Injeksionet e botoksit mund të reduktojnë simptomat e ankthit? Ja ç’ka zbuluar studimi më i fundit

Këshilla mjekësore

Injeksionet e botoksit mund të reduktojnë simptomat e ankthit? Ja ç’ka zbuluar studimi më i fundit

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

Botoksi, e njohur ndryshe si toksina botulinum, është një ilaç që prodhohet nga një toksinë bakteriale. Zakonisht injektohet në trupin e njeriut për të reduktuar rrudhat, lehtësuar dhimbjet që shkakton migrena, spazmat e muskujve, për të mbajtur në kontroll djersitjen e tepërt dhe inkontinencën urinare. Por, studiuesit në Shkollën e Farmacisë dhe Shkencave Farmaceutike në Universitetin e Kalifornisë, në bashkëpunim me disa mjekë gjermanë, mund të kenë zbuluar një përdorim të ri të tij falë Sistemit të Raportimit të Efekteve Anësore (FAERS) të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA), ku gati 40.000 njerëz raportuan se çfarë u ndodhi pas trajtimit me botoks për një sërë arsyesh.

Studimi, i botuar më 21 korrik 2022 në revistën “Scientific Reports”, zbuloi se njerëzit që merrnin injeksione botoksi në 4 zona ende të ndryshme të trupit, pra jo vetëm në ballë, raportuan shumë më rrallë episode të ankthit, sesa pacientët që i nënshtroheshin trajtimeve të ndryshme për të njëjtat kushte.

Pastaj ekipi përdori një algoritëm matematikor për të gjetur dallime statistikisht të rëndësishme midis përdoruesve të botoksit dhe pacientëve që morën trajtime të ndryshme për të njëjtat kushte. Ajo që zbuluan ishte se rreziku i raportuar i ankthit ishte 22-72% më i ulët në pacientët e trajtuar me botoks për 4 nga 8 gjendjet si dhe vendet e injektimit:muskujt e fytyrës për përdorim kozmetik; muskujt e fytyrës dhe kokës për trajtimin e migrenës; gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme për spazma dhe spasticitet; dhe muskujt e qafës për tortikoli.

Sipas “National Comorbidity Survey Replication”, një studim i prevalencës dhe korrelacioneve të çrregullimeve mendore në SHBA, i kryer ndërmjet viteve 2011-2021, çrregullimet e ankthit janë kategoria më e zakonshme e çrregullimeve psikiatrike. Sipas sondazheve, 32% e popullsisë amerikane ndikohen negativisht nga ankthi në një moment të jetës së tyre, dhe trajtimet janë joefektive për gati 1/3 e tyre. Kjo është arsyeja pse klinicistët dhe studiuesit po kërkojnë opsione të tjera terapeutike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat