Produkti për lëkurën që duhet ta shmangni nëse keni djegie

Këshilla mjekësore

Produkti për lëkurën që duhet ta shmangni nëse keni djegie

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Dermatologët nga Fondacioni Britanik i Lëkurës paralajmërojnë kundër përdorimit të një produkti kur jeni jashtë, të cilin njerëzit e përdorin shpesh për të lehtësuar djegiet.

Sipas dermatologëve britanikë, në situatat e tilla duhet të shmangni përdorimin e vazelinës, sepse do t’i përkeqësojë djegiet në lëkurën tuaj. Edhe pse ndihmon në hidratimin e buzëve dhe lëkurës, nuk është mirë ta përdorni direkt në lëkurën e dëmtuar.

Vazelina vepron si një barrierë midis lëkurës dhe ajrit duke e mbajtur nxehtësinë direkt në djegie. Kjo vetëm do ta rritë kruajtjen dhe do ta rritë dhimbjen.

“Kini kujdes duke përdorur kremra ose losione që përmbajnë naftë, benzokainë ose lidokainë. Ato ose mund të bllokojnë nxehtësinë në lëkurë ose të shkaktojnë acarim lokal të lëkurës”, janë shprehur dermatologët nga British Skin Foundation.

Ata deklarojnë se mënyra më e mirë për t’i trajtuar djegiet është përdorimi i produkteve natyrale. Ata theksojnë se kosi dhe qumështi ndihmojnë më së miri me djegiet. Kjo për shkak se produktet e qumështit kanë një vlerë më të lartë pH dhe kjo ndihmon në uljen e nxehtësisë.

Përveç kësaj, ata sugjerojnë përdorimin e qeseve të çajit të zi të ftohtë ose kastravecit të freskët, sepse ato kanë veti natyrale antioksiduese që ndihmojnë në lehtësimin e djegieve. Nëse nuk jeni në gjendje të përdorni disa nga këto ushqime natyrale, blini kremra ose qetësues kundër dhimbjeve, por së pari kontrolloni përbërësit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat