Si ta lini duhanin?

Këshilla mjekësore

Si ta lini duhanin?

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Pirja e duhanit është një varësi fizike dhe një zakon psikologjik.

Për shkak të efektit të nikotinës në tru, ju mund t’i drejtoheni cigareve si një mënyrë e shpejtë dhe e besueshme për të lehtësuar stresin dhe për t’u çlodhur.

Pirja e duhanit mund të llogaritet edhe si një mënyrë për të përballuar depresionin, ankthin apo edhe mërzinë.

Por të heqësh dorë nga kjo varësi, do të thotë të gjesh mënyra të ndryshme, më të shëndetshme për të përballuar ato ndjenja.

Zgjidhni një datë brenda dy javëve të ardhshme, në mënyrë që të keni kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur pa humbur motivimin tuaj për të lënë duhanin. Nëse pini duhan kryesisht në punë, lëreni në fundjavë, kështu që keni disa ditë për t’u përshtatur me ndryshimin.

Hapi i dytë i këtij plani është t’i tregoni familjes dhe shoqërisë për planin tuaj për shkak se ju duhet mbështetja e tyre gjatë këtij rrugëtimi.

Hapi i tretë është eliminimi i të gjitha cigareve dhe çakmakëve nga shtëpia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat