Pak lëng xhenxhefili në mëngjes bën mrekulli për trupin: Çfarë duhet të dini

Këshilla mjekësore

Pak lëng xhenxhefili në mëngjes bën mrekulli për trupin: Çfarë duhet të dini

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Çfarë janë “ginger shots”?

Pijet me xhenxhefil janë pije të koncentruara të bëra me xhenxhefil të freskët. Përbërësit ndryshojnë në varësi të recetës. Disa gota përmbajnë vetëm lëng xhenxhefili të freskët, ndërsa të tjerat përfshijnë lëng limoni, lëng portokalli, shafran, piper të kuq dhe/ose mjaltë manuka.

Të konsumosh xhenxhefil në mëngjes është një mënyrë e shkëlqyer për të përgatitur trupin për ditën.

Përfitimet e mundshme shëndetësore

Xhenxhefili mund të përmirësojë shëndetin në shumë mënyra. 

- Veti të fuqishme anti-inflamatore dhe antioksidante
- Mund të qetësojë të përzierat dhe problemet me tretjen
- Mund të përmirësojë shëndetin imunitar
- Mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak
- Nxit rënien në peshë
- Ka veti antikancerogjene

Në varësi të përbërësve shtesë, të tilla si spinaqi dhe molla, xhenxhefili mund të ofrojë edhe përfitime të tjera shëndetësore. Megjithatë duhet thënë shumica e hulumtimeve bazohen në suplemente me dozë të lartë të xhenxhefilit, prandaj është e paqartë nëse pijet e bëra në shtëpi kanë të njëjtat efekte.

Efektet negative

Një gotë e vogël me lëng xhenxhefili konsiderohet pa rrezik për shumicën e njerëzve, por ka disa efekte anësore të mundshme që duhet të përmenden.

Xhenxhefili, veçanërisht kur konsumohet në sasi të mëdha, mund të ketë efekte në hollimin e gjakut. Duke qenë se mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak, njerëzit me diabet që marrin medikamente të caktuara duhet të jenë të ndërgjegjshëm për konsumimin e dozave të mëdha të xhenxhefilit.

Për më tepër, njerëzit që janë alergjikë ndaj xhenxhefilit duhet ta shmangin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat