Të biesh në gjumë herët rregullon presionin e gjakut

Këshilla mjekësore

Të biesh në gjumë herët rregullon presionin e gjakut

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 08:24
Foto ilustrim

Hulumtimi i bërë në Universitetin e Harvardit ka treguar se shkuarja në gjumë një orë më herët se zakonisht, ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut.

Në hulumtim kishin marrë pjesë meshkujt dhe femra, të cilët gjatë natës kishin fjetur shtatë orë apo më pak dhe të cilët kishin filluar t’i tregojnë shenjat e para të presionit të gjakut.

Gjatë 6 javësh, 13 nga 22 vullnetarët u ishte dashur të shkojnë një orë më herët në gjumë se sa zakonisht e të tjerët në kohën e zakonshme.

Shtypja e gjakut tek personat që më herët kishin shkuar në gjumë ishte ulur dukshëm në krahasim me ata që shkonin në gjumë pa ndryshuar orarin.

Mungesa e gjumit dhe jeta stresuese ndërlidhen me rrezikun e shtuar për presion të lartë të gjakut.

Ky hulumtim është njëri ndër të parët, i cili ka vërtetuar se presioni i gjakut mund të rregullohet me orar të shtuar të gjumit.

Tensioni i lartë i gjakut i patrajtuar rrit rrezikun e sulmit në zemër, goditjes në tru dhe problemeve të tjera serioze shëndetësore. Është e rëndësishme të kontrolloni presionin e gjakut të paktën çdo dy vjet duke filluar nga mosha 18 vjeç. Disa njerëz kanë nevojë për kontrolle më të shpeshta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat