Parandaloni kavitetet dhe kurseni ca para: 5 gjëra të thjeshta, që duhet të filloni të bëni që tani!

Këshilla mjekësore

Parandaloni kavitetet dhe kurseni ca para: 5 gjëra të thjeshta, që duhet të filloni të bëni që tani!

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 18:08
Ilustrim

Prishja e dhëmbëve është një problem shumë i zakonshëm, por fatmirësisht ju mund ta parandaloni nëse kujdeseni si duhet për dhëmbët tuaj!

1. Ndryshoni zakonet tuaja të të ngrënit

Ndryshimi i zakoneve të të ngrënit dhe kalimi në një dietë të shëndetshme gjithmonë do ndihmojnë në një shëndet të mirë, në çdo aspekt.

Një studim i publikuar në "The British Medical Journal" sugjeron se një ndryshim në dietë mund të parandalojë prishjen e dhëmbëve. 

Merrni më shumë kalcium. Është përbërësi kryesor ndërtues i kockave dhe dhëmbëve tuaj. Konsumoni produkte si qumësht, kos, salcë kosi dhe djathë.

Shmangni konsumin e pijeve pa sheqer dhe pijeve me gaz. Konsumoni shumë ujë, smoothie frutash apo çaj pa sheqer.

Uji ka efekte fantastike në trupin tuaj, përfshirë rritjen e hidratimit dhe një fluks më të lartë të pështymës.

2. Pastroni dhe ndërroni rregullisht furçën e dhëmbëve

Cili është mjeti më i rëndësishëm që përdorim për të pastruar dhëmbët? Saktë! Një furçë dhëmbësh. Megjithatë, pak njerëz e dinë se sa e rëndësishme është të zgjedhësh furçën e duhur të dhëmbëve.

Gjithmonë zgjidhni një furçë të vogël ose të mesme dhe sigurohuni që qimet e saj të mund të arrijnë edhe në zonat më të vështira, aty ku mbetjet e ushqimit mund të fshihen pasi të keni ngrënë.

Mos përdorni kapakë për furçën tuaj të dhëmbëve sepse ato mund të përmbajnë mikroorganizma dhe baktere. Thjesht shpëlajeni furçën me ujë pas çdo përdorimi dhe lëreni të thahet në ajër.

Ndryshoni rregullisht furçën e dhëmbëve sepse qimet e saj përkeqësohen me kalimin e kohës dhe përdorimit.

3. Ndiqni një rutinë bazë të kujdesit dentar

Sipas studiuesve, 58% e njerëzve nuk përdorin fill dentar dhe 38.1% nuk kanë përdorur kurrë shpëlarës goje. 

Nëse dëshironi të mbroni dhëmbët nga prishja, përfshini hapat e mëposhtëm në rutinën tuaj të kujdesit dentar në mëngjes dhe para se të shkoni në shtrat.

- Lani dhëmbët për 2 minuta dy herë në ditë. Mundohuni të lani të gjitha sipërfaqet e dhëmbëve tuaj, deri në qoshet më të largëta.

- Pastroni dhëmbët me fill dentar për të nxjerrë ushqimet e mbetura, që nuk i arrin dot as furça e dhëmbëve.

- Përdorni shpëlarës goje. Çdo gargarë goje ka një efekt antibakterial dhe ju ndihmon të largoni bakteret e mbetura në gojë. 

4. Bëni vizita te dentisti për pastrime të rregullta

Mos lini pas dore pastrimet me gurëzave apo dhëmbëve, dhe sigurisht, kontrollet rutinë tek dentisti.

5. Shtoni suplemente dhe vitamina në dietën tuaj

Mbani mend këto: Vitaminë B, hekur, magnez, vitaminë D, kalcium!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat