4 shprehi që i dëmtojnë rëndë veshkat

Këshilla mjekësore

4 shprehi që i dëmtojnë rëndë veshkat

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Nefronet (qelizat) e veshkave për çdo 45 minuta filtrojnë pesë litra ujë, që i përmban gjaku. Për këtë arsye, organizmi i shëndetshëm mund që çdo 24 orë të largojë rreth dy litra mbetje të panevojshme në formë të urinës. Këtë detoksikim natyral mund ta çrregulloni në së paku katër mënyra.

1. Përdorimi afatgjatë i tabletave kundër dhimbjeve
Përdorimi afatgjatë i tabletave kundër dhimbjeve, veçanërisht në sasi të mëdha, ndikon dëmshëm në indin dhe strukturën e veshkave. Edhe ilaçet që merren me recetë, edhe ato pa recetë, mund të ndikojnë në reduktimin e rrjedhës së gjakut në veshka. Ilaçet josteroide kundër inflamacioneve që përdoren për shërim të dhimbjeve dhe temperaturës së lartë janë shkaktare kryesore të një gjëje të tillë.
Ndërmjet 1 dhe 3 për qind të rasteve të reja të sëmundjes kronike të veshkave në vit mund të shkaktohen me keqpërdorim të ilaçeve kundër dhimbjeve. Efekt të ngjashëm mund të kenë edhe disa ilaçe kundër shtypjes së lartë.

2. Cigaret
Efekti negativ i cigareve në mushkëri dhe zemër tashmë është i njohur, por studimet zbulojnë se duhanpirësit janë më të prirë për të pasur proteina në urinë, gjë që është shenjë e dëmtimit të veshkave. Sëmundjet që ndikojnë në punën e veshkave, siç janë diabeti dhe shtypja e lartë, gjithashtu e përkeqësojnë varësinë nga cigaret, ndërsa duhanpirësit më shpesh kanë nevojë për dializë ose transplantim të veshkave, kanë zbuluar studimet.

3. Ushqimi i pasur me sheqer
Sheqeri i tepërt sjell probleme shëndetësore, siç janë diabeti dhe mbipesha, ndërsa këto janë faktorë për sëmundjen e veshkave. Reduktojeni konsumimin e sheqerit në organizëm dhe do ta reduktoni rrezikun nga sëmundjet e përmendura. Më pak sheqer i përpunuar do të thotë edhe më pak kalori, substanca kimike dhe kripë, ndërsa mesi dhe veshkat do të jenë mirënjohëse!

4. Kripa e tepërt
Ushqimi me shumë kripë e rit shtypjen e gjakut. Shtypja e lartë e gjakut i dëmton veshkat, ndërsa me kalimin e kohës mund të sjellë edhe deri te dështimi i veshkave. Derisa ushqimi i zakonshëm amerikan përmban rreth 3 300 mg kripë në ditë, organizatat shëndetësore rekomandojnë konsumim ditor prej 2 300 mg në ditë, pra rreth një lugë të vogël me kripë. Personat me shtypje të lartë dhe me veshka të sëmura duhet që të konsumojnë edhe më pak kripë – rreth 1 500 mg në ditë. Për fillim, reduktojeni konsumimin e ushqimit të përpunuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat