Humori, lëkura, kolesteroli edhe më tepër: Këto janë dobitë e ajrit të detit

Këshilla mjekësore

Humori, lëkura, kolesteroli edhe më tepër: Këto janë dobitë e ajrit të detit

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Jo vetëm argëtim, orë relaksi, diell, nxirje, flokë të përsosur dhe banja pa fund. Në det mund të gëzoni përfitime të panumërta. Pra, cilat janë ato?

Piklat e pranishme në ajrin e detit, të cilat ju merrni frymë ndërsa shijoni një ditë në plazh ose në mbrëmje duke ecur përgjatë bregut, përfaqësojnë një aerosol të vërtetë natyror të bazuar në klorur natriumi, jod, fosfor, magnez, squfur, së bashku me grimca të tjera minerale që avullojnë. Është koha për të thithur thellë ajrin e detit, veçanërisht në momente të caktuara të ditës. Për mjekët, në fakt, është mirë të shkojnë në breg të detit midis 9 dhe 11 dhe pastaj nga 16 deri në 19, për të gëzuar plotësisht përfitimet e saj.

Ecja në breg për rreth njëzet minuta, me ujin që arrin deri te kyçet, ju bënë të përfitoni jo vetëm nga vetitë e ajrit, por ekspozimi në diell rrit prodhimin e vitaminës D, e cila është e vlefshme për kockat dhe lëkurën. Për më tepër, ajëri I detit mund të luftojë edhe dhjamosjen, plakjen, problemet e zemrës dhe depresionin. Por kjo nuk është e gjitha: dedikojuni ushtrimeve të frymëmarrjes së thellë për të oksigjenuar më mirë organet dhe indet.

Me pak fjalë, dobitë e ajrit të detit janë të shumta. Avujt e ujit dhe kripërat që ai përmban absorbohen nga trupi nëpërmjet rrezeve të diellit dhe ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të trupit, si dhe rrisin rezervat minerale. Edhe nëse doni t’i largoni ato kile të padurueshme shtesë, do të bënit mirë të trajtonit veten për pushime në plazh… Po, sepse kripa e pranishme si në ujë ashtu edhe në ajër stimulon fundet nervore të epidermës dhe, për pasojë, përshpejton metabolizmin. Djegia e yndyrës nuk ka për të qenë kurrë më e lehtë sa kaq.

Ajri pranë bregdetit përmban një sasi më të madhe kripërash minerale dhe për të përfituar janë kryesisht mushkëritë, duke përmirësuar frymëmarrjen tuaj. Në përgjithësi, ajri i detit ka efekte pozitive në çrregullimet respiratore të sferës ENT, edhe pse kronike.

Në det lëkura është më e tonifikuar dhe më e shndritshme. A keni provuar ndonjëherë të bëni sport buzë detit? Uji, rëra, dielli dhe ajri i kripur e detyrojnë trupin tuaj të punojë në kushte më të vështira, kështu që aktiviteti fizik mund të jetë më i vështirë, por në fund trupi juaj do t’ju falënderojë. E rëndësishme, si gjithmonë, është të mos bësh përpjekje nën diell gjatë orëve më të nxehta të ditës. Rreziqet janë të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat