtimi pati një efekt të veçantë te kanceri i traktit të sipërm gastrointestinal (GI), duke përfshirë kancerin e ezofagut, stomakut, traktit biliar, pankreasit dhe duodenalit.

Doza e marrë është e barabartë me atë të të ngrënit një banane çdo ditë, por duhet të jenë jo shumë të pjekura dhe jo të buta; pra, bananet duhet të jenë pak jeshile.

Kjo niseshte mund të merret si suplement në formë pluhuri dhe gjendet natyrshëm në bizele, fasule, tërshërë dhe ushqime të tjera me niseshte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat